21 November 2026, 09:07
Nga E. D
Volodymyr Zelensky
UKRAINË- Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, e ka cilësuar Vladimir Putinin si vrasës, duke iu përgjigjur deklaratave të presidentit amerikan Donald Trump, i cili e përshkroi udhëheqësin rus si mikun e tij. Në një intervistë për CNN, Zelensky tha se Trump është i lirë ta quajë Putinin si të dëshirojë, por theksoi se për Ukrainën ai mbetet armik dhe përgjegjës për vrasjen e njerëzve.
“Presidenti Trump mund ta quajë Putinin si të dëshirojë. Por për ne, ai është një armik. Për ne, ai është një vrasës”, u shpreh Zelensky.
Deklaratat e tij vijnë pas takimit historik trepalësh të së enjtes në Kinë, ku presidenti amerikan Donald Trump, lideri kinez Xi Jinping dhe presidenti rus Vladimir Putin u takuan së bashku. Përpara takimit, Trump e cilësoi Putinin si mikun e tij dhe tha se të dy kanë pasur një marrëdhënie të shkëlqyer për shumë vite.
Gjatë intervistës, Zelensky kritikoi gjithashtu mënyrën se si Trump i referohet presidentit rus. Sipas tij, përdorimi i termit mik tregon se Putini nuk po përballet me presionin e nevojshëm ndërkombëtar.
“Mendoj se për shumicën e njerëzve në botë ai është një vrasës, sepse po vret njerëz çdo ditë dhe çdo natë”, deklaroi presidenti ukrainas.
Sulme të reja ruse, viktima dhe dhjetëra të plagosur
Ndërkohë, sulmet ruse ndaj Ukrainës kanë vijuar edhe gjatë natës. Sipas autoriteteve ukrainase, dy persona, mes tyre një djalë, humbën jetën dhe 52 të tjerë mbetën të plagosur nga sulmet me raketa dhe dronë në qytetin Kryvyi Rih, në rajonin e Dnipropetrovskut, vendlindja e Zelenskyt. Shërbimi Shtetëror i Emergjencave të Ukrainës bëri të ditur se 11 persona të tjerë u plagosën në rajonin verilindor të Kharkivit, ndërsa një person mbeti i plagosur në Rivne, në perëndim të vendit.
Edhe të premten, Ukraina u përball me një valë të gjerë sulmesh ajrore ruse. Të paktën nëntë persona u vranë nga goditjet që shënjestruan ura në Kiev dhe stacione hekurudhore në pjesën perëndimore të vendit. Zelensky e cilësoi këtë sulm si më të madhin e vitit, duke deklaruar se Rusia kishte përdorur 110 raketa, përfshirë 27 raketa balistike, si dhe më shumë se 400 dronë.
Sulmet ndodhën vetëm pak ditë pasi Ukraina kishte dëmtuar rëndë Urën e Krimesë. Pas bombardimeve, Trump deklaroi se Putini dëshiron t'i japë fund luftës dhe se të dyja palët, sipas tij, kanë interes për përfundimin e konfliktit.
“Ata duan t'i japin fund kësaj dhe është shumë mirë që kam një marrëdhënie me ta”, u tha Trump gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë.
Megjithatë, ai bëri një dallim mes marrëdhënies së tij personale me Putinin dhe qëndrimit të Shteteve të Bashkuara ndaj Rusisë, duke thënë se nuk mund të përcaktonte nëse lideri rus ishte mik i SHBA-së. Nga ana tjetër, Polonia njoftoi se një raketë ruse e tipit cruise ishte mes tre objekteve që shkelën hapësirën e saj ajrore në juglindje të vendit, herët të premten.
Ministri polak i Mbrojtjes, Władysław Kosiniak-Kamysz, deklaroi se raketa kishte goditur një zonë rurale në Nowy Lipowiec, rreth 50 kilometra larg kufirit me Ukrainën. Sipas autoriteteve polake, incidenti ndodhi rreth 100 kilometra larg zonës ku po zhvillohej një stërvitje ushtarake me pjesëmarrjen e trupave evropiane nga 11 prej 36 vendeve anëtare të koalicionit të vullnetshmëve.
Një raketë tjetër dhe një dron me motor reaktiv dyshohet se kanë goditur edhe dy zona të tjera. Kryeministri polak, Donald Tusk, deklaroi se nuk ka shenja që incidenti të ketë qenë aksidental. Ndërkohë, Varshava e cilësoi ngjarjen si një provokim nga Moska.
Nga incidenti nuk pati persona të lënduar dhe as dëme të raportuara. Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, dënoi shkeljet e hapësirës ajrore polake, duke i cilësuar ato si të rënda. Ai bëri të ditur se aleanca kishte ngritur në ajër avionët e saj ushtarakë në përgjigje të situatës.
Deri më tani, Rusia nuk ka dhënë një reagim zyrtar për incidentin. Lufta mes Rusisë dhe Ukrainës nisi në shkurt të vitit 2022, kur presidenti Vladimir Putin urdhëroi pushtimin në shkallë të plotë të territorit ukrainas./Dosja.al
Volodymyr Zelensky lufta ukraine-rus donald trump vladimir putin
Bota
21 November 2026, 08:51
E. D
Donald Trump dhe Vladimir Putin
SHBA- Fillimi i vitit të ri duket të jetë afati maksimal kohor brenda të cilit administrata e Donald...
Bota
21 November 2026, 08:30
E. D
SERBI- As më shumë se një muaj pas fitores bindëse në zgjedhjet parlamentare të 25 tetorit, nuk dihet shumë për politik...
Bota
21 November 2026, 08:29
E. D
GJERMANI- Në shumë qytete të Gjermanisë janë zhvilluar sërish protesta nga të rinjtë. Demonstrata u mbajtën m...
Bota
21 November 2026, 07:51
E. D
FBI-ja
SHBA- FBI-ja po heton një tjetër incident serioz të sigurisë kibernetike në Shtetet e Bashkuara. Hakerat dyshohet se kan...
Bota
20 November 2026, 22:59
E. D
UKRAINË- Një burrë tha se udhëtimi në mëngjes për në punë kishte zgjatur tri deri në katër orë...
Bota
20 November 2026, 22:58
E. D
MOSKË- Nenad Popoviq, ministër pa portofol në Qeverinë në detyrë të Serbisë, i cili është nën sanks...
Bota
20 November 2026, 22:24
E.M
ITALI- Ikona e gazetarisë italiane, Corrado Augias ka humbur jetën në moshën 91-vjeçare. Pas karrierës e cila zgjati më sh...
Bota
20 November 2026, 21:44
E.M
SHBA- Ish-sekretarja e shtypit të Shtëpisë së Bardhë, Katie Zacharia është vënë nën hetim nga Dhoma e Avokat&...
Bota
20 November 2026, 20:25
E.M
BRITANI- Dhjetë vite pas referendumit i cili sanksionoi daljen e Mbretërisë së Bashkuar nga Bashkimi Evropian, Londra dhe Brukseli po ...
Bota
20 November 2026, 20:13
E.M
BRUKSEL- Platforma online TikTok ka prezantuar një funksion të ri i cili u mundëson politikanëve dhe figurave publike të zbulojn&...