LIVE UPDATES
Aktualitet

"Unë jam Zoti"/ Trafikanti i njohur shqiptar i drogës tenton të vetëvritet për herë të tretë në qelinë e tij, ishte nën regjimin 41-bis në Itali 

Një i burgosur nën regjimin 41-bis në burgun e Operas në Itali, ka tentuar të vetëvritet duke u varur kështu me një çarçaf në qelinë e tij.

21 November 2026, 11:14 Nga E.M

"Unë jam Zoti"/ Trafikanti i njohur shqiptar i drogës tenton

ITALI- Një i burgosur nën regjimin 41-bis në burgun e Operas në Itali, ka tentuar të vetëvritet duke u varur kështu me një çarçaf në qelinë e tij. Policia e Burgut arriti të shpëtonte të riun Elvis Demçe dhe u transferua menjëherë në spital.  

Sipas informacioneve ai kishte tentuar tre herë për vetëvrasje. Dy tentativa të tjera të mëparshme kishin bërë që avokati i tij Massimiliano Capuzi, të kërkonte masa të tilla si transferimi i tij në një strukturë të mbrojtur, ku të niste një program terapeutik.

Elvis Demçe, trafikanti i njohur shqiptar i drogës, duket se ka humbur atë vetëbesim të tepruar që e kishte ngjitur në krye të organizatave të përfshira në tregtinë e drogës, duke përjetuar në vend të tij gjendjen e rëndë psikologjike të një burgimi pa rrugëdalje.

Dy ditë më parë, ai lidhi një çarçaf të dhënë nga burgu i Operas, ku aktualisht mbahet nën regjimin e burgimit të posaçëm 41-bis, dhe tentoi të vetëvritej duke u varur. Punonjësit e policisë së burgjeve e gjetën në kohë, e zgjidhën dhe e dërguan në spital. Me sa duket, do të shpëtojë. Por aktualisht ndodhet në terapi intensive.

Dy tentativa të tjera në vitet e kaluara kishin bërë që avokati i tij, Massimiliano Capuzi, të kërkonte masa si transferimi në një strukturë të mbrojtur, ku Demçe të ndiqte një trajtim terapeutik. Kjo nuk ishte bërë e mundur për arsye të ndryshme, ndoshta edhe për shkak të profilit të tij të lartë kriminal dhe dyshimeve të gjyqtarëve lidhur me gjendjen e tij të vërtetë shëndetësore, siç do të shpjegohet më poshtë.

Veprimi vetëdëmtues i këtij 40-vjeçari, i cili për veten kishte krijuar shprehje të forta si “Unë jam Zoti”, mund të rihapë tashmë debatin mbi kushtet në burgje dhe zbatimin e regjimit 41-bis. Madje, thuhet se pritet edhe një interpelancë parlamentare.

Numri një i trafikut të drogës me origjinë shqiptare është përballur me një sërë procesesh gjyqësore. I fundit është aktualisht në zhvillim dhe lidhet me tentativën për rrëmbimin e një rivali. Ndërkohë, ai po vuan një dënim prej 15 vitesh burg për trafik droge, i cili mori formë të prerë më 28 majin e kaluar, pas vendimit të Gjykatës së Kasacionit.

Demçe nuk është dënuar asnjëherë për pjesëmarrje në organizatë mafioze, por për autoritetet antimafia të Romës mbetet një nga trafikantët më të rrezikshëm, ndërsa për gjyqtarët është një kriminel që nuk është shkëputur kurrë nga e kaluara e tij kriminale.

Por sot pyetja është një tjetër: A rrezikon të vdesë nga vuajtjet brenda burgut?

Jo, sipas kryetares së Gjykatës së Apelit me Jurinë, Antonella Capri, e cila ditët e fundit ka rrëzuar plotësisht kërkesën për transferimin e tij në një strukturë terapeutike dhe nuk ka pranuar të autorizojë një ekspertizë të re për të përcaktuar nëse ai vuan nga ndonjë patologji.

E kundërta pretendohet nga mbrojtja, e cila paraqet disa ekspertiza mjekësore, njëra prej të cilave veçanërisht e argumentuar dhe e hartuar një vit më parë. Në të përmendet e ashtuquajtura “diagnozë e dyfishtë”: çrregullim i shkaktuar nga përdorimi i lëndëve narkotike, i ndërthurur me varësinë nga medikamentet e nevojshme për trajtimin e tij. Mbrojtja i referohet gjithashtu një vendimi të Gjykatës së Apelit, e cila në vitin 2025 ishte shprehur në favor të së drejtës së tij për të marrë trajtim mjekësor.

Duke dyshuar se gjithçka mund të ishte një përpjekje për të manipuluar sistemin, Prokuroria ka mbajtur gjithmonë qëndrim kundër transferimit të tij. Kufiri mes shtirjes dhe një patologjie të mirëfilltë duket se ndonjëherë është shumë i hollë. Në të kaluarën ka pasur raste mjekësh bashkëpunues me të burgosurit (ose me bosët kriminalë), si dhe certifikatash mjekësore të manipuluara. Por më shumë se e kaluara, shqetësim ngjall e ardhmja.

Urdhri më i fundit gjyqësor, që i është njoftuar Demçes, lidhet me personat që dyshohet se porositën vrasjen e Fabrizio Piscitellit, i njohur si “Diabolik”, në Parkun e Ujësjellësve në vitin 2019. Hetimi i prokurorit Francesco Cascini dokumenton përpjekjet e Demces për të marrë hak për mikun e tij. Është e qartë se trafikanti shqiptar i drogës do të duhet të mbrohet edhe nga akuza se ka tentuar të eliminojë bosin rival, Giuseppe Molisso.

Ndërkohë, situata e tij aktuale përshkruhet si një lloj burgimi “shëtitës”, shpjegon avokati Capuzi. Ai është transferuar në burgje të ndryshme në të gjithë Italinë, gjë që, natyrisht, ndikon edhe te vizitat e familjarëve dhe miqve.

Mes personave që kanë shprehur nevojën për shtrimin e Demces në spital është edhe përgjegjësja e shërbimit të mjekësisë penitenciare në burgun e Operas, Laura Mannarini. Ajo ka sugjeruar këtë zgjidhje për të trajtuar “çrregullimin bipolar me simptoma psikotike” nga i cili, sipas vlerësimeve mjekësore, ai vuan.

Një kallëzim për moskryerje të detyrave zyrtare ndaj departamentit të policisë penitenciare ishte depozituar një vit më parë, por deri më tani nuk ka pasur asnjë rezultat./Dosja.al 

 

Elvis Demçe Itali

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin