Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit
2...
Aktualitet
Thellohet skandali me tenderin e sigurisë për Illyrian Guard, operatorët kërkesë Lleshajt: Kemi 7 ditë që kërkojmë info
19 February 2020, 15:52Nga DOSJA
TIRANË- Thellohet skandali me tenderin e shpallur më 12 dhjetor për vendosjen e kamerave të sigurisë në institucione, i shpallur nga Illyrian Guard. Në shkresën e siguruar nga Dosja.al, janë 5 operatorë ekonomikë që kërkojnë sqarim për dokumentet e tenderit, bazuar në legjislacionin shqiptarë, ndërkohë që megjithëse kanë kaluar 7 ditë, Illyrian Guard nuk ka kthyer asnjë përgjigje. Sakaq, kompanitë janë vetëm 4 ditë larg futjes së ofertës në tender që është data 24 shkurt.
Në këtë shkresë, operatorët theksojnë se:
–Kërkohet projektimi dhe integrimi i deri në 800 sistemeve të ndryshme të sigurisë me një sistem të vetëm dhe nuk është dhënë absolutisht asnjë e dhënë teknike dhe gjeografike për këto 800 sisteme, por as për sistemin e vetëm qëndror ku ato do të integrohen. Është si të kërkosh koston mjekësore, aparaturat dhe garancinë 100% të shërimit për mjekimin e 800 pacientëve duke dhënë zero të dhëna për ta: As mosha, as vendndodhja, as gjinia, as sëmundja dhe as historiku mjekësor i tyre i mëparshëm.
-Meqënëse, AK-ja po kërkon një shërbim të marrjes me qira të diçka, që operatori ekonomik sot nuk e disponon por do ta investojë 100% nga e para, duhet të japë një skedulë paraprake se kur planifikon të fillojë qiraja për secilin nga 800 objektet, sepse ka ndryshim drastik midis një sistemi që do të jepet 48 muaj me qira dhe një sistemi që do të jepet 2 muaj me qira.
Kërkojmë nga Agjencia e Prokurorimit Publik, të veprojë në përputhje me tagrat që i ka dhënë ligji dhe në mbrojtje të interesit publik për të detyruar Autoritetin Kontraktor “Illyrian Guard sha”, që t’u kthejë përgjigje me urgjencë kërkesve të bëra nga operatori ekonomik ABS Shpk.
Po ashtu, ata theksojnë se të gjithë operatorët që ofrojnë shërbime të sistemeve të sigurisë janë të indinjuar për këtë prokurorim publik të manipuluar, prandaj të gjitha shqetësimet do t’i parashtrojnë në një komunikim zyrtar me kryeministrin Edi Rama.
Ditën e djeshme, Dosja.alzbuloi skandalin me këtë tender, i cili pritet të zhvillohet më 24 shkurt, por kompania që pritet të fitojë zyrtarisht garën i ka vendosur që tani kamerat e sigurisë, duke dublikuar sistemin e sigurisë aktual nëpër institucione.
(f.g/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË- Arrestimi i 27-vjeçarit Bajram Hidri u servir pak orë më parë si një arritje e suksesshme e policisë, por në të vërtetë dosja në ngarkim të ...
Ky është momenti kur trupi i pajetë i Jan Prengës futet nga dy persona në një furgon të bardhë që ndodhet i parkuar në garazhin e kompleksit ‘Golden’.Fotot e sh...
TIRANË– Avokati i Ervis Martinajt, Mirash Martini është shprehur se kërkesa e policisë pwr klientin e tij, të cilit OFL-ja i kërkoi të justifikojë pasurinë...
DURRËS– Gjykata e Durrësit ka dhënë sot masën e sigurisë’ arrest me burg’ pa afat për grabitësin serial Astrit Thaçi dhe “detyrim paraqitje”, për ba...
Shkodër- Nën masa të rrepta sigurise Gjykata e Shkodrës ka dhënë sot masën e sigurisë “arrest me burg”, për 6 anëtarët e grupit Bajri. Gjykata ka lënë në qeli I...
TIRANË– Operacioni Forca e Ligjit ka zbarkuar sot në qytetin e Kurbinit dhe të Tiranës ku i është dërguar formulari për deklarimin e burimit të pasurisë tr...
TIRANË- Kryetari i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Gent Ibrahimi priti sot në një takim zyrtar delegacionin e Zyrës së Prokurorisë Federale të Belgjikës...
SHBA- Një shqiptar ka humbur jetën në një aksident të rëndë që ka pësuar me motor. Nuri Kaloshi 52 vjeç është aksidentuar me kamionin e mbeturinave, teks...
ITALI- Policia Italiane ka sekuestruar mbi 500 kilogramë drogë në Lecce, teksa dyshohet se sasia e lëndës narkotike e feshehur në skaf mund të ketë ardhur nga S...