LIVE UPDATES
Politike

“Turp, qesharak”/ ‘Plas’ në PS-në e Fierit, ish-drejtori i Kadastrës i përgjigjet Petro Koçit: S’mund të më njo

22 July 2021, 07:56 Nga DOSJA
“Turp, qesharak”/ ‘Plas’ në PS-në e Fierit,

TIRANË– Ish-drejtori i Kadastrës në Fier, Ervin Bushi i ka kthyer përgjigje deputetit të sapozgjedhur, Petro Koçi, i cili në një shkrim analitik, rendiste si arsye për rënien e mbështetjes për Partinë Socialiste në Fier, punën e Kadastrës për 8 vite. Në një shkrim në rrjetet sociale, Bushi shkruan se Koçi nuk gëzon mbështetjen e fierakëve dhe se shkaku i largimit të tij nga detyra ka qenë kërkesa e deputetit. Kjo është përplasja e dytë në degën e PS në Fier, pas akuzave që po Koçi hodhi në drejtim të Armando Subashit, se bashkia Fier iu jep tendera kriminelëve.

Por çfarë thoshte Petro Koçi dje? Në shkrimin e tij, deputeti i referohej Kadastrës duke shkruar se “Administrata me performancen e saj nuk ndihmoi. Nderkohe imazhi i saj ne disa sektore si kadastra apo arsimi kishin vleresim negativ, duke u kthyer ne kosto politike per PS. Ndryshimet e bera para fushates sollen nje qasje te re. Me vjen cudi sesi keto dite kadastra i eshte rikthyer konjuktures se vitit te kaluar. Ajo qe bie ne sy eshte rritja e votave per opoziten PD ne kurriz te LSI.Bashkimi PD-PDIU ne Fier dhe perpjekjet me para per te permbysur rezultatin brenda listes se PD dha efektet kryesore.Nese votave te saj i shtojme perqindjen e logjikshme te votave te pavlefshme ne rang bashkie atehere ajo ka nje shtese prej 4000 votash. Ne fakt rreth 3000 prej tyre jane ato qe ka humbur LSI.”.

PERGJIGJIA E PLOTE E ERVIN BUSHIT:

Marr shkas sot për të shkruar këtu referuar një deklarimi të bërë nga Kryetari i emëruar i Partisë Socialiste Z. Petro. Kërkoj mirëkuptimin tuaj edhe nëse i drejtohem drejtëpërdrejtë Zotërisë, por vendosa ta bëj këtë sepse nuk mund ta lejoj që institucionit të cilin e kam drejtuar që prej 2013-2021 ti njolloset puna dhe hidhet poshtë mundi.

Së pari mendoj që nuk është serioze për familjen politike shkrimi i statuseve të tilla prej tij në të cilat fyhen figura e baltosen personalitete duke vënë si kriter vlerësimi interesat personale dhe duke shkelur me të dy këmbët parimet mbi të cilat mbështetet forca jonë politike. Sa keq kështu kur Kryesia e Ps të sjell për të bërë punë të mira dhe ti smundesh të bësh asgjë! Sa keq kështu kur Kryesia të sjell për të punuar e bashkëpunuar dhe ti vetëm përçan dhe njollos!

Sa keq që në vënd të shohësh se sa shumë është rilindur e lulëzuar qyteti ynë ti dëshiron të shohësh vetëm njolla të errëta! Më vjen ndot kur thua se indikator për humbjen e mandateve apo rezultatin e arritur në zgjedhje ka qënë performanca e Ashk-së Fier! Turp për ty të mohosh rezultatet e punës kolosale të ish Drejtorisë së Aluiznit dhe Ashk-së aktuale Fier! Sa keq më vjen kur mohon totalisht të vërtetën kur thua që Ashk Fier ka pasur performancë të ulët!

Ti zoteri i sjell në krye të partisë në Fier e di mirë që në 2013 Aluizni ka filluar punën vetëm me 800 dosje të legalizuara nga paraardhësit dhe tani meqë nuk e di po ta them se e kemi çuar ne 21.000 numrin e banesave të legalizuara. Nëse e mohon përsëri këtë të sugjeroj të shohësh takimet mediatike për shpërndarjen e lejeve ku sëbashku me Kryeministrin dhe drejtues Socialistë kemi gëzuar më qindra qytetarë!

Meqë unë kam qënë drejtuesi i këtij institucioni që prej 2013 deri me Janar të 2021, më takon mua të ti bëj të qarta disa gjëra meqë e keqja na paska ardhur nga Ashk-ja sipas konceptit tënd! Institucioni i Aluiznit dhe aktualisht Ashk Drejtoria Vendore Fier përgjatë viteve nën drejtimin tim është udhëhequr nga Parimet themelore institucionale duke respektuar ligjin dhe zbatuar atë ashtu siç duhet, pa i hyr në hak askujt që i takonte prona, duke i legaëizuar apo çertifikuar të gjitha ato prona që lejonte ligji, por ama PA BËRË ME PRONË ATË të cilit ligji nuk i jep të drejtë të BËHET PRONAR!

Nën drejtimin tim përgjatë këtyre viteve këto institucione janë drejtuar duke u bazuar në korrektësi dhe pa bërë diferenca midis asnjë qytetari qoftë ky i majtë apo i djathtë pasi institucioni ka detyrimin ti shërbej të gjithë qytetarëve të cilët gëzojnë një të drejtë legjitime tek institucioni! Për këtë arsye ju siguroj se çdo qytetar është pritur dhe sqaruar për çdo problem me devotshmëri, korrektësi dhe seriozitet! Në këto vite drejtimi im në keto institucione është bazuar në vlera të larta morale sepse unë zyrën e institucionit shtetëror e kam parë përherë si të shenjtë, dhe e kam ushtruar këtë funksion me korrektësi maksimale dhe përgjegjësi.

Unë i kam shërbyer detyrës pa cënuar askënd dhe pa përfolur askënd! Drejtoria e Ashk-së Fier deri në Janar të vitit 2021 kur unë u largova nga ajo detyrë është cilësuar si model për arritje të rezultateve të cilat e kanë renditur atë të parën apo të dytën ne rang Republike dhe ky ëahtë fakt i dokumentuar dhe publikuar por këtë e kanë dëgjuar vetëm ata që kanë dashur ta dëgjojnë dhe e kanë lexuar vetëm ata që kanë dashur ta shohin! Kuptohet ti je ai qe ske dashur as ta dëgjosh e as ta shohësh rezultatin! Për këtë arsye thua se Drejtoria ka ndryshuar performancë pas largimit tim!

Sa për të qeshur më vjen kur lexoj se vazhdon të thuash gjëra që as vet nuk i beson dhe sa keq me vjen për të gjitjë ata qytetar që janë sorollatur gjatë gjithë kohës se NDRYSHIMIT TËND! Në institucione si Ashk puna matet me rezultate sepse e zeza shkruhet mbi të bardhë, dhe rezultatet e pas Janarit 2021 lënë tmerrësisht për të dëshiruar!

Me vjen keq nëse ndryshimi pozitiv për ty ardhka me këtë rezultat dështak, por jam i sigurt që realisht mund të të duket ndryshim i pa përshkrueshëm sepse ndoshta koha që ju është cënuar shërbimit qytetar mund ti ketë shërbyer interesave të atyre që kërkojnë legalizime pallatesh të ndërtuar mbi lulishte, legalizimin e të cilave nuk e realizuan dot deri me janar te vitit 2021 kur atë Drejtori e drejtoja une!

Kjo mendoj është arsye madhore që të mburrësh një palë e të njollosesh një tjetër! Zotëri unë nuk pëlqej të flas me emra ne rrjete sociale se sështë etike, unë flas sy më sy me kokën lartë me plotë ndërgjegje! Zotëri unë nuk e kam hedhur poshtë asnjëherë besimin që çdo Socialist në Fier më ka dhënë duke me votuar me rezultat diferencues dhe të pa kontestueshëm si Kryetar i Fresh, Kryetar OS, Delegat Kongresi, apo Antar i Asamblesë Kombëtare për dy mandate rrjesht!

Mua me vjen keq për ty Zotëri që duke mos pranuar dot rezultate të tilla fillon dhe nxjerr vrer të pavlerë! Respekti fitohet nuk dhurohet dhe as kërkohet dhe unë të siguroj se kam punuar për të fituar respektin e të gjithë qytetarëve të mirë! Nuk është në parimet e mija që të publikoj të tilla shkrime, pasi problematikat unë mendoj se zgjidhen në bisedime, por ti mor Zotëri me sa po duket e kthen medaljen sipas dritës së diellit TËND!

Më vjen keq kur tjera qëndrime mban në zyrë të Kryetarit të Ps Fier dhe tjera qëndrime shfaq në media e rrjete sociale! Kjo realisht lë shumë për të dëshiruar! Është për të ardhur keq sepse ky reagim nuk mund ti përkoj një socialisti të zgjedhur për të përfaqësuar qytetarët! Edhe për këtë më vjen keq të quaj të zgjedhur sepse është e turpshme që Kryetari i Partisë të votohet aq pak nga Fierakët Socialistë!

Pranoje që ke dështuar edhe këtu dhe kjo për paaftësinë tënde drejtuese, menaxhuese, dhe jo për shkak te performancës së Ashk-së që ka qënë në standarte maksimale. Turp për ty që vazhdon të bëhesh qesharak në media duke sulmuar me fjalë ata që smund ti mposhtësh në rezultate!

(F.g/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike ervin bushi petro koçi ervin bushi petro koçi

Sondazh

Politike 21 July 2021, 19:38

TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha është kthyer në një nga më të besuarit qytetarëve për të bërë denoncime nga më të ndryshme. Së fundmi, një qytetar ng...

Pas automjetit në Ndërmenas, gjendet një tjetër makinë e djegur në rrethrrotullimin e Pojanit

Pas automjetit në Ndërmenas, gjendet një tjetër makinë e djegur në rrethrrotullimin e Pojanit

Vrasja në Fier, dalin PAMJET nga vendi i ngjarjes ku u ekzekutua Selami Hasani

Moti i keq/ Pema e rrëzuar te Stadiumi “Dinamo” bllokon kalimin e këmbësorëve dhe biçikletave

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa