Veliaj refuzon të operohet në Fier, kërkon ndërhyrjen në Tiranë: I jam drejtuar GJKKO-së, nuk ja besoj jetën Kryeministrit
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit 2...
Plagosja me thikë në Korçë/ 30-vjeçari jep dëshminë para policisë: Më sulmuan disa persona të panj...
“Më goditën në kokë dhe më shanin”/ 16-vjeçari tregon dhunën në polici: Më gjobitën 5 mi...
Trajneri i Feyenoordit beson te mundësitë e skuadrës së tij përpara përballjes në Champions League. Holandezi vlerëson cilësinë dhe përvojën e zikaltërve, por thekson se ekipi i tij do të ketë shanset për të marrë një rezultat pozitiv.
ITALI - Feyenoord kërkon të surprizojë Interin në Champions League dhe trajneri Giovanni van Bronckhorst beson se skuadra e tij ka mundësitë për ta bërë këtë. Në prag të përballjes me zikaltërit, tekniku holandez kujtoi fitoren ndaj Comos dhe u shpreh se ekipi i tij mund të përsërisë të njëjtën paraqitje edhe përballë formacionit të drejtuar nga Cristian Chivu.
Van Bronckhorst ka analizuar me kujdes kundërshtarin, duke ndjekur edhe derbin e fundit ndaj Milanit. Ai vlerësoi cilësinë dhe përvojën e Interit, por evidentoi edhe disa nga karakteristikat e lojës së skuadrës italiane.
“Kam parë disa ndeshje të Interit, përfshirë edhe atë të fundit kundër Milanit. Është një kundërshtar i vështirë, që luan një futboll të ngjashëm me tonin. Ka shumë dëmtime, por edhe shumë cilësi dhe përvojë. Interi nuk e ka problem të mbrohet në bllok të ulët dhe më pas të sulmojë hapësirat. Është një skuadër e kompletuar”, u shpreh trajneri i Feyenoordit.
Megjithatë, holandezi nuk e fshehu besimin te skuadra e tij. “Ata kanë disa mungesa, por ne do të kemi shanset tona për ta fituar ndeshjen, ashtu siç kemi pasur gjithmonë. Interi do të jetë ndryshe nga ai që pamë kundër Barcelonës, por e di mirë se çfarë duhet të bëjë në Champions League për të ecur përpara. Ne duhet të luajmë mirë letrat tona dhe të kërkojmë një rezultat të madh”, deklaroi ai.
Në fund, Van Bronckhorst kujtoi edhe vështirësitë e Feyenoordit në transfertë, duke shpresuar që skuadra të përsërisë suksesin e arritur në shtëpi ndaj Comos. Një fitore që i jep besim ekipit holandez përpara një prove të vështirë kundër Interit.
B.T (Dosja.al)
ITALI - Humbja 2-0 ndaj Juventusit ka shkaktuar tensione të forta te Napoli. Sipas raportimit të gazetës italiane “Il Mattino”, Massi...
FRANCE - Thiago Motta mund të rikthehet së shpejti në pankinë, këtë herë në kampionatin francez. Ish-trajneri i Juventus...
PORTUGALI - Cristiano Ronaldo Jr. ka marrë një tjetër hap të rëndësishëm në karrierën e tij të re. Djali i mad...
ZVICER - Gianni Infantino është përfshirë në një tjetër polemikë, pas zbulimeve se FIFA ka paguar gati 4 milionë do...
GJERMANI - Harry Kane ka shpjeguar arsyet që e shtynë të largohej nga Tottenham në verën e vitit 2023, pas gati dy dekadash të lid...
SPANJE - Futbolli spanjoll është në zi pas lajmit tragjik për ndarjen nga jeta të Jesús de Miguel. Sulmuesi i Tenerife-s, i cili...
SPANJE - Polemikat e Kylian Mbappés me Kinën po kthehen në një problem serioz për La Ligan. Përplasja e sulmuesit francez ...
FRANCE - Paris Saint-Germain përgatitet për një transfertë delikate ndaj Villarrealit në Champions League, por Luis Enrique nuk e ka en...
ZVICER - Faza e ligës së UEFA Champions League hyn në një tjetër pikë të rëndësishme me zhvillimin e ndeshjeve t&eu...
GJERMANI - Harry Kane është shumë pranë rinovimit të kontratës me Bayern Munich. Sulmuesi anglez ka dhënë sinjale të...