LIVE UPDATES
Bota

Lista Studentore për bashkëpunimin me Listën Serbe: Duhet të punojë në interes të serbëve, jo të SNS-së

Lista Serbe, që është partia më e madhe e serbëve në Kosovë, ka në Kuvendin e Kosovës nëntë nga dhjetë mandatet e rezervuara për komunitetin serb, teksa një deputet është nga partia Për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë e Nenad Rashiqit.

28 October 2026, 10:00 Nga G.M
Lista Studentore për bashkëpunimin me Listën Serbe: Duhet të
Studentët dhe kandidatët e Listës Studentore festojnë pas fitores në zgjedhjet serbe. Beograd, 25 tetor 2026.

 

Vlladan Kuzmanoviqi nga Lista Studentore, e cila fitoi në zgjedhjet parlamentare në Serbi më 25 tetor, tha se Lista Serbe në Kosovë do të duhet të fillojë të punojë në interes të komunitetit serb dhe jo të Partisë Përparimtare Serbe (SNS).

“Fillimisht, ne do t’iu ndihmojmë që të jetojnë me dinjitet, e më pas do të vazhdojmë edhe negociatat që kanë nisur, por që për shkak të politikës hipokrite të kësaj qeverie kanë hyrë në një qorrsokak. Qytetarët duhet të fillojnë të jetojnë me dinjitet, pa i shtypur askush, përfshirë edhe njerëzit e pushtetshëm në nivel lokal”, tha ai në një deklaratë për televizionin beogradas N1.

Lista Serbe u formua në vitin 2013 me mbështetjen e SNS-së dhe ish-presidentit serb, Aleksandar Vuçiq. Kjo parti nuk ka reaguar pasi Lista Studentore fitoi në zgjedhjet e së dielës. Lista Serbe, që është partia më e madhe e serbëve në Kosovë, ka në Kuvendin e Kosovës nëntë nga dhjetë mandatet e rezervuara për komunitetin serb, teksa një deputet është nga partia Për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë e Nenad Rashiqit.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, deri më tani nuk është deklaruar qartë lidhur me fitoren e Listës Studentore apo bashkëpunimin me autoritetet e reja në Serbi. Në mbledhjen e Qeverisë më 28 tetor, ai vetëm konstatoi se, pas zgjedhjeve të së dielës në Serbi, SNS-ja e humbi shumicën parlamentare, teksa Partia Socialiste e Serbisë e Ivica Daçiqit mbeti jashtë Kuvendit.

“Një çerekshekulli pas humbjes së Millosheviqit dhe Sheshelit në fillim të shekullit XXI, humbje pësuan edhe pasardhësit e tyre politikë, Vuçiqi dhe Daçiqi”, tha Kurti.

Më herët, Nenad Rashiq, ministër në Qeverinë e Albin Kurtit, i tha Radios Evropa e Lirë se pas fitores së Listës Studentore pret rifillimin e dialogut ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës për normalizimin e marrëdhënieve. Ai shprehu pritjen që të dyja palët t’i drejtohen integrimit evropian.

Çka e pret Serbinë tani pas rënies së Vuçiqit?

Çfarë politike të jashtme propozon Lista Studentore në Serbi?

Kosova dhe Serbia zhvillojnë dialogun me ndërmjetësimin e BE-së që nga viti 2011, por kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e kushtëzon vazhdimin e tij në nivelin e lartë politik me ekstradimin nga Serbia të Millan Radoiçiqit, i cili mori përgjegjësinë për sulmin e armatosur në Banjskë të Zveçanit.

Lista Studentore ende nuk ka paraqitur një qëndrim të qartë për Banjskën apo Radoiçiqin. llija Sërdanoviq, bartësi i listës së kandidatëve të Listës Studentore, tha më 27 tetor në një intervistë për Radion Evropa e Lirë se, si individ, nuk mund të flasë për këtë çështje para formimit të Qeverisë së re në Serbi.

“Por, sigurisht, do të përpiqemi që për të gjitha çështjet e tilla të marrim më vonë vendime në përputhje me procedurat ligjore që vlejnë në Republikën e Serbisë”, tha ai.

Ai nuk u shpreh as nëse do të bisedojë me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin, duke shpjeguar se Lista Studentore ende nuk e ka marrë mandatin. Megjithatë, Sërdanoviqi tha se autoritetet e reja në Serbi do ta vazhdojnë dialogun për Kosovën, si dhe zbatimin e Marrëveshjes së Brukselit për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, por në përputhje me Kushtetutën e Serbisë. Kosova shpalli pavarësinë nga Serbia në vitin 2008, por Serbia ende e konsideron atë pjesë të territorit të saj./REL

Vlladan Kuzmanoviqi

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin