Veliaj refuzon të operohet në Fier, kërkon ndërhyrjen në Tiranë: I jam drejtuar GJKKO-së, nuk ja besoj jetën Kryeministrit
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit 2...
Plagosja me thikë në Korçë/ 30-vjeçari jep dëshminë para policisë: Më sulmuan disa persona të panj...
“Më goditën në kokë dhe më shanin”/ 16-vjeçari tregon dhunën në polici: Më gjobitën 5 mi...
Kapiteni i River Plate sulmon ashpër arbitrimin pas humbjes ndaj Boca Juniors, kritikon drejtuesit e futbollit argjentinas dhe paralajmëron se sporti në vend po humbet prestigjin.
ARGJENTINE - Nicolás Otamendi nuk i ka kursyer kritikat pas humbjes së River Plate ndaj Boca Juniors në Superclásicon argjentinase. Kapiteni i skuadrës dhe ish-futbollisti i Benficës shpërtheu kundër arbitrimit të Nicolás Ramírez dhe mënyrës se si u përdor sistemi VAR, duke vënë në diskutim edhe drejtimin e futbollit në Argjentinë.
“VAR-i duhet të jetë aty për të ndihmuar gjyqtarin. Kur një episod duhet analizuar, duhet të presësh dhe jo të kalosh menjëherë te aksioni tjetër. Përndryshe, është sikur ata të jenë ulur aty duke ngrënë kokoshka dhe duke pirë Coca-Cola. VAR-i ekziston për një arsye dhe episodet duhet të analizohen”, deklaroi Otamendi.
Mbrojtësi ishte i pakënaqur edhe me kriteret e përdorura nga arbitri, duke pretenduar se dy skuadrat nuk u trajtuan në të njëjtën mënyrë.
“Gjyqtari duhet të jetë në lartësinë e një ndeshjeje si Superclásico. Sot nuk përdori të njëjtat standarde për të dyja ekipet. Gjyqtari nuk duhet të jetë protagonisti kryesor i ndeshjes”, u shpreh ai.
Kritikat e Otamendit shkuan përtej kësaj përballjeje, duke përfshirë edhe gjendjen e përgjithshme të futbollit argjentinas.
“Futbolli argjentinas po humbet prestigjin. Një vend që ka kaq shumë lojtarë të mirë po e shkatërron futbollin e tij dhe kjo është shqetësuese”, theksoi kapiteni i River Plate.
Ai u ndal edhe te episodi me Leandro Paredes, duke vënë në pikëpyetje kriteret disiplinore të gjyqtarit: “Kartoni i dytë i verdhë i Paredes nuk u vlerësua në të njëjtën mënyrë si përjashtimet tona”.
Pavarësisht zhgënjimit nga humbja dhe një sezon që e konsideron negativ, Otamendi kërkoi që skuadra të shohë përpara. Në fund, ai dha edhe një mesazh të drejtpërdrejtë për sezonin e ardhshëm: “Vitin tjetër, le të thonë se kush do të jetë kampion dhe ne do të shkojmë të luajmë”.
B.T (Dosja.al)
SPANJE - Barcelona po mendon të ndërhyjë në repartin defensiv gjatë merkatos së janarit, por për të siguruar një p&...
Oliver Glasner e ka fituar tashmë Europa League me Eintracht Frankfurt në vitin 2022 dhe Conference League me Crystal Palace në vitin 2026 ANGL...
ITALI - Fitimi i titullit botëror në Formula 1 solli emocione të jashtëzakonshme për Kimi Antonellin. Pas përfundimit të &Cce...
ARABIA SAUDITE - Cristiano Ronaldo nuk do të jetë pjesë e skuadrës së Al Nassr për transfertën ndaj Pakhtakorit në Uzbek...
SPANJE - Real Madridi vazhdon serinë pozitive, duke triumfuar 3-0 në transfertë ndaj Racing Santander. Skuadra e drejtuar nga José Mourin...
GJERMANI - Bayern Munich përballet me probleme të rëndësishme pas barazimit 2-2 ndaj Borussia Dortmundit në Bundesligë. Dy lojtar&...
Antonelli, i ngritur nga Verstappen dhe Hamilton, me një total të kombinuar prej 12 titujsh së bashku ITALI - Të bëhesh kampion bote ...
FRANCE - Fitorja 2-0 e Lyonit ndaj Angers nuk ishte thjesht një tjetër sukses në kampionat për Paulo Fonsecan. Trajneri portugez u përf...
Senny Mayulu, Ferran Torres, Maghnes Akliouche dhe Désiré Doué mund të udhëheqin sulmin parizien FRANCE - Në munges&e...
ANGLI - Mikel Arteta nuk e fshehu kënaqësinë pas fitores së rëndësishme të Arsenalit në Anfield. Triumfi 1-0 ndaj Liverp...