"Të relaksohemi"/ Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund, por ne i vlerë...
Aktualitet
VD/ Meta vendos të përgjigjet për debatet me Bashën! Çfarë do bëjë pas presidencës?
21 November 2021, 13:24Nga DOSJA
TIRANË– Presidenti Ilir Meta do të përgjigjet për të gjitha debatet që kanë ndodhur ditët e fundit me kreun e Partisë Demokratike Lulzim Basha. Përballë analistëve, ditën e hënë në orën 20:45, presidenti i vendit do të jetë live në ‘Çim Peka’ në ‘Syritv’ përballë analistëve, Andi Bejtja, Enton Abilekaj dhe Armand Shkullaku.
‘Të vërtetat me Bashën, lutja për shtyrjen e zgjedhjeve në Gjermani, raportet me SHBA-në, përplasjet me Yuri Kim’– janë disa nga tematikat më të ‘nxehta’ që do të marrin përgjigje nga kreu i shtetit nesër.
Se çfarë do bëjë Meta pas presidencës, do e zbulojmë ditën e hënë.
Si nisi përplasja Basha-Meta?
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka deklaruar në një intervistë për VOA se në trekëndëshin e të keqes janë më shumë se tre persona, janë lidhjet me oligarkët dhe krimin kundër interesave të qytetarëve. Basha deklaroi disa ditë më parë se qasja e Metës para zgjedhjeve ishte ajo që shkatërroi frymën opozitare në 25 prill. Presidenti iu përgjigj deklaratës së Bashës përmes një mesazhi të publikuar nga zëdhënësi i tij Tedi Blushi. Ai e cilësoi Bashën si kontribuuesin kryesor të Rilindjes, duke thënë se ai iu është “lutur me lot në sy” Presidentit Meta, në Gjermani, për t’i anulluar zgjedhjet vendore .
GJIROKASTËR- Një 52-vjeçar është arrestuar ditën e sotme në Gjirokastër, pasi është kapur me mallra kontrabandë. Mësohet se në prangat e policisë ka...
FIER– Në orët e vona të mbrëmjes policia ka kryer kontrolle në qytetin e Fierit. 6 postblloqe policisë vendore, të rendit, të luftës kundër krimeve, të an...
TIRANË– Psikologia e shkollës ka qënë ajo e cila ka zbuluar rastin e abuzimit që babai në Kamëz kryente ndaj vajzës së tij. E mitura i ka rrëfyer psi...
KAMËZ– Detaje të reja janë zbuluar nga rasti i rëndë i ndodhur në Kamëz gjatë fundit të tetorit të këtij viti, ku babai dhunonte në mënyrë makabre va...
ITALI- Dy shqiptarë janë arrestuar ditën e sotme në Itali. Umbriaradio shkruan se dy 40-vjeçarë janë kapur me 12 gramë kokainë.Të dy ndodheshin në një ma...