Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit
2...
Aktualitet
Dhunë, vjedhje, lëndë narkotike! Vihen në pranga 11 persona në Tiranë, akuzat që rëndojnë mbi to
30 April 2021, 07:39Nga DOSJA
TIRANË– Policia e Tiranës ka arrestuar ditën e djeshme 11 personave mbi të cilët rëndojnë akuza të ndryshme.
Veprat penale kanë qenë të llojeve të ndryshme. Një 23-vjeçari gjatë kontrollit fizik të ushtruar nga Forcat e Posaçme iu gjet në makinë lëndë narkotike e llojit kanabis. Gjithashtu në Shkozë në një konflikt një 26-vjeçar godit me grushta një 29-vjeçar duke e lensuar lehtë dhe gjatë kontrollit të makinës së tij iu gjenden armë të ftohta.
Nuk mungon as vepra penale e tipit “vjedhje”, pasi u bë i mundur edhe arrestimi i shtetasit me iniciale A.M i cili ishte i shpallur ne kerkim.
Njoftimi i plotë:
Specialistët për Hetimin e Narkotikëve bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit L. Gj., 23 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik të ushtruar nga Forca e Posaçme “Shqiponjat” iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi me lëndë narkotike kanabis.Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 1 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A. H.(S)., 26 vjeç, pasi në rrugën “Ali Shefqeti”, Shkozë, ka goditur me grushte shtetasin M. Zh., 29 vjeç, duke i shkaktuar dëmtime të lehta. Gjatë kontrollit të mjetit me të cilin ky shtetas qarkullonte u gjet dhe u sekuestrua një armë e ftohtë (dorezë metalike).Po nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 1 u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit A. M., 34 vjeç, i shpallur në kërkim për veprën penale “Vjedhja”.Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 2 u bë ndalimi i shtetasit V. K., 28 vjeç, për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”.Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:A. H., 35 vjeç dhe V. H., 56 vjeç, pasi u kapën në flagrancë duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur;E. K., 22 vjeç, pasi ditën e djeshme, në Kamzë, aksidentoi me pasojë vdekjen këmbësorin me iniciale H. A. Më datë 29.04.2021 u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë dhe punohet për kapjen e shtetasit A. K., 36 vjeç, sepse pas një konflikti për parkimin e mjetit, ka goditur me grushte shtetasin A. A., duke i shkaktuar dëmtime të lehta. Më datë 29.04.2021 u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë dhe punohet për kapjen e shtetasit E. P., 27 vjeç, pasi në rrugën “Thoma Koxhaj”, ka kanosur dhe goditur me sende të forta shtetasin E. P.Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.
(e.k/dosja.al)
Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:
TIRANË– Epidemiologu Ilir Alimehmeti thotë se me ardhjen e sezonit turistik është i nevojshëm respektimi i masave kundër virusit. I ftuar këtë të pre...
TIRANË- Dosja.al ju sjell titujt kryesorë të portaleve për ditën e sotme. Dosja.al ka në faqe të parë lajmin për urimin e Vjosa Osmanit për fitoren e Parti...
TIRANË– Dita e sotme do të mbetet nën ndikimin e masave ajrore të qëndrueshme, të cilat do të ditkojnë kthjellime dhe vranësira kalimtare gjatë pjesës së p...
Aktualitet29 April 2021, 22:47
VLORË- Gazetari Enrik Mehmeti ditën e sotme ka rrezikuar jetën për të raportuar live një grabitje në mes të bulevardit në Vlorë, dhe për të ndihmuar qyteta...
VLORË- Fiks Fare ka siguruar në mënyrë ekskluzive një regjistrim midis një vrasësi me pagesë dhe porositësit.Vrasësi i kërkon plot 50 mijë euro porositësit...
VLORË- Në pjesën e dytë të bisedës mes porositësit dhe vrasësit me pagesë diskutohen detajet e sigurimit të armëve dhe personave që do marrin pjesë.Porosit...
VLORË- Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së enjtes një skandal në qytetin e Vlorës, ku një person kërkoi ndihmën e emisionit investigativ pasi policia lokale n...