Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit
2...
Bota
‘Vendimtare që të zgjidhet situata me dialog’, von der Leyen takohen me presidentin serb në vijim të turit ballk
30 September 2021, 09:47Nga DOSJA
SERBI- Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen në vazhdën e turit të saj ballkanik, është takuar sot me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç.
Në një postim në Twitter, ajo ka folur rreth çështjes së dialogut, ku u shpreh se është e nevojshme një zgjidhje e qëndrueshme pvr situatën në pikat e Jarinjës dhe Bërnjakut të cilat vijojnë të mbeten të bllokuara.
“Unë i përgëzoj hapat e ndërmarrë deri më tani në reformat dhe sundimin e ligjit. E rëndësishme për të përparuar më tej në mënyrë që Serbia të mund të anëtarësohet në BE. Gjithashtu vendimtare është të përdoret dialogu i lehtësuar nga BE-ja për ta gjetur një zgjidhje të qëndrueshme për situatën aktuale me Kosovën”, shkroi ajo.
“Bashkëpunimi është e vetmja rrugë përpara”, theksoi presidentja e Komisionit Evropian.
Vizitat e von der Leyen vijnë një javë para samitit të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor i cili do të mbahet më 6 tetor. Von der Leyen e paralajmëroi vizitën në vendet e Ballkanit Perëndimor gjatë fjalimit të saj të përvitshëm në Parlamentin Europian. Vizita e Leyen vjen në një moment kur Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut presin miratimin e hapjes së negociatave pasi procesi është bllokuar dy herë nga vetoja e Bullgarisë ndaj Shkupit, megjithëse vendet e tjera anëtare kishin rënë dakord që dy vendeve t’i jepet drita jeshile.
(d.a/dosja.al)
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
KOSOVË– Sekretari Media dhe Komunikim në Lëvizjen Vetëvendosje, Arlind Manxhuka, ka reaguar lidhur me deklaratën e zëvendëskryeministrit të Kosovës, ...
KOSOVË– Në ditën e 11 të vendosjes së reciprocitetit të targave, dogana e Jarinjës dhe Bërnjakun vijon të mbetet e bllokuar.Ndërkohë forcat e KFOR-it...
FRANCË– Franca ka akuzuar Australinë se ka gënjyer pak para se Canberra të anulonte një kontratë të madhe nëndetëse, me ministrin e jashtëm francez q...
EKUADOR- Numri i të vdekurve në një betejë bandash në një nga burgjet më të mëdhenj të Ekuadorit shkoi në 116, tha presidenti Guillermo Lasso, pasi autoritetet ...
GREQI- Treguesit në lidhje me situatën epodemiologjike të koronavirusit në Greqi janë shqetësuese ditët e e fundit.Sipas mediave greke, Selaniku, Larisa, Kilkis...
KOSOVË– Ditën e sotme pritet të vijojnë diskutimet në Bruksel në lidhje me një marrëveshje të përbashkët midis Kosovës dhe Serbisë në lidhje me recip...
SHBA– Themeluesi i SpaceX, Elon Musk, ka tejkaluar sërish pasurinë marramendëse të Jeff Bezos. Ai i tha prestigjozes Forbes, se do ta shënonte këtë rast d...
Skandinavët janë të ngjashëm në vështrim të parë: shumë përparimtarë, të mësuar me mirëqenie, me taksa jashtëzakonisht të larta për birrën. Por sigurisht që kjo...
Tensionet në vendkalimet kufitare (vendkalime administrative, siç i quan pala serbe) Jarinje dhe Bërnjak po vazhdojnë për më shumë se dhjetë ditë me radh...