LIVE UPDATES
Aktualitet

VIDEO/ Familja kërkon ta fejojë, 18-vjeçarja kërkon ndihmën e djalit të xhaxhait: Kam arsye të forta, jam vajzë e re…

8 December 2019, 14:16 Nga DOSJA
VIDEO/ Familja kërkon ta fejojë, 18-vjeçarja kërkon

TIRANË– Në qytetet e mëdha koha ecën, në shumë fshatra koha ka ngecur ose ecën ende pas dhe ata që vuajnë janë të rinjtë, të cilët kanë ëndrra që nuk u realizohen dot. Fatbardha vjen nga një fshat i Peshkopisë dhe është vetëm 18 vjeç. Ajo ka shumë dëshira, por më e rëndësishmja të vazhdojë shkollën e lartë. Por familja e saj nuk e pranon diçka të tillë, madje shpeshherë kanë tentuar edhe ta fejojnë, por për shkak të refuzimit të vazhdueshëm nga ana e saj, kjo gjë nuk është arritur.

Fatbardha ka ardhur në studion e rubrikës “Ka një mesazh për ty” në programin “E Diela Shqiptare” në Tv Klan, dhe ka thirrur djalin e xhaxhait, Shpëtimin, dhe ka një kërkesë për të. Ai e ka ndihmuar dhe mbështetur gjatë sëmundjes së babait të saj, por edhe pas vdekjes së tij, djali i xhaxhait ka qenë gjithmonë shpëtimi për Fatbardhën.

Fatbardha: Kam disa arsye tepër të forta dhe tepër thelbësore duke qenë se jam edhe vajzë e re. Siç dihet, mentaliteti në fshat është tejet i përhapur, madje mund të themi që në zonën time është jashtëzakonisht i përhapur.

Ardit Gjebrea: Në ç’kuptim?

Fatbardha: Kjo ndikon tek shumë goca, për shembull tek çështja e arsimit, një pjesë shumë e vogël e gocave e fillojnë shkollën e mesme, ndërsa e larta rrallë, nuk diskutohet që ta vazhdojnë. Ndërsa është edhe një çështje tjetër, fejesa, edhe kjo është arsyeja më e madhe që unë kam ardhur.

Ardit Gjebrea: Në çfarë moshe?

Fatbardha: 14-15.

Ardit Gjebrea: Që në këtë moshë?

Fatbardha: Që janë fejuar, dashuria që s’diskutohet absolutisht, një pjesë shumë e pakët e gocave e përjetojnë dashurinë, ose kanë frikë ta tregojnë. Sepse aty çdo gjë mbizotëron me frikën domethënë, mendojnë që me anë të frikës mund të vendoset rregulli në familje. Kjo nuk vlen vetëm për vajzat e reja, por vlen edhe për gratë sepse i kam përjetuar vetë rastet e grave, të cilat kanë dashur të shkojnë diku, ose të bëjnë diçka edhe nuk i ka lënë bashkëshorti. Ndërsa e kundërta ndodh me meshkujt, ekziston një pabarazi gjinore domethënë.

Ardit Gjebrea: Jeta jote si ka qenë?

Fatbardha: Familja ime përbëhet nga katër anëtarë. Mamaja, motra, unë që jam më e madhja dhe vëllai i vogël.

Ardit Gjebrea: Po babi?

Fatbardha: Babai ka ndërruar jetë, bën gati 5 vite në Qershor, nga një sëmundje  e keqe tumor-malinje pankreas. Babai para se të sëmurej nga kjo sëmundje ka qenë edhe me depresion, me sëmundje mendore. Kjo gjë ka ndikuar edhe tek ne fëmijët, duke qenë se ai ushtronte dhunë. Edhe me të vërtetë. unë nuk e di çfarë është figura e mashkullit ose e babait për shembull, që të kem ndjerë ndonjëherë dashurinë e tij. Por në fund të fundit nuk i vë faj, se ai ka qenë me probleme mendore. Ndërkohë është bërë gati një vit që është endur spitaleve, qoftë në shtetëror, qoftë në privat dhe gjendja jonë ekonomike ka qenë dhe është jo e mirë. Edhe për këtë na ka ndihmuar mjaft çuni i xhaxhait, i cili është personi që do thërras sot, Shpëtimi. Ai ka mbuluar pothuajse gjithë shpenzimet financiare të babait. Por dua të vazhdoj tek çështja ime tani. Mua kanë tentuar shumë herë të më fejojnë, mbasi mbarova shkollën e mesme, domethënë kisha shpresë se do e vazhdoja dhe të lartën…

Ardit Gjebrea: Kush ka tentuar të të fejojë?

Fatbardha: Mamaja, të afërmit.

Ardit Gjebrea: Si ndodhin fejesat aty?

Fatbardha: Është diçka shumë e çuditshme për mua, që çuni është jashtë emigrant, ndërsa vijnë vjehrri dhe vjehrra për shembull, edhe merren vesh prindërit në radhë të parë, pastaj, në qoftë se do goca mirë, në qoftë se s’do prapë duhet të thotë patjetër po, kjo është më e keqe.

Ardit Gjebrea: Goca duhet të thotë gjithmonë po? Nuk pyetet fare?

Fatbardha: 99 përqind të rasteve kështu, nuk e di për mua është një krim të fejohen gocat pa kaluar të njëzetat, ose pa dashur vetë në radhë të parë..

Ardit Gjebrea: Ti sot ke thërritur?

Fatbardha:  Sot kam thërritur çunin e xhaxhait, Shpëtimin.

Ardit Gjebrea: Që mesa duket është shpëtimi yt?

Fatbardha: Po me vërtetë ka qenë dhe është shpëtimi im. Pasi mbarova gjimnazin, që pretendoja të vija këtu të vazhdoja shkollën e lartë, i shkrojta edhe i kërkova të më ndihmonte, të rregullonte ndonjë bursë ose ndonjë gjë… Edhe ai kishte rregulluar një gjysmë burse, por aty filloi kundërshtimi i parë, mbyllja e parë  për shkollën për shkak se kundërshtuan të afërmit e tjerë.

Ardit Gjebrea: Po ç’lidhje kanë ata? Ti me nënën tënde e vendos vetë jetën tënde?

Fatbardha: Kjo është diçka që duhet të jetë për të gjithë, por në fakt nuk është kështu, sidomos për në fshat. Sepse dihet që kur nuk është kryefamlijari duhet të jetë xhaxhai ose dikush tjetër që duhet të vendosi. Çdo mënyrë komunikimi ka qenë në formën e debatit, edhe prandaj e kam thërritur që të paktën të bindë mamanë që të vazhdoj një kurs..

Ardit Gjebrea: Një kurs ku?

Fatbardha: Një kurs për call center, anglisht.

Shpëtimi vjen në studio dhe kur shikon në anën tjetër të ekranit kushërirën e tij, habitet sepse nuk e priste që ajo t’i bënte këtë surprizë.

Shpëtimi: Historia e tyre është e trishtë, para 4 vjetësh kemi humbur xhaxhain dhe këta fëmijë janë rritur me babin e sëmurë, gati 17 vite. Është më e lehtë të akuzosh sesa të mbrosh. Humbja e xhaxhait ka qenë një s’provë e madhe, për të gjithë. Nëna e Bardhës ose nusja e xhaxhait tim është me të vërtetë një heroinë sepse ka bërë 17 vite përpjekje për t’i qëndruar, shërbyer xhaxhait, për t’i shërbyer fëmijëve. Sigurisht që ne kemi ofruar pjesën tonë, e kemi patur detyrë dhe nuk ka asgjë për të falenderuar këtu. Kemi bërë atë pjesë që kemi mundur dhe është dashur të bëhet. Sigurisht unë jam e njohur me historinë e tashme të Bardhës, për sa i përket shkollimit, kam qenë pro që në momentet e para. Tani historia ka qenë njëçik komplekse sepse vendimarrja nuk varej vetëm nga unë, pavarësisht se unë jam pro shkollimit sepse besoj se një shoqëri e mirëshkolluar është një shoqëri më e dobishme, shoqëri më e prosperuar. Dhe në këtë aspekt përveç detyrës, si e afërmja ime për ta ndihmuar Bardhën, aq më tepër që në momentin që ka vdekur xhaxhai im, i kam venë një detyrë vetes që do mundohem të zëvendësoj xhaxhain, sigurisht bashkë me të tjerët, por duke qenë se kam pasur mundësi ekonomike, ndoshta pak më tepër se të tjerët, për të qenë unë i pari prioritar në këtë drejtim.

Marrë nga Klan Tv

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet fejesa fejesa e 18 vjecares ne peshkopi fejesa fejesa e 18 vjecares ne peshkopi

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin