Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit
2...
Aktualitet
Tragjedi në SHBA! Po udhëtonin me Porsche, aksidentohen tre adoleshentë, humbin jetën 2, mes tyre një shqiptar (Emri)
14 October 2019, 15:05Nga DOSJA
SHBA– Një aksident tragjik i ka marrë jetën dy adoleshentëve në SHBA, ndërsa një i tretë ka mbetur i plagosur.
Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme, ku mes viktimave ka mbetur edhe një 17-vjeçar nga Shqipëria i identifikuar si Altin Nezaj. Ndërsa një tjetër e përfshirë që ka humbur jetën ka qënë edhe një 15-vjeçare.
Të tre adoleshentët po udhëtonin me një Porsche, e cila po drejtohej nga 17-vjeçari, Aisha Radoncic. 17-vjeçari është i vetmi person që ka shpëtuar nga aksidenti.
Makina ku po udhëtonin tre adoleshentët u përplas me një tjetër dhe përfundoi poshtë rrugës, sipër shinave të trenit.
Reagimet kanë qënë të shumta pas aksidentit, nga persona që njihnin adoleshentët e përfshirë në përplasjen fatale.
“Komuniteti ynë shkollor përjeton një tragjedi, të tillë si humbja e dy jetëve të reja, kjo ndikon te të gjithë ne. Mendimet dhe lutjet tona janë me studentët, familjet dhe miqtë e tyre në këtë kohë tepër të vështirë,” njoftoi drejtori i Shkollës Marco F. Pochintesta.
Në vendngjarjen e aksidentit shkruan edhe hetuesit, të cilët pritet që të bëjnë të dituara edhe shkaqet e aksidentit.
DURRËS- Një arsenal predhash është zbuluar sot në Durrës. Predhat janë gjetur pranë xhamisë në fshatin Shetaj gjatë gërmimeve që po kryente një eskavator. ...
TIRANË-Gjykata ka ndryshuar masën e sigurisë për tre banorët e Astirit, të arrestuar më 11 tetor, pasi bllokuan rrugën tek Unaza e Re. Sot gjykata vendosi ...
TIRANË– Pak minuta, pasi ambasadori Berndt Borchard, kërkoi ndjesë për gjestin e turpshëm ndaj banorëve të Unazës së Re, kanë reaguar edhe banorët.Ata thon...
Tiranë- Dje në Tiranë, në zonën e Komunës së Parisit ndodhi një skenë e pazakontë. Në një video të publikuar nga JOQ Albania, një grua mendohet se ka kapur bur...
BE- Katër ministria të Jashtëm të Bashkimit Europian kanë bërë thirrje që të nisin bisedimet për pranimin e Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë në BE. Katër min...
Tiranë- Ditën e sotme ka nisur Vettingu në Polici, ku po kalojnë në filtër të gjithë personat që mbajnë gradat më të lartë në Policinë e Shtetit.Sipas informaci...
TIRANË- Këshilli i Emërimeve në Drejtësi i ka dërguar Parlamentit të Shqipërisë katër emra për të dy vende për në Gjykatës Kushtetuese.Bëhet fjalë për: Els...
TIRANË– Një 50-vjeçar pronari i një clubi nate në autostradën Tiranë-Durrës ka rënë në pranga pasi akuzohet se e kishte kthyer lokalin e natës në nj...