Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit
2...
Aktualitet
Tregtonin celularë dhe mallra të ndryshme duke fshehur të ardhurat, policia nis hetimet për 4 persona në Durrës
9 July 2020, 06:33Nga DOSJA
DURRËS- Policia e Durrësit ka nisur hetimet për 4 persona, A. B., 44 vjeç, E. S., 44 vjeç, D. S., 31 vjeç dhe B. B., 45 vjeç. Uniformat blu bëjnë me dije se 4 personat tregtonin pa licencë dhe pa dokumentacionin përkatës telefona celularë dhe aksesorë të ndryshëm. Mbi ta rëndojnë veprat penale “Fshehja e të ardhurave” dhe Mospagimi i taksave dhe tatimeve”.
Njoftimi i policisë:
Procedohen penalisht 4 shtetas, për veprat penale “Fshehja e të ardhurave” dhe Mospagimi i taksave dhe tatimeve”. Arrestohen në flagrancë edhe 2 shtetas të tjerë. Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e krimit ekonomik, kanë ushtruar kontrolle ndaj tregtarëve që tregtojnë mallra të ndryshme pa licencë dhe pa dokumentacionin përkatës. Në vijim të veprimeve u proceduan penalisht shtetasit:
-A. B., 44 vjeç, E. S., 44 vjeç, D. S., 31 vjeç dhe B. B., 45 vjeç, banues në Durrës.
Këta shtetas u konstatuan në lagjen nr. 11, Durrës, tek sheshi “Pranvera”, duke tregtuar pa licencë dhe pa dokumentacionin përkatës telefona celularë dhe aksesorë të ndryshëm, të cilët u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin Krujë, në vijim të punës për parandalimin e dhunës në familje, arrestuan në flagrancë shtetasin: A. Ç., 23 vjeç, banues në Krujë, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj nënës së tij. Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin: J. H., 34 vjeç, banues në Durrës, pasi u konstatua nga shërbimet e Policisë duke drejtuar motorin tip “Lonxa”, pa leje drejtimi. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.Mallrat që ata i kishin nxjerrë për tregtim iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
J.V/Dosja.al
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË- Mjekja psikiatre, Arjana Rreli ka deklaruar në emisionin “Real Story”, në News24 se ngjarja e rëndë në Kombinat ishte një “çmenduri familjar...
TIRANË- Epidemiologu Ilir Alimehmeti ka deklaruar në emisionin “Byro Politike” se COVID-19 ka pësuar mutacion dhe mendohet se tashmë lloji i ri i tij po qa...
VLORË– Gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm ka marrë flakët një automjet në Llogara. Mësohet se mjeti ishte në ecje në momentin që u përfshri nga flak...
TIRANË-Dosja.al ju sjell një përmbledhje të portaleve në vend dhe lajmet e tyre kryesore. Dosja.al ka si lajm të parë lirimin nga burgu të Agim Kajmakut. S...
TIRANË- Mjekja psikiatre Arjana Rreli ka folur sot në lidhje me ngjarjen e rëndë që ka ndodhur në Kombinat, ku u vetëflijuan nënë e bijë. E ftuar në emisi...
TIRANË- Përkundër asaj që pritej, në vendin tonë, ditëve të fundit, është regjistruar një rritje drastike e numrit të të infektuarve me koronavirus, si dhe...
TIRANË- Prokurorja Arta Marku ka shpëtuar nga burgu ish-kreun e Bashkisë Vorë, Agim Kajmaku. Në Gjykatën e Apelit të Tiranës sot u zhvillua seanca kundër K...