3 November 2026, 10:26
Nga DOSJA
SPANJE - Futbolli spanjoll është në zi pas lajmit tragjik për ndarjen nga jeta të Jesús de Miguel. Sulmuesi i Tenerife-s, i cili po luftonte për jetën pas një përplasjeje të rëndë gjatë ndeshjes ndaj Andorrës, ndërroi jetë të martën, më 3 nëntor, në orën 08:00 të mëngjesit. Lajmi u konfirmua nga vetë klubi, përmes një deklarate prekëse.
Ngjarja ndodhi në minutat shtesë të takimit mes Tenerife-s dhe Andorrës, në një moment kur skuadra vendase po kërkonte golin e fitores. Portieri i miqve, Owono, doli larg portës për të ndërhyrë dhe u përplas me De Miguelin. Gjuri i tij goditi sulmuesin në kraharor, duke e rrëzuar në tokë pa ndjenja. Lojtarët e të dyja skuadrave kërkuan menjëherë ndërhyrjen e stafit mjekësor, ndërsa gjyqtari ndëshkoi me karton të kuq portierin e Andorrës.
De Miguel u transportua me urgjencë në spital, ku mjekët konstatuan arrest kardiak. Ai u shtrua në terapi intensive, por gjendja e tij u përkeqësua gjatë natës. Në përditësimin e fundit përpara njoftimit të vdekjes, Tenerife kishte bërë të ditur se gjendja neurologjike e futbollistit ishte rënduar.
Përmes deklaratës zyrtare, klubi shprehu dhimbjen e thellë për humbjen e lojtarit dhe solidaritetin me familjen e tij, duke kërkuar respektimin e privatësisë së të afërmve në këtë moment të vështirë.
“Me zemër të thyer dhe me mosbesim përballë një realiteti kaq të ashpër, CD Tenerife njofton ndarjen tragjike nga jeta të Jesús de Miguel Alameda. Nuk ka fjalë që mund ta lehtësojnë një dhimbje të tillë. Jemi pranë familjes, të afërmve dhe gjithë komunitetit të klubit”, thuhet në reagimin e Tenerife-s.
B.T (Dosja.al)
Sport
3 November 2026, 10:00
SPANJE - Polemikat e Kylian Mbappés me Kinën po kthehen në një problem serioz për La Ligan. Përplasja e sulmuesit francez ...
Sport
3 November 2026, 09:30
FRANCE - Paris Saint-Germain përgatitet për një transfertë delikate ndaj Villarrealit në Champions League, por Luis Enrique nuk e ka en...
Sport
3 November 2026, 09:00
ZVICER - Faza e ligës së UEFA Champions League hyn në një tjetër pikë të rëndësishme me zhvillimin e ndeshjeve t&eu...
Sport
3 November 2026, 08:30
GJERMANI - Harry Kane është shumë pranë rinovimit të kontratës me Bayern Munich. Sulmuesi anglez ka dhënë sinjale të...
Sport
3 November 2026, 08:00
Thierno Barry, i cili shënoi përsëri të hënën në mbrëmje kundër Newcastle, kishte shënuar edhe kundër Ma...
Sport
3 November 2026, 07:30
ANGLI - Jack Grealish është sërish në telashe për shkak të jetës jashtë fushës. Anësori anglez i Evertonit &eu...
Sport
3 November 2026, 00:29
ITALI - Udinese ka vendosur të ndryshojë drejtimin teknik pas rezultateve zhgënjyese në kampionat. Klubi friulian ka zyrtarizuar shkarkimin ...
Sport
2 November 2026, 23:16
ITALI - Atalanta ka pësuar një disfatë të rëndë në shtëpi, duke u mposhtur 3-0 nga Parma në ndeshjen e vlefshme p&e...
Sport
2 November 2026, 22:41
SPANJE - Ish-trajneri i West Bromwich Albion, Pepe Mel, ka pësuar një goditje në tru, duke u dërguar me urgjencë në spital. Trajne...
Sport
2 November 2026, 22:28
TURQI - Taulant Seferi po kalon një moment pozitiv në Turqi dhe këtë e konfirmon edhe paraqitja e fundit me skuadrën e tij. Sulmuesi sh...