Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit
2...
Sport
Tri arratisje të dështuara, futbollisti nuk lejohet nga klubi të përfaqësojë Kombëtaren, sulmuesi kishte blerë 5 bileta
10 October 2020, 12:18Nga DOSJA
VENEZUELË-Salomon Rondon, sulmuesi nga Venezuela nuk ia ka dalë të fluturojë drejt vendit të tij për të përfaqësuar skuadrën në eleminatoret e Amerikës së Jugut. Sulmuesi që aktivizohet me skuadrën kineze Dalian Yifang kishte marrë ftesë nga Kombëtarja e Venezuelës për të luajtur ndaj Kolumbisë dhe Paraguait.
Por klubi nuk i kishte dhënë leje, pasi një vendim i FIFA-s i jep të drejtë klubeve të mos i lirojnë lojtarët e tyre. Rondon kishte blerë tri bileta për pesë ditë, duke tentuar çdo herë që të largohej nga Kina, por klubi i Dalian ia kishte ndaluar një gjë të tillë.Në një nga këto raste, zyrtarët e klubit e kanë zënë dhe ndaluar në aeroport, duke mos e lejuar që të hipte në avion në momentin e fundit, pavarësisht dëshpërimit të futbollistit i cili donte me çdo kusht t’i bashkohej ekipit përfaqësues.
Gjithçka ka të bëjë me faktin se skuadra e Dalian është duke luftuar për mbijetesë dhe mungesa e futbollistit do të shoqërohej me një karantinë të detyruar pas kthimit. “Unë bëra çfarë ishte e mundur për të shkuar me ekipin”, shkroi i dëshpëruar Rondon në rrjetet sociale pasi dështoi tentativa e tij e tretë e arratisjes nga Kina.
E.Ç (Dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
KAZAKISTAN – Kombëtarja kuqezi ka zhvilluar mëngjesin e së shtunës një seancë të lehtë stërvitore në Almati të Kazakistanit në prag të ndeshjes së Nations Leagu...
ITALI – Nuk është kapërdirë lehtë nga tifozët e Kosovës humbja 2-1 me Maqedoninë e Veritu javën e shkuar. Mungesat e shumta të ekipit të drejtuar nga Bernard Sh...
RUSI– “Ronaldo është homoseksual, ndërsa lidhja me Irina Shayk ishte një lojë”. Kështu e nis intervistën e tij Peter Listerman, pronari i një agjencie ta...
ANGLI-Futbollisti i Manchester United, Marcus Rashford dhe trajneri i fitnesit Joe Wicks janë personazhet e sportit që janë nderuar nga Mbretëresha me çm...
ITALI – Sulmuesi i Milanit, Zllatan Ibahimovic ka njoftuar zyrtarisht tifozerinë e tij dhe publikun për shërimin e tij nga Covid-19. Këtë herë njoftimin ai e ka...
FRANCE – Një nga slemet më të mëdhej të tenisit, Roland Garros, do të ketë finale e ëndrrave. Pas Rafael Nadal, në finale e madhe të turneut francez ësht...
PORTUGALI – Pandemia COVID-19 vazhdon të krijojë problem në futboll jo vetëm me infektimin por edhe me kushtet që klubet dhe lojtarët duhet të respektojnë. Skua...
TIRANË– Nuk ka protestë në kryeministri! Ditën e shtunë ishte programuar që Liga Profesioniste do të organizonte një tubim,por që në fakt nuk do të z...
KOSOVË– Humbja me Maqedoninë e Veriut nuk është përjetuar mirë te skuadra e Kosovës. Për tifozët, një faturë e tillë i shkojnë atyre futbollistëve që...