LIVE UPDATES
Politike

Dokumenti/ ‘Basha i vendosi rrugës emrin e një krimineli’, PD i përgjigjet Veliajt: E miratuat ju. Bëre mashtrime të tr

23 January 2020, 16:19 Nga DOSJA
Dokumenti/ ‘Basha i vendosi rrugës emrin e një krimineli’,

TIRANË- Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka hedhur akuza kundër Lulzim Bashës, duke thënë se kur ka drejtuar Tiranën i ka vendosur një rruge emrin e një krimineli që është dënuar me burgim të përjetshëm. Akuzat e Veliajt janë bërë në fjalën e mbajtur në hapjen e konkursit për godinën e re të Bashkisë së Tiranës, ku u shpreh se gjatë administratës së mëparshme, një prej rrugëve të kryeqytetit ka marrë emrin e një të dënuari përjetë, ku për ironi në këtë lagje jeton prokurori që ka kërkuar dënimin e tij.

“Më shkruajti një ditë një prokuror, i cili tha: Më vjen turp kur më vjen posta në shtëpi sepse emri i rrugës mban emrin e një trafikanti që unë e kam dënuar me burgim të përjetshëm dhe vrasje. Qoka që i kishte bërë ish-administrata para nesh ishte që këtij të fortit i kishin vënë emër rruge. Prokurori që e kishte çuar prapa kangjellave kishte adresën tek ajo rrugë, është të fyesh inteligjencën në mënyrë spektakolare. Nëse ka personalitete që do të duhet të vlerësojmë nga arkitektura, urbanistika, inxhinierë, që të mos presim të bjerë tërmeti i radhës dhe të kujtohemi që heronjtë i kemi mes nesh”, deklaroi Veliaj.

Por pas këtyre akuzave ka ardhur një reagim dhe Partia Demokratike, e cila ka publikuar një Vendim të Këshillit Bashkiak të Tiranës që mban firmën e Aldrin Dalipit, i zgjedhur nga Partia Socialiste si Kryetar Këshilli. Në një reagim në Facebook, ish-deputetja e Partisë Demokratike, Dhurata Çupi shkruan se rrugën me emrin e vëllait të Mark dhe Arben Frrokut  e propozoi dhe e miratoi PS.

“Mashtrimet e Erion Veliajt janë të trasha dhe qesharake. Për të bërë pis kryetarin e PD me trafikantë droge, tutorë prostitutash dhe vrasës, siç është mësuar me kryetarin e tij, Erion Veliaj shpiku sot një sajesë sikur Basha i paska vënë emrin e një krimineli një rruge në Tiranë. Aspak e vërtetë! Mashtrim banal, por djallëzor! Vëllanë e Mark dhe Arben Frrokut e nderoi Partia Socialiste e Edi Ramës dhe Erion Veliajt, pasi erdhën në pushtet. Vendimi i Këshillit Bashkiak në foto tregon se ishte PS ajo që e propozoi dhe e miratoi emrin e rrugës, siç ka bërë, sa herë ka patur pushtet, duke vendosur emra kriminelësh që kanë vrarë dhe torturuar me mijëra shqiptarë gjatë regjimit diktatorial. Erion Veliaj mund të përpiqet me mashtrime banale të bëjë të duken njësoj Lulzim Basha me Edi Ramën për të përfituar vetë, por e bardha me të zezën janë të pangatërrueshme! Ne nuk jemi të gjithë njësoj!”, shkruan Çupi.

Por si u vendos emri i Leonard Frrokut në këtë rrugë?

Siç shihet në dokumentin e publikuar nga Partia Demokratike, vendimi është marrë në datën 25.06.2014, kohë kur Lulzim Basha ka qenë në krye të Bashkisë Tiranë. Por është firmosur nga Aldrin Dalipi, i cili është nga radhët e PS. Leonard Frroku, është vëllai i ish-deputeti Mark Frroku dhe Arben Frrokut, i cili është dënuar për vrasjen e komisar Dritan Lamaj. Leonardi, ka vdekur në një aksident rrugor në vitin 2006.  Ndryshimi i emrit të rrugës “Nexho Konomi” në “Leonard Frroku” u propozua nga Këshilli i Njësisë Bashkiake Nr. 6, njësi që drejtohet nga socialisti Krenar Cenollari. Në relacionin që ky këshilli i drejton Këshillit Bashkiak të Tiranës më datën 27 prill të vitit 2012 thuhet se Leonard Frroku i datëlindjes 1974 “ka kontribuar në rritjen e mirëqënies së komunitetit ku ka jetuar” dhe se një prej veprave të tij si biznesmen “është rruga tek Unaza e Re, në Tiranë, e cila u financua prej tij”.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike aldrin dalipi dhurata cupi erion veliaj krenar cenollari partia demokratike rruga leonard frroku aldrin dalipi dhurata cupi erion veliaj krenar cenollari partia demokratike rruga leonard frroku

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin