25 October 2026, 16:08
Nga DOSJA
FRANCE - Kush do ta fitojë “Topin e Artë”? Ky është diskutimi që shoqëron çdo vit botën e futbollit përpara Galasë më prestigjioze të çmimeve individuale. Ndërsa tifozët dhe mediat përpiqen të zbulojnë emrin e fituesit, dy persona e dinë atë përpara pjesës tjetër të botës, por janë të detyruar ta ruajnë sekretin deri në momentin zyrtar.
Bëhet fjalë për Laure-Isabelle Mellerio, përfaqësuese të brezit të 14-të të familjes që drejton shtëpinë e njohur franceze të bizhuterive Mellerio, dhe argjendarin Jean-Pierre Cottet-Dubreuil, të cilit i besohet gdhendja e emrit të fituesit në trofe. Informacioni u përcillet nga revista France Football, ndërsa sekreti duhet të ruhet deri në ceremoninë e ndarjes së çmimeve.
“Kam katër fëmijë që e duan futbollin, kështu që jam nën shumë presion… Por jo, bëhet fjalë për besimin te kompania. Po e mbaj sekret emrin e fituesit”, ka rrëfyer Mellerio për FranceInfo.
Përgatitja e “Topit të Artë” është një proces artizanal që zgjat rreth gjashtë muaj. Sipas Cottet-Dubreuil, trofeu punohet me kujdes të veçantë dhe çdo ekzemplar ka veçoritë e veta. Ai shpjegon se metali nxehet derisa të marrë një nuancë të kuqërremtë, të ngjashme me ngjyrën e qershisë, gjatë procesit të përpunimit.
Edhe pesha dhe pamja e trofeut mund të ndryshojnë nga një vit në tjetrin. Argjendari thekson se blloqet e piritit të përdorura në përbërjen e tij nuk janë identike, ndaj çdo “Top i Artë” është unik. Trofeu i përfunduar peshon afërsisht 10 deri në 12 kilogramë.
Pasi përfundon puna artizanale, vjen momenti i gdhendjes së emrit, një detyrë që i jep argjendarit privilegjin të mësojë fituesin përpara shpalljes publike.
Ceremonia e këtij viti do të zhvillohet në Londër, ku do të zbulohen fituesit e kategorive të ndryshme.
B.T (Dosja.al)
Sport
25 October 2026, 15:54
Bruno Fernandez, në një ndeshje me Manchester United
ANGLI - Manchester United dhe Michael Carrick përballen me një sfidë t&eum...
Sport
25 October 2026, 15:32
ANGLI - Më shumë se një vit pas transferimit të tij të dështuar në Bavari, profili i Florian Wirtz vazhdon të nxisë...
Sport
25 October 2026, 15:04
ANGLI - Gjunjëzimi kundër racizmit vazhdon të ndajë opinionin në futbollin anglez. Marc Guehi, mbrojtësi i Manchester Cityt dhe i ...
Sport
25 October 2026, 14:48
ITALI - Interi e kthen një mbrëmje që po shkonte drejt zhgënjimit në një festë të madhe. Skuadra e drejtuar nga Cristian...
Sport
25 October 2026, 14:45
SPANJE - Real Madridi merr një lajm të keq vetëm pak orë para ‘El Clásico’-s. Thibaut Courtois është tërhe...
Sport
25 October 2026, 14:35
TIRANE - Erjon Vishkulli ishte një prej pjesëmarrësve në protestën që kërkon dorëheqjen e kryeministrit Rama që u p...
Sport
25 October 2026, 14:30
ITALI - Paulo Dybala po i afrohet rikthimit në fushë. Sulmuesi i Romës ka dhënë sinjale pozitive në seancën e fundit stë...
Sport
25 October 2026, 14:15
ITALI - Momente frike për Alisson Santos, sulmuesi anësor brazilian i Napolit, i cili ka rënë pre e një vjedhjeje me thyerje në ba...
Sport
25 October 2026, 14:00
SPANJE - Një nga emrat më të mëdhenj në afatin kalimtar të verës së kaluar ishte Rodri. Kur lindi mundësia që ...
Sport
25 October 2026, 13:30
SPANJE - Pas përgatitjes taktike dhe stërvitjeve intensive, Barcelona e Hansi Flick po përdor edhe teknologjinë për të optim...