30 October 2026, 11:40
Nga G.M
Toni Gogu
TIRANË- Ministri i Drejtësisë Toni Gogu, u ka përcjellë një përgjigje zyrtare deputetëve socialistë Bledi Çuçi dhe Fatmir Xhafaj lidhur me transferimin e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj, nga burgu i Durrësit në atë të Fierit. Ndërkohë, pritet përfundimi i verifikimeve të urdhëruara nga ministri për 24 transferimet e të dënuarve dhe të paraburgosurve të kryera gjatë 11 ditëve të fundit.
Inspektimi nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve synon të kontrollojë nëse janë respektuar procedurat përkatëse, përfshirë edhe ato të ndjekura në rastin e transferimit të Veliajt, teksa rezultatet pritet të bëhen publike pas përfundimit të kontrollit.
Për çfarë akuzohet Veliaj?
SPAK ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë dosjen e kryebashkiakut Erion Veliaj. Në dosjen e kopsitur nga SPAK 13 akuza që rëndojnë mbi Veliajn dhe 12 akuza që rëndojnë mbi bashkëshorten e tij, Ajola Xoxa. Në përfundim të hetimeve paraprake, ka rezultuar se Veliaj dhe Xoxa, në bashkëpunim mes tyre, në 9 raste të veçanta, kanë marrë përfitime të parregullta në formën e shumave monetare dhe pasurive të paluajtshme, nga subjekte tregtarë dhe organizata jofitimprurëse, të cilët nga ana e tyre kanë marrë leje ndërtimi dhe përfituar fonde publike nga Bashkia Tiranë.
Nga hetimi penal janë grumbulluar të dhëna konkrete, të cilat provojnë se Veliaj, në cilësinë e Kryetarit të Bashkisë Tiranë, me nënshkrimin e tij ka miratuar në çdo rast shpërndarjen e këtyre fondeve, të cilat më pas kanë përfunduar tek OJF-të e kontrolluara nga bashkëshortja e tij dhe individë të afërt me të. Gjithashtu, këta të pandehur, për shkak të funksionit që kryen Veliaj, kanë përfituar në mënyrë të parregullt edhe pasuri të paluajtshme në vlerë të konsiderueshme nga subjekte tregtarë që kanë marrë fonde publike dhe leje ndërtimi nga Bashkia Tiranë.
Në të gjitha këto episode të pandehurit, në bashkëpunim me njëri tjetrin, kanë konsumuar elementët e veprës penale të parashikuar nga neni 260 i Kodit Penal. Shoqëritë me përgjegjësi të kufizuar si edhe organizatat jofitimprurëse të lartpërmendura, duke dhënë përfitime të parregullta për shkak të detyrës që kryen i pandehuri Erion Veliaj, kanë konsumuar elementët e parashikuar nga neni 245 i Kodit Penal.//Dosja.al
toni gogu Bledi Çuçi Fatmir Xhafaj
Politike
30 October 2026, 11:26
I.A
Bashkim Zeneli
TIRANË- Është ndarë nga jeta në moshën 78-vjeçare Bashkim Zeneli, ish-ambasadori i Shqipërisë n&...
Politike
30 October 2026, 11:13
I.A
Kuvendi
TIRANË- Sekretariati i Etikës ka pranuar kërkesën e Partisë Socialiste për përjashtimin e disa deputetëve t&eu...
Politike
30 October 2026, 11:02
I.A
Petrit Malaj
TIRANË- Ministri i Financave, Petrit Malaj prezantoi sot projektligjin “Për Buxhetin e vitit 2027” dhe projektligjet e pake...
Politike
30 October 2026, 10:40
I.A
Ervis Berberi
TIRANË- SPAK ka mbyllur hetimet për Evis Berberin, ish-drejtorin e Autoritetit Rrugor Shqiptar (ARRSH), lidhur me akuzën e shkelj...
Politike
30 October 2026, 09:53
G.M
Bajram Begaj
TIRANË- Bajram Begaj ka zhvilluar takimet e para me përfaqësuesit e forcave politike në kuadër të konsultimeve p&eu...
Politike
30 October 2026, 09:38
G.M
Tedi Blushi
TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka refuzuar ftesën e Bajram Begajt për ...
Politike
30 October 2026, 09:31
G.M
Taulant Balla dhe Bajram Begaj
TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla, është takuar këtë t&e...
Politike
30 October 2026, 08:11
G.M
pamje
TIRANË- Kryeministri Edi Rama vijon përpjekjet për të dialoguar me protestuesit, pas protestave të dhunshme të mbajtura n&...
Politike
30 October 2026, 08:00
G.M
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama pritet të mbledhë ditën e sotme ministrat dhe drejtuesit politikë të qarqeve të...
Politike
29 October 2026, 23:01
E. D
TIRANË- Partia Demokratike ka publikuar spotin e protestës kombëtare, në mbështetje të studentëve, të thirrur p&eu...