Veliaj refuzon të operohet në Fier, kërkon ndërhyrjen në Tiranë: I jam drejtuar GJKKO-së, nuk ja besoj jetën Kryeministrit
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit 2...
Plagosja me thikë në Korçë/ 30-vjeçari jep dëshminë para policisë: Më sulmuan disa persona të panj...
“Më goditën në kokë dhe më shanin”/ 16-vjeçari tregon dhunën në polici: Më gjobitën 5 mi...
Sipas tij, gjurma e këtyre parave nis nga tenderat e AKSHI-t, kalon përmes kompanive të lidhura me Ergys Agasin dhe përfundon te kompanitë gjermane që ai pretendon se kanë lidhje me familjen e ish-kreut të SHISH-it.
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu ka hedhur akuza të reja lidhur me aferën e AKSHI-t, duke pretenduar se 950 mijë euro nga fondet e përfituara përmes tenderave publikë janë transferuar ose janë tentuar të transferohen drejt dy kompanive në Gjermani, të lidhura sipas tij me vëllezërit e Vlora Hysenit, ish-drejtoreshës së Shërbimit Informativ të Shtetit. Gjatë një deklarate për mediat, ai u shpreh se 500 mijë euro janë transferuar në dy këste drejt një kompanie ku punon njëri prej vëllezërve të Hysenit, ndërsa 450 mijë euro të tjera janë nisur drejt një kompanie tjetër gjermane, por transferta është anuluar.
Sipas tij, gjurma e këtyre parave nis nga tenderat e AKSHI-t, kalon përmes kompanive të lidhura me Ergys Agasin dhe përfundon te kompanitë gjermane që ai pretendon se kanë lidhje me familjen e ish-kreut të SHISH-it. Në fund, ai ka akuzuar edhe qeverinë dhe kryeministrin Edi Rama për mbrojtje të personave që ai i lidh me këtë çështje, ndërsa ka kritikuar SPAK-un për mënyrën e trajtimit të dosjeve që lidhen me korrupsionin dhe abuzimet me fondet publike.
Deklarata e Plotë:
Afera e AKSHI-t, një nga më skandalozet në vjedhje dhe më brutalet në ilegjitimitet, po rezulton ndër të tjera edhe një skemë e transferimit të parave publike përmes kompanive të ndërmjetme. Një rast i tillë e con skemën ne Gjermani, te kompani të lidhura me vëllezërit e Vlora Hysenit, ish-drejtoreshës së SHISH-it. 500 mijë euro janë transferuar, në dy këste, drejt një kompanie ku punon vëllai i Vlora Hysenit. Ndërkohë, 450 mijë euro të tjera janë nisur drejt një kompanie tjetër gjermane, të përfaqësuar nga vëllai tjetër i saj, por transferta është anuluar.
Në total, 950 mijë euro të destinuara drejt kompanive të lidhura me familjen e Vlora Hysenit!
Kjo është gjurma e parave: nga tenderat e AKSHI-t, te kompanitë e lidhura me Ergys Agasin dhe më pas drejt kompanive në Gjermani të lidhura me vëllezërit e Vlora Hysenit. Dhe ndërkohë që dalin fakte të reja, Vlora Hyseni vazhdon të qëndrojë në arrest shtëpie, në vend që të mbahet në arrest me burg! Kjo nuk është thjesht një aferë korrupsioni. Kjo është dëshmi e rënies së shtetit!
Kur Shërbimi Informativ i Shtetit vihet në shërbimit të krimit, kur asetet kryesore të sigurisë kombëtare dalin në bursën e zezë të lidhjeve kriminale, kur institucionet kthehen në instrumente në shtratin e krimit, dhe kur paratë e taksave u vidhen qytetarëve përmes mekanizmave të shtetit, atëherë nuk kemi shtet, por organizatë kriminale.
Partia Demokratike dhe Sali Berisha i kanë denoncuar prej vitesh aferat e Vlora Hysenit dhe lidhjet e saj me Ergys Agasin. Edi Rama i mohonte dhe i relativizonte. Sot faktet na japin të drejtë! Rama i mbronte atëhere dhe i mbron edhe sot, sepse në qendër të këtij mekanizmi qëndron vetë. Ergys Agasi dhe Vlora Hyseni nuk mund të vepronin jashtë sistemit që drejton Edi Rama.
Partia Demokratike kërkon me forcë që ligji i SPAK të mos shohë nga Maliqi i qeverisë. Po bëhen disa raste kur dosje voluminoze me fakte dhe prova, shpërfillen dhe kriminelët ‘shkojnë me leje’ me firmën e Prokurorisë Speciale. Ky standard i dyfishtë është alarmant. Ajo që studentët dhe protestuesit kërkojnë prej disa muajsh është cka Partia Demokratike mbështet dhe kërkon me forcë: një qeveri tranzitore, e cila të garantojë çlirimin e institucioneve, rikthimin e sigurisë kombëtare dhe organizimin e zgjedhjeve të lira./Dosja.al
Nikola Kedhi TIRANË- Nënkryetari i Partisë Demokratike, Nikola Kedhi, ka reaguar për situatën e ujit të pijshëm në Vlo...
Pamje DUBLIN- Protestat e qytetarëve shqiptarë e kanë ndjekur kryeministrin Rama edhe në Dublin, ndërsa ndodhet aty në kuadë...
Marjana Koçeku TIRANA- Deputetja e pavarur, Marjana Koçeku është përplasur në rrjetet sociale me Vladimir Štim...
Gazment Bardhi TIRANA- Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi ka reaguar lidhur me debatet për Reformën Zgjedhore, duke hedhur...
Taulant Balla TIRANA- Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka deklaruar ditën e sotme se Partia Demokratike nuk...
Sara Mila TIRANË- Deputetja e Partisë Socialiste, Sara Mila, është përballur me akuza dhe thirrje nga aktivistja Arvina Lleshi, teksa...
Taulant Balla TIRANA- Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka reaguar lidhur me kërkesën e kryebashkiakut të...
Taulant Balla TIRANA- Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka paralajmëruar se mazhoranca do ta miratojë n...
Sara Mila TIRANA- Deputetja e Partisë Socialiste, Sara Mila është paraqitur mëngjesin e kësaj e mërkure në zyrat e SPAK. Pa...
Sara Mila TIRANA- Deputetja e Partisë Socialiste Sara Mila është paraqitur ditën e sotme në ambientet e SPAK. Bëhet me dije se...