LIVE UPDATES
Ekonomi

Tregjet private janë rritur në mënyrë eksponenciale

8 May 2022, 08:15 Nga DOSJA
Tregjet private janë rritur në mënyrë eksponenciale

Dekada e kaluar ka qenë një epokë e artë për tregjet financiare private. Ndërsa bëhen më të mëdha, ato po riformohen në mënyrë dramatike, thotë Matthew Valencia, shkruan The Economist Kur John Connaughton u largua nga një shoqëri konsulence në firmën e investimit të kapitalit privat, Bain Capital, në vitin 1989, mentorët e këshilluan se ky ishte një vendim i gabuar. Ata thanë se nuk do të zgjasë. Tani, ai drejton biznesin global të kapitalit privat të Bain. Ai ka ndihmuar në arritjen e marrëveshjeve të mëdha si formimi i IQVIA-s, një grup me vlerë 47 miliardë dollarë, në fushën e kërkimit mjekësor. Bain Capital menaxhon asete me 155 miliardë dollarë.

Kapitali privat është zhvilluar shumë në tre dekadat e fundit. Kompani të tjera kanë vendosur synime edhe më të larta se Bain Capital. Blackstone, më e madhja, dëshiron të mbledhë një rekord prej 30 miliardë dollarësh për fondin e ardhshëm. CVC, Hellman & Friedman dhe Apollo Global Management kanë krijuar programe prej 20 miliardë dollarësh ose më shumë. Fondet jo vetëm që janë më të mëdha, por edhe formohen më shpejt. Cikli i ortakëve të përgjithshëm, të cilët menaxhojnë fondet e kapitalit privat, duke mbyllur një fond dhe duke hapur një fond tjetër, është shkurtuar nga pesë vjet, në dy vite e gjysmë, thotë David Perdue nga PJT Partners, një bankë investimi. Investitorët institucionalë, si fondet universitare, fondet e pasurisë sovrane dhe planet e pensioneve, janë gjithnjë e më të prirë për kapital privat dhe alternativa të tjera ndaj tregjeve publike.

Kjo tërheqje është e kuptueshme: në vitin e fundit fiskal, shumë fonde të mëdha amerikane gëzonin kthime fitimi prej 30-60%, kryesisht falë tregjeve private. Industria e kapitalit privat është rritur me hapa të mëdhenj, thotë Hugh MacArthur nga Bain & Company, një kompani konsulence që nuk është më e lidhur me Bain Capital. Sipas shumicës së matjeve, nga mbledhja e fondeve, deri te “pluhuri i thatë” (kështu quhet kapitali i mbledhur për një qëllim, dhe që nuk është investuar ende), kapitali privat është tre herë më i madh se një dekadë më parë. Në vetëm pesë vjet, numri i fondeve të kapitalit privat, të regjistruar në Amerikë, është dyfishuar, duke arritur në mbi 18,000.

Marrëveshjet janë në nivele rekord

Vlera globale e blerjeve të shpalosura ka arritur në 1.2 trilionë dollarë në vitin 2021, shumë më tepër se rekordi i mëparshëm prej 800 miliardë dollarësh në vitin 2006. Kapitali privat përbënte një të pestën e të gjitha fuzioneve dhe blerjeve, përqindja më e lartë për të paktën një dekadë. Kjo rritje e marrëveshjeve, ka rritur aktivitetin në tregjet e bonove me yield të lartë (bono junk). Emetimi i bonove “junk” tejkaloi shifrën 600 miliardë dollarë për herë të parë vitin e kaluar. Aq të uritur ishin fondet e kapitalit privat në vitin 2021, sa që procesi i tenderit u përshpejtua në mënyrë dramatike.

Përveç blerjes së aseteve nga pronarët dhe themeluesit e korporatave, fondet private blejnë edhe nga njëri-tjetri. Disa kompani kanë kaluar në duart e tre ose katër fondeve të kapitalit privat. Në Amerikë, blerjet dytësore mund të tejkalojnë vëllimin e ofertave publike fillestare (IPO), rruga e zakonshme për investitorët që të marrin para, thotë Banka për Shlyerjet Ndërkombëtare (BIS). Bumi i kapitalit privat është pjesë e një zgjerimi më të thellë të tregjeve private. Firmat e nivelit më të lartë që dikur fokusoheshin në blerjet me levë financiare, si Blackstone, KKR dhe Carlyle, tani janë po aq të përqendruara në mundësitë që ofron borxhi privat, asetet reale si prona dhe infrastruktura dhe “ekuiteti i rritjes”.

Më shumë se dy të tretat e pluhurit të thatë të industrisë është i destinuar për investime të tjera, përveç blerjeve. Që nga viti 2010, blerjet kanë shkuar nga 80% e biznesit të KKR-së, në më pak se gjysmën. Këta liderë tregu janë tani “ofruesit e vetëm të kapitalit” për firmat të cilat janë më pak të afta të përdorin burime tradicionale, si bankat dhe tregjet publike, thotë BIS. Një diversifikim i tillë (së bashku me pagat stratosferike) ka rritur reputacionin si mbretërit e rinj të Wall Street. Të diplomuarit e sotëm të shkollave të biznesit, kanë më shumë gjasa të kërkojnë një karrierë në tregjet private, sesa në fushën bankare të investimeve. Vitin e kaluar, Blackstone kishte 29,000 aplikantë për pak më shumë se 100 vende pune.

Rritja e tregjeve private

Rritja e tregjeve private është përshpejtuar që nga kriza financiare e viteve 2007-‘09, duke tejkaluar tregjet publike. Në kulmin e saj të para krizës, industria e kapitalit privat kishte nën menaxhim rreth 2.2 trilionë dollarë. Sot, ajo menaxhon katër deri në pesë herë më shumë, ku pak më shumë se gjysma, kryhet në Amerikën e Veriut. Tregjet private kanë rritur fitimet dhe çmimet e aksioneve. Në vitin 2021, kompanitë kryesore të industrisë arritën rezultate rekord, dhe firmat e listuara arritën fitime të larta nga çmimi i aksioneve të tyre. Çmimet e aksioneve të Blackstone dhe KKR u dyfishuan. Përfitueshmëria mesatare e menaxherëve alternativë është shumë më e lartë se ajo e bankave (edhe pse më e paqëndrueshme). Boston Consulting Group mendon se menaxherët alternativë morën më shumë se 40% të të ardhurave globale të menaxhimit të aseteve në vitin 2020.

Që kur nisi të zhvillohet në vitet 1980, kapitali privat ka pasur dy cikle lulëzimi dhe rënie. Lulëzimi i parë u nxit nga tregtarët guximtarë, si bashkëthemeluesit e KKR-së, Henry Kravis dhe George Roberts. Marrëveshja më emblematike e kompanisë ishte blerja me levë financiare e kompanisë RJR Nabisco, për një vlerë prej 25 miliardë dollarësh, në vitin 1988. Lulëzimi i dytë, duke filluar nga fundi i viteve 1990, shënoi rritjen dhe zgjerimin e industrisë përtej kapitalit dhe jashtë Amerikës. Disa menaxherë, si Blackstone, e shfrytëzuan atë për të listuar aksionet e tyre, duke fituar para nga tarifat.

Një lulëzim edhe më i madh

Kriza financiare goditi kapitalin privat, por ai u rimëkëmb, i nxitur nga borxhi i lirë, ndërsa ranë normat e interesit. Edhe ardhja e Covid-19 në vitin 2020, nuk e tronditi për shumë kohë. Marrëveshjet u ngrinë për një kohë të shkurtër, por firmat e kapitalit privat morën masa për të mbështetur firmat e portofolit që kishin nevojë për ndihmë ose për të shfrytëzuar mundësinë për të blerë asete të lira. Tregjet private janë nxitur nga faktorë shtytës dhe tërheqës, thotë Mohamed El-Erian, këshilltari kryesor ekonomik në firmën Allianz. Faktori kryesor shtytës ishte politika monetare shumë e lirshme, e cila i shtyu investitorët drejt tregjeve jolikuide që ofronin yield-e më të larta.

Një tjetër faktor ishte zmbrapsja e bankave për shkak të kërkesave më të ashpra të kapitalit dhe ligjeve të pas krizës, që i shkurajuan, ose i ndaluan ato, të ishin më elastike me bilancet e tyre. Fondet private morën përsipër këtë detyrë pas tërheqjes së bankave. Ndër faktorët më të pëlqyer janë inovacione si borxhi privat dhe fondet e investimeve në pronë, të cilat janë krijuar për të joshur individët dhe institucionet e pasura. Ndërsa tregjet private janë rritur, më shumë firma të reja kanë zgjedhur të vonojnë listimin publik. Mosha mesatare e kompanive që bënin një IPO në Amerikë, ishte tetë vjet në vitet 1980 dhe 1990. Mesatarja që nga viti 2001, ka qenë 11 vjet.“Kapitali privat ka ripërcaktuar rolin si një stacion rrugor drejt tregjeve publike”, thotë Chip Kaye, shefi i Warburg Pincus, një shoqëri e specializuar në rritjen e investimeve.

Ndërsa kompanitë qëndrojnë private më gjatë, “më shumë investitorë po kërkojnë të zgjasin fazën para IPO-s, pasi atëherë ndodh pjesa më e madhe e krijimit të pasurisë”, thotë Ben Meng nga Franklin Templeton, një menaxher fondesh. Disa firma zgjedhin të mos listohen fare publikisht, duke qenë të sigurta se do të mbledhin mjaftueshëm kapital në mënyrë private, thotë Byron Trott, kreu i BDT Capital Partners, një bankë tregtare për firmat familjare. Nga 40 kompanitë në të cilat BDT ka investuar që nga viti 2009, vetëm tre janë listuar publikisht.

Kjo nuk do të thotë se tregjet publike kanë humbur fare vlerën. Viti i kaluar shënoi rekord për listimet në IPO. Firmat që listohen publikisht gjithashtu kanë rrugë të tjera, si listimet e drejtpërdrejta ose bashkimet me Kompanitë e Blerjes për Qëllime të Veçanta (SPAC). Megjithatë, numri i firmave amerikane të listuara publikisht është nën kulmin e tij prej gati 6,000 në mesin e viteve 1990 dhe tashmë ky numër është 4,000. Një arsye është se investitorët shohin disavantazhe në pronësinë publike, duke përfshirë kërkesat e vështira për transparencën, presionin tremujor mbi fitimet dhe sulmet nga investitorët aktivistë.

Në firmat me kapital privat, aktivistë të tillë janë brenda kompanisë. Pronarët punojnë ngushtë me menaxherët për të formuar strategjinë dhe strukturën e kapitalit. Ata e shpërblejnë shumë suksesin, ndërsa e ndëshkojnë dështimin më shpejt se pronarët e firmave publike.Nëse kryhet në mënyrë korrekte, kjo mund të rrisë vlerën, duke ngushtuar hendekun e informacionit midis aksionerëve dhe menaxhmentit dhe duke ulur kostot e agjencisë. Fondet e pensioneve dhe investitorët e tjerë institucionalë që nxisin tregjet private janë optimistë. Ata mendojnë se alokimet e mëdha për investime alternative ofrojnë më shumë shanse për të arritur objektivat e kthimit vjetor të fitimeve për portofolat e tyre, të cilat zakonisht janë në nivele të larta njëshifrore.

Sfidat

Por ndërsa hyn në moshën e tretë, industria përballet me sfida. Njëra është perspektiva e rritjes së inflacionit dhe normave të interesit. Borxhi i lirë është thelbi i lulëzimit të kapitalit privat. Një rritje prej disa pikë përqindjeje në koston e huamarrjes, nuk ka gjasa të çojë në shtimin e numrit të falimentimeve. Por një rritje më e madhe e kostos së huamarrjes mund të shkaktojë dëme. Ndërsa më shumë kapital ka rrjedhur në tregjet private, çmimet për asetet janë rritur aq shumë sa që “ka pak vend për gabime”, thotë zoti MacArthur nga Bain & Company. Për blerjet, çmimi mesatar në lidhje me fitimet është në nivelin më të lartë të të gjitha kohërave. Një shqetësim i dytë është kontrolli më i madh. Tregjet private nuk janë shumë të kontrolluara nga ligjet rregullatore. Rregullatorët duan më shumë transparencë, veçanërisht për tarifat dhe matjet e performancës.

Mbikëqyrësit duan të dinë se si tregjet private mund të ndikojnë në stabilitetin financiar. Industria duhet gjithashtu të lundrojë në gjeopolitikë, veçanërisht në rivlerësimin e kapitalit të huaj nga Kina, që deri vonë ka qenë një pjesë e madhe e planeve të shumë menaxherëve. Prova përfundimtare do të jetë nga brenda: ky është ndryshimi i brezit. Shumë nga ata që formësuan industrinë, tashmë po largohen. Z. Kravis dhe z. Roberts ua dorëzuan vendet e punës bashkëkryetarëve të rinj vitin e kaluar. Stephen Schwarzman, bashkëthemeluesi 75-vjeçar i Blackstone, mbetet shefi i kompanisë, por gjithnjë e më shumë përgjegjësi e përditshme po i kalon presidentit të saj 52-vjeçar, Jonathan Grey. Bashkëthemeluesi i kompanisë Apollo, Leon Black, dha dorëheqjen në mars 2021, pas një hetimi për lidhjet e tij me Jeffrey Epstein.

Në firmën Carlyle, një bashkëdrejtues dha dorëheqjen në vitin 2020, pasi humbi një betejë për pushtet. A mund të mbajnë liderët e rinj të njëjtën magji? Sfida është më e ashpër se dikur, thotë Stan Miranda nga kompania e investimit Partners Capital. “Ne kemi kaluar një periudhë të artë 40-vjeçare, ku kushtet u bënë gjithnjë e më të mira. Ka qenë një kohë e shkëlqyer dhe mund të ketë përfunduar”. Ky raport i posaçëm shqyrton rreziqet e rënies në dekadën e fundit dhe mundësitë kur tregjet private fitojnë investitorë të rinj. Ai konsideron një të ardhme në të cilën nuk mjafton më të shënosh gola me blerje të mëdha. Ai eksploron se çfarë duan investitorët institucionalë dhe shqyrton tregun në rritje të borxhit privat. Raporti përqendrohet në Amerikë. Tregjet private janë bërë më globale, por mbetet i vërtetë fakti se tendenca e sotme në Nju Jork, do të jetë e nesërmja në Londër ose Shangai.

Marrë nga Monitor

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

ekonomi ekonomi tregjet private tregjet private

Sondazh

Ekonomi 8 May 2022, 06:30

Policët më të mirë janë ekonomistët

Tom Wainwright, në botimin e tij tejet interesant “Narconomics”, përdor ekonominë ((e)conomics) për të përshkruar dhe për të kuptuar trafikun e përbotshëm të na...

Ekonomi 8 May 2022, 10:18

Përgatituni për ndryshimet klimatike monetare

Nga Les Nemethy, CEO Euro-Phoenix Financial Advisors Ltd., ish-bankier në Bankën BotëroreNe po hyjmë në një epokë të re monetare, të karakterizuar nga inflacion...

Ekonomi 8 May 2022, 09:41

Ekonomia ilegale e kanabisit

Me qëllim rritjen e punësimit dhe ekonomisë, Kryeministri Edi Rama shpalli së fundmi nismën për legalizimin e kanabisit mjekësor. Por nisma e qeverisë erdhi në ...

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin