LIVE UPDATES
Bota

Trump mbron lehtësimin e disa sanksioneve ndaj Rusisë

Vendimi nxiti kritika të ashpra nga Ukraina dhe disa ligjvënës amerikanë, të cilët vlerësojnë se lehtësimi i presionit ndaj Rusisë i dërgon sinjal të gabuar Kremlinit.

19 October 2026, 16:04 Nga G.M
Trump mbron lehtësimin e disa sanksioneve ndaj Rusisë
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump

Trump nënshkroi më 16 tetor një urdhër ekzekutiv për të mos zbatuar sanksionet e reja ndaj Rusisë, të parashikuara me një ligj që mban emrin e senatorit të ndjerë amerikan, Lindsey Graham, i njohur si mbështetës i fuqishëm i Ukrainës. Disa ditë më herët, Trump lehtësoi përkohësisht edhe sanksionet ndaj naftës ruse dizel.

Trump e nënshkroi këtë ligj muajin e kaluar, pas kërkesave të ligjvënësve amerikanë për të rritur presionin ndaj Rusisë, për shkak të pushtimit në shkallë të gjerë të Ukrainës. Por, vendimet e ditëve të fundit për lehtësimin e sanksioneve nxitën kritika të ashpra, me pretendimet se Trump po i jep Kremlinit mundësi të sigurojë fonde për financimin e luftës. Presidenti amerikan i hodhi poshtë këto akuza.

“Jam në proces të negociatave për paqe në luftën mes Rusisë dhe Ukrainës dhe nuk dua të bëj asgjë që, në mënyrë të pamenduar, do ta largonte Rusinë nga tryeza e negociatave”, shkroi Trump në platformën Truth Social, më 18 tetor.

Kur e nisi mandatin e tij në janar të vitit 2025, Trump e shpalli përfundimin e luftës së Rusisë kundër Ukrainës si një nga përparësitë e tij. Megjithatë, negociatat për paqe kanë ngecur, pasi Moska dhe Kievi vazhdojnë të kenë qëndrime shumë të ndryshme për kushtet e përfundimit të luftës.

Kremlini nuk ka treguar gatishmëri për lëshime, duke refuzuar vazhdimisht thirrjet për një armëpushim të plotë dhe duke këmbëngulur në kërkesat e tij, përfshirë marrjen nën kontroll të territoreve ukrainase që Rusia nuk ka arritur t’i pushtojë në fushëbetejë. Bllokimi i negociatave ka bërë që të dyja palët t’i intensifikojnë sulmet.

Moska ka bombarduar Kievin dhe qytete të tjera të mëdha ukrainase, si dhe ka shënjestruar infrastrukturën energjetike, duke shkaktuar ndërprerje të mëdha të shërbimeve publike, në kohën kur Ukraina po përgatitet për dimër. Në mesin e këtyre sulmeve ishte edhe goditja e Kievit me disa raketa balistike, vonë më 18 tetor.

Sipas kryetarit të qytetit, Vitali Klitschko, njëra prej raketave goditi ndërtesën e një qendre mjekësore, duke lënë së paku një person të vrarë. Nga ana tjetër, forcat e armatosura ukrainase kanë shënjestruar rafineritë e naftës në Rusi, me synimin për t’ia vështirësuar Moskës operacionet ushtarake.

Këto sulme e kanë zemëruar Trumpin, në kohën kur Partia e tij Republikane përballet me një garë të ngushtë zgjedhore për të ruajtur kontrollin e Senatit dhe të Dhomës së Përfaqësuesve. Trump fajësoi gjithashtu homologun e tij ukrainas, Volodymyr Zelensky, për mungesën e gatishmërisë për t’i dhënë fund luftës së Rusisë kundër vendit të tij, duke pretenduar se ai “nuk dëshiron t’i japë fund kësaj lufte dhe ndoshta nuk e ka dashur kurrë këtë”.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, paralajmëroi për pasoja të rënda për Ukrainën, nëse Shtetet e Bashkuara ia ndërpresin mbështetjen.

“Nëse Shtetet e Bashkuara mbajnë anën e Rusisë, natyrisht se ne nuk do të mund të fitojmë”, tha Zelensky në emisionin “Meet the Press” të televizionit amerikan NBC, më 18 tetor.

“Ne duam t’i besojmë atij dhe shpresoj që ai do t’i ndryshojë vendimet e tij... Sepse, mendoj se të gjitha këto janë gabime që nuk do të na ndihmojnë as neve, as Shtetet e Bashkuara”, tha ai, duke iu referuar Trumpit.

Zelensky shtoi se shkëmbimi i informacioneve të inteligjencës me SHBA-në, për të cilin Ukraina ka thënë se është ndërprerë në fillim të javës, duket se ka rifilluar.

“Jemi shumë mirënjohës për këtë”, tha Zelensky. “Tani po funksionon”.

Një javë më parë, Trump njoftoi në rrjetet sociale për një armëpushim që do të ndalonte sulmet ndaj objekteve energjetike, pa pasur një marrëveshje mes palëve. Zelensky u shpreh i gatshëm t’i ndalte sulmet, por kërkoi që edhe Moska të vepronte njësoj.

Megjithatë, pasi Rusia vazhdoi sulmet ndaj infrastrukturës energjetike të Ukrainës, Zelensky tha se Kievi nuk do t’i ndalte në mënyrë të njëanshme sulmet e veta. Moska nuk dha asnjë shenjë për mbështetjen e armëpushimit të shpallur nga Trump.

Presidenti rus, Vladimir Putin, i cili, sipas mediave ruse, vizitoi një qendër komanduese ushtarake në fillim të javës, urdhëroi ushtrinë t’i vazhdonte sulmet “masive dhe të koordinuara” ndaj objektivave në Ukrainë. Moska i ka përdorur edhe më parë sulmet ndaj infrastrukturës energjetike të Ukrainës, për t’i bërë presion Kievit që t’i pranojë kërkesat e saj.

Këto sulme kanë lënë mijëra njerëz pa ngrohje dhe energji elektrike në temperatura nën zero. Vendimi i Trumpit për të lehtësuar sanksionet ndaj Rusisë nxiti kritika të ashpra nga ligjvënësit e të dyja partive kryesore në SHBA, si dhe nga partnerët ndërkombëtarë të Ukrainës.

Ndërsa zyrtarë të administratës Trump, përfshirë sekretarin amerikan të Thesarit, Scott Bessent, e mbrojtën vendimin e presidentit, ligjvënësi republikan, Don Bacon, tha se veprimet që i ndihmojnë Kremlinit, “do të mbeten një kapitull shumë i turpshëm në historinë e Shteteve të Bashkuara”./REL

 

trump rel

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin