Veliaj refuzon të operohet në Fier, kërkon ndërhyrjen në Tiranë: I jam drejtuar GJKKO-së, nuk ja besoj jetën Kryeministrit
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit 2...
Plagosja me thikë në Korçë/ 30-vjeçari jep dëshminë para policisë: Më sulmuan disa persona të panj...
“Më goditën në kokë dhe më shanin”/ 16-vjeçari tregon dhunën në polici: Më gjobitën 5 mi...
Paraprakisht ishte njoftuar se bisedime trepalëshe të nivelit teknik ishin planifikuar që të mbaheshin në pjesën e parë të nëntorit në Emiratet e Bashkuara Arabe
Presidenti amerikan, Donald Trump, u tha gazetarëve se një takim mes presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, dhe homologut rus, Vladimir Putin, do të organizohet “shumë shpejt”. Trump gjatë deklarimit për gazetarë më 28 tetor nuk dha një datë apo vend specifik për mbajtjen e mundshme të këtij takimi, por shtoi se “mund të bëhet shumë përparim”.
Paraprakisht ishte njoftuar se bisedime trepalëshe të nivelit teknik ishin planifikuar që të mbaheshin në pjesën e parë të nëntorit në Emiratet e Bashkuara Arabe. Deklaratat e presidentit amerikan vijnë vetëm një ditë pasi presidenti finlandez, Alexander Stubb, dhe kryeministri norvegjez, Jonas Gahr Store, zhvilluan një bisedë telefonike 90-minutëshe me Putinin ku diskutuan për pushtimin rus të Ukrainës. Udhëheqësit nordikë zhvilluan bisedë telefonike edhe me Zelenskyn. Në një njoftim për media, Stubb theksoi se “diskutimi ishte i hapur dhe përmbajtësor”.
“Ne jemi vende fqinje me Rusinë. Përfundimi i kësaj lufte do të ketë ndikim të drejtpërdrejtë në sigurinë tonë dhe në atë të Evropës në tërësi. Për t’i dhënë fund luftës nevojiten diskutime të drejtpërdrejta”, shtoi presidenti finlandez.
Më 20 tetor, Gahr Store mirëpriti në Oslo Zelenskyn, të dërguarin e posaçëm të Trumpit, Steve Witkoff, dhe disa zyrtarë evropianë, në përpjekje për të siguruar që vendet evropiane të kenë rol në negociatat për përfundimin e pushtimit rus të Ukrainës. Ky shtim i aktivitetit diplomatik perëndimor vjen pasi Putin propozoi më herët gjatë tetorit një samit trepalësh me Shtetet e Bashkuara dhe udhëheqësin kinez, Xi Jinping, që do të mbahej nga fundi i vitit, me synimin për t’i dhënë fund luftës.
Armëpushimi në Oleshki
Ndërkaq, Ukraina dhe Rusia konfirmuan se nuk ka pasur shkelje të armëpushimit lokal, të ndërmjetësuar nga SHBA-ja, në zonën përreth qytetit në jug të Ukrainës Oleshki, të pushtuar nga Rusia, gjatë 30 orëve të para të zbatimit të tij.
Armëpushimi, i ndërmjetësuar nga zonja e parë e SHBA-së, Melania Trump, hyri në fuqi në orën 03:00 sipas kohës lokale, më 27 tetor, dy ditë para afatit të planifikuar, “për të mbrojtur sigurinë e civilëve dhe për të lehtësuar dërgimin e ndihmave thelbësore humanitare”, tha ajo në një postim në X.
Ukraina dërgon ushqime me dronë për banorët e uritur nën okupimin rus
Zonja e parë, Melania Trump, shtoi se zona gjeografike ku zbatohet armëpushimi “është zgjeruar përtej Oleshkit, brenda rajonit të Hersonit, për të siguruar kalim të sigurt për autokolonat humanitare”.
Armëpushimi do të mbetet në fuqi deri më 1 nëntor, për t’u mundësuar banorëve që të evakuohen nga qyteti në vijën e frontit, ku përkeqësimi i kushteve ua kishte pamundësuar shumë prej tyre largimin./REL
zgjedhjet në Izrael IZRAEL- Benjamin Netanyahu dhe rivali i tij, Gandhi Eisenkot, përballen me vështirësi për të siguruar shumic...
Teheran KATAR- Ndërmjetësit e Katarit i kanë dorëzuar Teheranit një draft marrëveshjeje që synon t'i japë fund ...
Benjamin Netanyahu dhe Gadi Eisenkot IZRAEL- Gadi Eisenkot, një nga rivalët kryesorë politikë të Benjamin Netanyahut, paralajmë...
pamje SPANJA- Një aksident i rëndë hekurudhor ka tronditur Spanjën, ku dy trena me shpejtësi të lartë janë përfsh...
Studentët dhe kandidatët e Listës Studentore festojnë pas fitores në zgjedhjet serbe. Beograd, 25 tetor 2026. Vlladan Kuzmanov...
Forcat talebane PAKISTAN- Forcat talebane afgane dyshohet se goditën me mortaja banesa dhe një treg në rajonin e Vaziristanit Jugor. Ushtria ...
Donald Trump SHBA- Presidenti amerikan hodhi idenë e përfshirjes së Venezuelës në Shtetet e Bashkuara gjatë një fjal...
Flavio Bolsonar BRAZIL- Senatori brazilian, Flavio Bolsonaro ka mbërritur në Shtetet e Bashkuara, vetëm pak ditë pas humbjes në zgjed...
foto ilustruese ARABIA SAUDITE- Vizita e papritur e ministrit saudit të Mbrojtjes në Teheran ngre dyshime për negociata të fshehta pë...
avion SHBA- Uashingtoni po shqyrton mundësinë e një operacioni të shkurtër, por me intensitet të lartë ushtar...