Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit
2...
Bota
Trump refuzon të angazhohet për një tranzicion paqësor, Pentagoni: Nuk do të luajmë asnjë rol në zgjedhje
25 September 2020, 18:47Nga DOSJA
SHBA– Presidenti Donald Trump këtë javë refuzoi të angazhohej për një tranzicion paqësor nëse ai do të humbte zgjedhjet e nëntorit, duke bërë që disa të spekulojnë se ai mund të kërkojë të përdorë mjetet e pushtetit presidencial përfshirë rolin e tij si komandant i përgjithshëm i forcave të armatosura për të zgjatur kohën e tij në detyrë.
‘Por ushtria amerikane është e vendosur se nuk do të luajë asnjë rol në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve zgjedhore’– deklaroi Gjeneral Mark Milley duke përcaktuar qartë pozicionin e Pentagonit përmes një letre dërguar Kongresit.
“Kushtetuta dhe ligjet e SHBA përcaktojnë procedurat për kryerjen e zgjedhjeve dhe zgjidhjen e mosmarrëveshjeve mbi rezultatin e zgjedhjeve … Unë nuk e shoh ushtrinë si pjesë e këtij procesi,” tha Milley.
Por, pavarësisht qëndrimit të tij publik, disa komentatorë kanë pyetur nëse Trump mund të përpiqet të veprojë me ushtrinë, përdorur Aktin e Kryengritjes për të vendosur trupa aktive në rrugët e Amerikës në mënyrë që të forcojë pozicionin e tij në mes të një rezultati të diskutueshëm të zgjedhjeve.
Nga ana tjetër, rivali i tij për Shtëpinë e Bardhë Joe Biden , ka hedhur idenë se krerët e lartë ushtarakë mund të luajnë rol në largimin e Trump nëse ai refuzon të largohet nga posti pas humbjes në zgjedhje.
Ndërsa Akti i Kryengritjes fuqizon një president për të vendosur forca të armatosura në situata të caktuara për të rivendosur rendin dhe ligjin, disa ekspertë besojnë se bërja e kësaj do të ishte problematike në rast të mosmarrëveshjeve zgjedhore.
Shumë udhëheqës botërorë në samitin virtual të Kombeve të Bashkuara gjatë kësaj jave, shpresuan se do të ketë një vaksinë në dispozicion që është e përballueshm...
TURQI- Një infermierja nga Britania e Madhe është bllokuar nga autoritetet tuke në aeroport pasi, vajza e saj hoqi maskën për të ngrënë një sanduiç. Ky v...
KOSOVË- Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka reaguar së fundmi, pas zhvillimeve të fundit rreth Gjykatës Speciale. Në një intervistë që ka dhënë p...
BRITANI E MADHE- Anglia duket se nuk po gjen qetësi nga Covid-19 dhe duket se po përjeton valën e dytë të virusit. Gjatë 24 orëve të fundit kanë humbur jetën ...
GREQI-Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis ditën e sotme ka mbajtur fjalën e tij në OKB ku ka folur dhe për konfliktin në Mesdheun Lindor me Turqinë.Mitsotaki...
ZVICËR – Studiuesit në Zvicër kanë zbuluar një mekanizëm, me të cilin koronavirusi manipulon qelizat e njeriut për të siguruar replikimin e tij. Kjo ...
SHBA– Një i akuzuar për drogë është arratisur nga gjykata pasi ju dha vendimi për 6 muaj heqje lirie. Gjatë ndjekjes së të akuzuarit, Nicolas Garrison një...
KOSOVW- Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, përsëriti të premten se dialogu për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë “duhet të përmbyllet me marrëveshje g...
RUSI- Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se vendimi i Bashkimit Evropian (BE) dhe disa vendeve të tjera evropiane për mosnjohjen e legjitimitetit të pres...