Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit
2...
Aktualitet
“Ta thyej kamerën në kokë…” shkaktuan aksidentin, burrë e grua sulmojnë gazetarët në sy të policëve
29 July 2020, 11:02Nga DOSJA
Dy automjete janë përfshirë në një aksident të rrezikshëm në autostradën Lushnje-Fier. Përplasja ka ndodhur në kryqëzimin pranë fshatit Savër dhe si pasojë e goditjes së fortë një person është plagosur dhe është dërguar me urgjencë në spital.
Shkak i këtij aksidenti mësohet se ka qenë kryqëzimi që ndanë autostradën në mes, si në asnjë vend tjetër të botës, por shpejtësia e madhe e automjetit tip Citroen që drejtohej nga shtetasi Klodian Hysa dhe që ka goditur automjetin tjetër tip Peugeot, të ndaluar anës rrugës. Gjithashtu burime nga policia bën me dije se drejtuesi i automjetit Citroen ka qenë nën efektet e alkoolit.
Shkaktarët e aksidentit nuk janë mjaftuar me demin që kanë shkaktuar, duke rrezikuar jetën e një personi, por kanë sulmuar edhe mediat që mbërritën në vendin e ngjarjes, duke shpërfillur praninë e policisë rrugore.
Një burrë dhe një grua që ndodheshin në makinën që shkaktoi aksidentin sulmojnë fizikisht dhe verbalisht grupin e xhirimit të Tv Klan dhe disa mediave të tjera.
Kjo është e vetmja autostradë, ku rrugët dytësore në të dy anët e saj lidhen me kryqëzime që janë në të njëjtin nivel me aksin kryesorë, çka shpesh është bërë burim aksidentesh duke e kthyer në një nga rrugët më të rrezikshme në vend. Marrë nga Tv Klan
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
DURRËS– Dy persona janë marrë nën hetim pasi kishin vendosur shezlongë në mënyrë të paligjshme në fshatin Rinia në Durrës. Të prangosurit janë identi...
DURRËS– Policia e Shtetit ka dhënë detaje lidhur futjen kontrabandë të celularëve dhe mijëra eurove dhe dollarëve. Në prangat e Policisë ka rënë drejtuesi ...
POGRADEC- Bashkia e Igumenicës i ka dërguar një kërkesë Ministrisë së Mbrojtjes së Qytetarit në Greqi, për të hapur shërbimin në doganën e Qafë-Botës. Dogana, m...
DURRËS– Gjyqtari Paulin Cera ka vendosur masën e sigurisë “detyrim paraqitje” për Arben dhe Dëshira Qaton, të shpallur në kërkim nga Prokuroria e Durrësit....
Aktualitet29 July 2020, 08:30
TIRANË–Kasëm Lala dhe Besim Bregu, dy nga komisionerët për të cilët SPAK, (Prokuroria e Posaçme Anti-Korrupsion), ka vendosur të bëjë arrestimin pas...
DURRËS– Vetëm tre ditë pas arrestimit, lirohet pronari i bar “Barons”, Artur Terziu, i cili u prangos me akuzën se kishte ndërhyrë në strukturën e pallatit...
TIRANË- Mjeku infeksionit Pëllumb Pipero në “ABC-ja e mëngjesit” foli për situatën e koronavirusit, rritjen e rasteve të reja, të viktimave dhe rëndësisë q...
TIRANË- Mjeku infeksionit Pëllumb Pipero, i ftuar në emisionin “ABC-ja e mëngjesit”, në një bashkëbisedim me gazetarin Enkel Demi sqaroi se spitalet shqipt...
TIRANË- Jep dorëheqjen zv/ministrja e Drejtësisë, Fjoralba Caka. Lajmin e ka dhënë vetë Caka nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, ku thekson se ka dhë...