Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit
2...
Aktualitet
Vdekja e mistershme e Evgjeni Baxhos/ Gazetarja Hoxha: Personi i fundit që e takoi është i riu nga Tirana, telefonata e ngrit
2 June 2021, 20:48Nga DOSJA
TIRANË- Gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha ka dhënë detaje për vrasjen e 23-vjeçares Evgjeni Baxho, në trupin e së cilës u gjetën disa simbole që nuk dihet çfarë kuptimi kanë.
Në emisionin “Open”, Hoxha tha se do të bëhet ekspertiza në rrjetet e saj sociale ndërsa kontakti i fundit i saj ishte një 28-vjecar me të cilin punonte dhe qëndroi për 10 minuta në kafene.
“Vdekje është shkaktuar nga tromboza, por pritet dhe vendimi i ekspertizës nga telefonat celularë dhe një laptop, nga përmbajtja e të cilëve mund të zbardhet diçka lidhur me mesazhet e mundshme që ka shkëmbyer.
Janë marrë dëshmi nga personat e fundit që kanë kontaktuar së fundmi me të. Ajo punonte në një kompani telefonike dhe personi i fundit që besohet se e ka takuar është një i ri nga Tirana që ka treguar miqësinë e rastësishme me të dhe telefonatën për të ditur pse nuk ishte paraqitur në punë prej 10 ditësh.
Ai tha se ishte një vajzë e qetë, dhe e kishte ftuar për kafe, por qëndroi vetëm 10-15 minuta, pasi vajza ishte çuar me shpejtësi nga kafja pas një telefonate që rezultoi të ishte i tezes.
Po vëzhgohen edhe komunikimet e saj në Facebook, ndërsa është marrë dëshmia e mjekut për shkak të disa recetave të gjendur në dhomën ku qëndronte me qira. Deri tani, ekspertët e kanë të pamundur të interpretojnë simbolet në trupin e saj”, tha Hoxha.
TOP CHANNEL
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
KORÇË- Emisioni Stop në Tv Klan denoncoi problemin e 88-vjeçares Nasta Tore nga fshati Mborje i Korçës, e cila kishte bërë kontratë no...
Aktualitet 2 June 2021, 20:43
TIRANË– Kryeprokurorja e Tiranës, Elisabeta Imeraj ka komentuar arrestimit e bujshëm të Emiljano Shullazit dhe të grupit të tij. Teksa ishte e ftuar ...
GREQI- 22 deputetë të partisë opozitare Syriza kanë thirrur në interpelancë orët e fundit ministrin e Mbrojtjes së qytetarit dhe atë të Shëndetësisë në lidhje m...
TIRANË– Kryeprokurorja e Tiranës, Elisabeta Imeraj ka mohuar të ketë ndjekur, përgjuar në momente intime apo edhe kërcënuar Hans Kijlstra, të larguarin nga...
TIRANË– Kryeprokurorja e Tiranës Elzabeta Imeraj është pyetur në studion e emisionit “Opinion” lidhur me rihapjen e hetimeve për ngjarjet e 21 Janari...
TIRANË– Kryeprokurorja e Tiranës Elisabeta Imeraj është përballur sot me pamjet e fikshme të atentit që u bë ndaj Edison Begajt në Vlorë, në sy të fë...
TIRANË- Ish-drejtuesi i Policisë, Arben Hajdarmataj, i ftuar në “Open”, tregohet kritik ndaj policisë për fenomenet e ndodhura së fundmi në vendin tonë, ku...