LIVE UPDATES
Aktualitet

Dhuna seksuale dhe abuzimet, Vetëvendosja komunikatë para Ministrisë së Arsimit: Po tregohet neglizhencë, në shkolla duhet

7 March 2020, 14:15 Nga DOSJA
Dhuna seksuale dhe abuzimet, Vetëvendosja komunikatë para

TIRANË– Lëvizja Vetëvendosje në Shqipëri ka organizuar një komunikatë për mediat ditën e sotme para Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë. Me një mesazh në hyrje të ministrisë me sloganin “Ministri e Arsimit apo e Abuzimit”, aktivistja e Vetëvendosje Megi Mustafaraj denoncoi dhunën me bazë gjinore ndaj vajzave në shkollat e Shqipërisë dhe u shpreh se organet shtetërore kanë treguar neglizhencë për ta parandaluar atë. Në një njoftim në faqen zyrtare, vetë Lëvizja Vetëvendosje në Shqipëri, bën me dije se aktivistja Mustafaraj ka theksuar se krimet e abuzimet po ndodhin pikërisht në shkollë, aty ku nxënësit e studentët do duhet të ishin në një ambient që kultivon dijen dhe vlerat, drejtësinë dhe emancipimin, referuar skandalit seksual me profesorin Agron Bego dhe përdhunimit të një vazje në Përmet.

“Ministria e Arsimit apo e Abuzimit. Këtë paradite të 7 Marsit, përvjetorit të 133-të të Shkollës së Parë Shqipe, studente e studentë aktivistë të Lëvizjes VETËVENDOSJE! Qendra në Shqipëri, organizuan një komunikatë për media para Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë, ku vendosën edhe këtë mesazh pranë hyrjes: “Ministri e Arsimit apo e Abuzimit”. Aktivistja Megi Mustafaraj denoncoi dhunën me bazë gjinore ndaj vajzave në shkollat e vendit dhe neglizhencën e organeve shtetërore për ta parandaluar atë. Vetëm para pak kohësh të gjithë u bënë dëshmitarë të një inçizimi ku profesori i gjimnazit ngacmonte seksualisht nxënësen në formë shantazhi dhe kërcënimi. Sakaq, vetëm pak ditë kanë kaluar nga përdhunimi i një gjimnazisteje nga dy bashkëmoshatarë, ndërkohë që katër bashkëmoshatarë të tjerë janë akuzuar për ngacmim seksual përmes shantazhit me video. Vitin e kaluar patëm një rast të ngjashëm në një tjetër qytet, ku sërish, përmes shantazhit me video, një nxënëse u përdhunua nga bashkëmosharë gjimnazistë. Ajo që është më e rëndë është se ky fakt dihej nga stafi dhe nuk e kishin bërë denoncimin. Denoncimin e bëri pastruesja e shkollës. Ata me pozita lart heshtën. Punëtorja e pastrimit foli dhe kërkoi drejtësi.

Aktivisja Mustafaraj theksoi se këto krime e abuzime po ndodhin pikërisht në shkollë, aty ku nxënësit e studentët do duhet të ishin në një ambient që kultivon dijen dhe vlerat, drejtësinë dhe emancipimin. Ministria ka për detyrën të marrë masa urgjente, prej fushatave të edukimit për stafin pedagogjik, nxënësit dhe studentët, e deri te masa disiplinore për abuzuesit. Ministria e ka përgjegjësinë të mbrojë të drejtat e nxënësve dhe studentëve, dhe jo të fshehë rastet e të tentojë të disiplinojë mediat. Raportimet mbi mungesën e psikologëve dhe punëtorëve socialë nëpër shkolla janë të shumta. Shpesh, edhe aty ku ka psikologë, ata janë të mbingarkuar në dhënien e shërbimit psiko-social. Kjo gjë është faktuar vitin e kaluar edhe në Raportin e Progresit të Komisionit Evropian, por nuk është bërë e ditur për publikun asnjë masë e marrë nga Ministria. Shoqërinë tonë e kanë zhytur nga lart poshtë në padrejtësi e dhunë, në krim e korrupsion, shfrytëzim e dominim përmes forcës dhe pushtetit, në luftë për mbijetesë e në abzuim. Dhe institucionet tona nuk po duan t’ia dinë. Duket sikur kanë marrë përsipër vetëm mbarëvajtjen e krizës, mbylljen e syve të vetes dhe të shoqërisë, a thua sikur kjo krizë të mos ekzistonte. Institucioni ka marrë për detyrë të administrojë krizën e shoqërisë, krizë të cilën vetë institucioni e riprodhon, pa politikat e duhura e duke instaluar kulturën e neglizhimit dhe shfrytëzimit, që prodhojnë abuzim të gjithanshëm. Si përherë, krizën e pësojnë më rëndë ata që janë më të varfër, dhe më keq vajzat. Ministria duhet të vendosë që me një ndërhyrje gjithëpërfshirëse dhe gjithëinstitucionale të bëhet ashtu siç e ka emrin, Ministria e Arsimit, dhe jo menaxhere e krizës së dhunës, sikur ta kishte emrin Ministria e Abuzimit. Tiranë, 7 mars 2020. Lëvizja VETËVENDOSJE! Qendra në Shqipëri,”– shkruhet në njoftimin zyrtar.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet levizja vetevendosje ne shqiperi megi mustafaraj ministria e arsimit levizja vetevendosje ne shqiperi megi mustafaraj ministria e arsimit

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin