"Të relaksohemi"/ Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund, por ne i vlerë...
Aktualitet
VIDEO- Policia arreston sulmuesin gjatë ndeshjes në Kuçovë
24 October 2021, 18:06Nga DOSJA
KUÇOVË– Sulmuesi i ekipit të Kuçovës Samuel Vrapi është vënë në fund të përballjes së vendasve me Flamurtarin bashkë me të atin e një tjetër tifoz. Ngjarja është regjistruar pasditen e sotme në Kuçovë. Pamjet e publikuara nga A2CNN tregojnë stadiumin e rrethuar nga policia dhe momentet e shoqërimit.
Por çfarë ndodhi?
Një tifoz nisi të ofendonte dhe babai i sulmuesit Samuel Vrapi, kundërshtoi ofendimet ndaj të birit duke nisur të debatoi me të.
Sapo pa të atin të konfliktohej sulmuesi Vrapi shkoi drejt tribunës duke kërcënuar tifozin, duke detyruar arbitrin t’i tregonte kartonin e kuq për të riun. Ndërsa policia ndërhyri që të qetësonte situatën.
Në dalje të stadiumit, Vrapi priti tifozin të dalë dhe tentoi për ta goditur. Situata u parandalua nga efektivët e policisë, të cilët shoqëruan për në komisariat sulmuesin, të atin dhe tifozin e konfliktuar.
Ngjarja ndodhi në stadiumin “Bashkim Sulejmani” të Kuçovës, teksa luhej ndeshja Naftëtari-Flamurtari, e vlefshme për javën e pestë të Kategorisë së Dytë, grupi B. Flamurtari fitoi lehtësisht 0-3.
TIRANË– Banorët e rrugës “5 maji” kanë dalë në protestë pasi kundërshtojnë prishjen e banesave të tyre në këtë zonë, në kuadër të ndërtimit të banesa...
EGJIPT– Mediat egjiptiane kanë pasqyruar udhëtimin e kryeministrit Edi Rama dhe tamkimin e këtij të fundit me Presidentin egjiptian Abdel Fattah al-Sisi. ...
TIRANË– Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka bërë me dije se do të propozojë një paketë të plotë ndryshimesh kushtetuese. Në një postim në ...
TIRANË– Pamje që po shikoni tregojnë përplasjen me armë zjarri që tronditi pak javë më parë zonën e ish-Parkut të autobusëve në Tiranë si dhe mbetën ...
TIRANË– “Vendi ynë merr një “shuplakë të fortë” në lidhje me krimin e organizuar dhe përpjekjet e pakta për ta luftuar atë. Sipas Indeksit Global të ...