Moti i keq përfshin vendin/ Pukë, Fushë-Arrëz, Kukës e Tropojë pa energji, reshjet e shiut shkaktojnë dëme në banesa dhe rrugë
Kushtet atmosferike në Shkodër shkaktojnë ndërprerjen e energjisë elektrike/ Erërat e forta rrëzojnë disa pem&eu...
Kushtet atmosferike në Shkodër shkaktojnë ndërprerjen e energjisë elektrike/ Erërat e forta rrëzojnë disa pem&eu...
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit 2...
Plagosja me thikë në Korçë/ 30-vjeçari jep dëshminë para policisë: Më sulmuan disa persona të panj...
DURRËS– Dy persona kanë rënë në pranga në portin e Durrësit, pasi janë kapur me leje drejtimi, leje qëndrimi dhe karta shëndeti të falsifikuara.
Policia bën me dijse se janë arrestuar në flagrancë; Sh. L., 50 vjeç, banues në Kavajë dhe A. B., 36 vjeç, banues në Tiranë. Gjatë kontrollit, atyre iu gjetën edhe dy pasaporta shqiptare. Dy të arrestuarit dyshohet se i kishin marrë pasaportat për t’i vulosur në Shqipëri, me qëllim që poseduesit e tyre të mos penalizoheshin për shkeljen e afatit 90-ditor në zonën Schengen.
Njoftimi i policisë:
Vihen në pranga 2 shtetas, pasi në PKK Durrës iu gjetën leje drejtimi, leje qëndrimi dhe karta shëndeti të dyshuara të falsifikuara.
Shërbimet e Policisë Kufitare, në bashkëpunim me specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, kanë arrestuar në flagrancë shtetasit Sh. L., 50 vjeç, banues në Kavajë dhe A. B., 36 vjeç, banues në Tiranë.
Shërbimet e Policisë Kufitare në Portin e Durrësit, gjatë kontrollit të mjetit autobus tip “Kinglong” me drejtues shtetasin A. B. dhe menaxher shtetasin Sh. L., kanë gjetur 2 leje qëndrimi rumune, 2 leje drejtimi rumune dhe 2 karta shëndeti rumune të dyshuara të falsifikuara, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Gjithashtu, gjatë kontrollit iu gjetën edhe dy pasaporta shqiptare që rezultojnë se personat që i posedojnë këto pasaporta janë në Itali. Dy shtetasit e arrestuar dyshohet se i kishin marrë pasaportat për t’i vulosur në Shqipëri, me qëllim që poseduesit e tyre të mos penalizoheshin për shkeljen e afatit 90-ditor në zonën Schengen.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave”, kryer në bashkëpunim.
(kle.mu./dosja.al)
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
KUÇOVË- Banorët e fshatit Lumas janë përplasur sërish fizikisht me policinë e Kurçovës, në ditën e 21 të protestës së tyre. Ata kanë tentuar ...
PEQIN– Dosja.al ka siguruar pamjet nga vendi ku ndodhi vrasja në Peqin mëngjesin e sotëm. Siç shihet dhe në video, vila e rrethuar me lule është kthyer t...
TIRANE– Avokati i familjes Picari, Loren Liço ka deklaruar sot para gjykatës se Mexhit Picari, autori i vrasjes së Kudret Saliajt, e ka ndihmuar financia...
PEQIN– Personi që shikoni në foto është Ylber Xhahysa, 45 vjeç, i cili u vra mëngjesin e sotëm në Peqin, fshatin Gjoçaj. Xhahysa ishte edhe prona...
TIRANË– Qemal Bici, i cili vrau të shoqen një ditë më parë në Librazhd, e akuzonte gruan se e tradhëtonte me drejtorin e shkollës në Dragostunjë.Mësohet se...
Ditën e sotme, Penale e Tiranës ka lënë në burg Mexhit Picarin dhe vajzën e tij, Dhurata Saliaj, pas rëndimit të akuzave nga Prokuroria e Tiranës, që i akuzon a...
TIRANË– Mexhit Picari ka kërkuar ndjesë dhe falje për vrasjen e dhëndrit të tij, Kudret Saliaj. Para Gjykatës, ku iu komunikua masa e sigurisë “arrest me b...
PEQIN– Leonard Bashaliu është shfaqur në gjendje të rënduar emocionale pas vrasjes që kreu mëngjesin e sotëm në Peqin. Përpara grupit hetimor, Bashaliu ka rrëfy...
TIRANË– Gjykata e Tiranës ka lënë në burg babë e bijë, Mexhit Picarin dhe Dhurata Saliajn, të cilët bashkëpunuan për vrasjen e Kudret Saliajt.Ata janë lënë...
TIRANË– Gazetari Artan Hoxha ka deklaruar se Mexhit Picari, personi që vrau dhëndrrin e tij, Kudret Saliaj, ka pasur si qëllim të vrasë edhe avokatin Adria...