Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit
2...
Bota
‘UÇK do të dalë e pastër nga Haga’/ Haradinaj: Unë nuk jam më subjekt i prokurorisë, Kosova do të kalojë nj
6 November 2020, 21:01Nga DOSJA
TIRANE– Ramush Haradinaj u shpreh gjatë intervistës së tij për ‘Cim Peka Live’ se dita e djeshme në Kosovë ishte shumë e rëndë pasi u vunë në pikëpyetje të drejtat dhe sakrificat e luftës.
“Dje ka qenë një ditë e rëndë për vendin tonë, për shkak se tre udhëheqës të UÇK kanë udhëtuar për Hagë. Ne kemi frikë se po vihet në pikëpyetje e drejta dhe sakrifica e kësaj lufte. Kjo pasi ka kaluar një kohë dhe tani mund të dominojnë titujt e lajmeve ndryshe nga e vërteta jonë. Prandaj ne kemi detyrim që të mbrojmë të vërtetën dhe pastërtinë e kësaj lufte.’- u shpreh Haradinaj.
I pyetur se nëse ai do të ftohet në Hagë, Haradinaj u shpreh se tashmë nuk është më në syrin e prokurorisë pasi ka qënë dy herë i pranishëm. Ngjarjet në Kosovë e shqetësojnë dhe vetë Haradinajn, kështu u shpreh vetë kreu i AAK.
‘Sa më përket mua, a kam frikë se do ftohem në Hagë? Nuk jam më subjekt i prokurorisë. Kam qenë dy herë subjekt i ligjit ndërkombëtar me dy verdikte si i pafajshëm. Këto që po ndodhin më shqetësojnë edhe mua sigurisht. Nuk kam mësuar të mësoj se kush është subjekt i hetimeve në Hagë. Ajo që shihet se është një projekt i madh, që mund të jetë shumë më gjithëpërfshirës në hetim dhe shqyrtim gjyqësor. Mendoj se Kosova do të kalojë një etapë të re. Ne si AAK nuk e kemi votuar Gjykatën Speciale jo vetëm sepse donim me i ikë drejtësisë, por sepse kemi besuar që të ndiqen krimet e të gjitha etnive, jo vetëm të shqiptarëve. Për fat të keq nuk kemi gjetur përkrahje nga palët e tjera. Dorëheqja e Thaçit dhe e Vesilti ishte një vendim i drejtë për të mos krijuar probleme procedurale në vend. Për mua ka qenë e pritshme që të ndodhin këto aktakuza. Jam besimplotë se UÇK do të dalë e pastër nga Haga,” tha Haradinaj.
(A.B)/Dosaj.al
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
SHKUP– Maqedonia e Veriut ka hasur pengesën e parë në rrugën për çeljen e negociatave me Bashkimin Europian. Bullgaria i vendosi bllokadën e parë Maqedon...
SHBA– Drejtuesja e Dhomës së Përfaqësuesve të Kongresit amerikan, Nancy Pelosi ka reaguar për procesin e votimeve dhe për deklaratat e Donald Trump për manipuli...
SHBA–BBC i ka kushtuar një artikull të gjatë të gjitha deklaratave që Donald Trump ka dhënë ditën e sotme (6 nëntor 2020) në lidhje me rezultatet e zgjedhjeve n...
SHBA-Ekipi i presidentit Donald Trump ka dhënë një deklaratë, ku ka thënë se populli amerikanë meriton të ketë transparencë të plotë në të gjithë numërimin e ...
PRISHTINË– Kreu i LDK-së, Isa Mustafa ka shprehur hapur mospëlqimin e tij lidhur me caktimit të Vjosa Osmanit si presidente e përkohshme. Ai është shprehur...
SHBA- Procesi i numërimit të votave në Amerikë, vijonë ku pritet të zgjidhet presidenti i ri. Ndërkohë kanë filluar trazirat e para, ditën e sotme pranë ndëtesë...
TIRANE– Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka folur rreth marrëveshjes ekonomike mes Kosovës dhe Serbisë, e cila u firmos më 4...
Bota 6 November 2020, 19:32
SHBA- Kryetari i bashkisë demorakatike të Filadelfias, Jim Kenney ka reaguar, pas akuzave që janë ngritur se në Pensilvani po manipulohen votat. Sipas BBC, Kenn...