31 October 2026, 17:20
Nga E.d
Thomas Qirjaj
ITALI- Një aksident tragjik në Itali i ka marrë jetën 20-vjeçarit shqiptar Thomas Qirjaj, i cili ndërroi jetë pasi u përplas nga një automjet në autostradë, në orët e para të mëngjesit. Sipas mediave italiane, i riu po udhëtonte drejt Milanos së bashku me katër shokë, me një makinë tip “Volvo”. Pas kalimit të pikës së pagesës, drejtuesi humbi kontrollin e automjetit dhe u përplas me barrierat ndarëse të rrugës.
Pas aksidentit, Thomas doli nga makina për të paralajmëruar drejtuesit e tjerë për rrezikun në rrugë. Por në ato momente, ai u godit nga një fuoristradë që drejtohej nga një 25-vjeçar, i cili dyshohet se nuk arriti ta shihte në kohë. I riu mori plagë shumë të rënda dhemegjithëse u transportua me urgjencë në spitalin Predabissi, mjekët nuk arritën ta shpëtonin. Katër personat e tjerë që udhëtonin me të nuk pësuan dëmtime serioze.
Lajmi për ndarjen e tij nga jeta ka tronditur edhe komunitetin ku familja jetonte prej vitesh. Kryetarja e bashkisë, Roberta Battaglia, shprehu ngushëllimet për familjarët, duke e kujtuar Thomasin si një të ri që ishte rritur dhe integruar në komunitetin vendas.
Thomas kishte lindur në Piacenza dhe vinte nga një familje shqiptare e vendosur prej kohësh në Caorso. Ai ishte fëmija i vetëm i familjes. Ndërkohë, autoritetet italiane kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të aksidentit. Policia Rrugore e Guardamiglios dhe Prokuroria e Lodit po punojnë për të dokumentuar dinamikën e ngjarjes, ndërsa drejtuesit të fuoristradës pritet t'i kryhen edhe testet toksikologjike./Dosja.al
Thomas Qirjaj
Aktualitet
31 October 2026, 17:15
E.M
TIRANË- Tensionet e protestës janë zhvendosur drejt Kryeministrisë, ku protestuesit kanë hedhur molotovë në drejtim të ...
Aktualitet
31 October 2026, 16:59
E.M
TIRANË- Një protestues që ndodhej para Kryeministrisë ka bërë deklarata të forta kundër qeverisë Rama dhe opozit&e...
Aktualitet
31 October 2026, 16:53
E.M
TIRANË- Në Kryeministri aty ku janë zhvendosur edhe protestuesit disa qytetarë kanë gjuajtur me llastiqe drejt godinës.
Nd&...
Aktualitet
31 October 2026, 16:41
E.d
Pandeli Dervishi
ANGLI- Një 24-vjeçar shqiptar është dënuar me 7 vjet e 6 muaj burg nga Gjykata e Kurorës në Leicester, ...
Aktualitet
31 October 2026, 16:28
E.M
TIRANË- Në Kryeministri janë vendosur autobotë me ujë me presion, forca policie të shtuara, gaz lotsjellës, dhe persona v&eu...
Aktualitet
31 October 2026, 16:13
E.M
TIRANË- Protestuesit janë mbledhur tashmë para kryeministrisë ndërsa policia ka ndaluar grupet e xhirimit të mediave që...
Aktualitet
31 October 2026, 16:05
E.d
Saimir Sula
SPANJA- Media spanjolle “The Objective” i ka kushtuar një artikull të gjatë çështjes së shqiptarit Sai...
Aktualitet
31 October 2026, 15:52
E.M
LEZHË- Një aksident ka ndodhur në aksin rrugor Lezhë-Manati, pranë lagjes Gurra në Lezhë. Një automjet tip “Benz&...
Aktualitet
31 October 2026, 15:52
E.d
Pamje
TEPELENË- Një aksident rrugor është regjistruar në vendin e quajtur Subash, në aksin nacional Gjirokastër-Tepelen&eum...
Aktualitet
31 October 2026, 15:43
E.M
TIRANË- Pas përplasjeve të shumta dhe disa orësh tensionesh me policinë, protestuesit janë larguar nga ambientet pranë Minis...