17 November 2026, 11:53
Nga E.d
Erion Veliaj
TIRANA- Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka kërkuar ditën e sotme për herë të parë të marrë pjesë në seancën gjyqësore ndaj tij në Gjykatën e Posaçme. Përmes një letre drejtuar gjykatës, Veliaj ka kërkuar shtyrjen e seancës. Në lidhje me këtë ai ka deklaruar se gjendja shëndetësore dhe mungesa e dokumentacionit mjekësor e pengojnë të jetë i pranishëm në proces. Në lidhje me këtë, Veliaj pretendon se prej 10 ditësh kërkon dokumentacionin mjekësor, por nuk ka marrë asnjë shpjegim, ndërsa thekson se i është rekomanduar një ndërhyrje kirurgjikale.
“Për shkak të gjendjes shëndetësore për të cilën më është rekomanduar ndërhyrje kirurgjikale, kam 10 ditë që kërkoj dokumentacionin mjekësor, por s’më është dhënë asnjë shpjegim. Kjo situatë më pengon të marr pjesë në gjykim dhe kërkoj që seanca gjyqësore të shtyhet”, tha Veliaj.
Gjatë seancës, prokurori Altin Dumani deklaroi se Prokuroria nuk disponon dokumentacion mjekësor që të pasqyrojë gjendjen shëndetësore të kryebashkiakut. Dumani tha nuk ka asnjë relacion mjekësor nga mjeku i burgut, i cili përshkruan gjendjen shëndetësore të Veliajt.
“Ne nuk kemi asnjë relacion mjekësor nga mjeku i burgut të na përshkruajë gjendjen shëndetësore të Veliajt. Nuk kemi asnjë dokument konkret mbi gjendjen e tij që të ishim të qartë”.
Nga ana tjetër, avokati Ndreca kundërshtoi qëndrimin e prokurorit, duke thëse se Prokuroria është e informuar mbi gjendjen shëndetësore të Veliajt. Më tej, ai tha se kryebashkiaku kërkon informacion mbi gjendjen e këmbës dhe grafitë për t’i konsultuar me një mjek, por nuk i vihet në dispozicion kartela mjekësore.
“Prokuroria është e informuar mbi gjendjen shëndetësore të Veliajt. Këtë thotë edhe i pandehuri, kërkon info mbi situatën reale të këmbës dhe grafinë për ta konsultuar me mjek. Nuk i jepet kartela mjekësore. Veliaj e ka shprehur vullnetin për të marrë pjesë në seancë”, tha Ndreca./Dosja.al
Erion Veliaj Altin Dumani plarent ndreca
Politike
17 November 2026, 11:32
E.d
Ervin Demo
TIRANA- Ministri i Punëve të Brendshme, Ervin Demo ka deklaruar ditën e sotme se nga 1 janari do të ulen tarifat e për p...
Politike
17 November 2026, 11:24
E.d
Kryeministri Edi Rama duke mbajtur çmimin ‘CER Lord Jakobovits’
BRUKSEL- Kryeministri Edi Rama është nderuar me çmimin &ls...
Politike
17 November 2026, 11:00
E.d
Hajredin Kuçi
HAGA- Gjykata Speciale në Hagë e ka dënuar Hajredin Kuçin me një muaj burgim me kusht. Dënimi nuk d...
Politike
17 November 2026, 10:58
E.d
Fadil Fazliu
HAGA- Gjykata Speciale në Hagë e ka dënuar Fadil Fazliun me 12 muaj burgim në rastin për pengim të drejtë...
Politike
17 November 2026, 10:57
E.d
Isni Kila
HAGA- Gjykata Speciale në Hagë e ka shpallur të pafajshëm Isni Kilajn për akuzat në rastin për pengim t&eum...
Politike
17 November 2026, 10:50
E.d
Hashim Thaçi
HAGA- Gjykata Speciale në Hagë e ka shpallur fajtor Hashim Thaçin për disa pika të aktakuzës n&eum...
Politike
17 November 2026, 10:49
E.d
Pamje
HAGA- Gjyqtari Christopher Gosnell tha se gjatë vizitës së Isni Kilajt në Qendrën e Paraburgimit në Hagë, më 6 t...
Politike
17 November 2026, 10:46
E.d
Gjyqtari Christopher Gosnell
HAGA- Gjyqtari Christopher Gosnell ka deklaruar gjatë seancës gjyqësore e cila po zhvillohet në Hag&eum...
Politike
17 November 2026, 10:42
E.d
Gjyqtari Christopher Gosnell
HAGA- Gjyqtari Christopher Gosnell ka deklaruar gjatw seancws gjyqwsore e cila po zhvillohet nw Hagw, se Hashim Thaçi...
Politike
17 November 2026, 10:38
E.d
Gjykatësi Christopher Gosnell
HAGA- Gjykatësi Christopher Gosnell tha se Hashim Thaçi dhe Fadil Fazliu akuzohen për tentativë ...