Veliaj refuzon të operohet në Fier, kërkon ndërhyrjen në Tiranë: I jam drejtuar GJKKO-së, nuk ja besoj jetën Kryeministrit
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit 2...
Plagosja me thikë në Korçë/ 30-vjeçari jep dëshminë para policisë: Më sulmuan disa persona të panj...
“Më goditën në kokë dhe më shanin”/ 16-vjeçari tregon dhunën në polici: Më gjobitën 5 mi...
Trajneri i Interit vlerësohet nga kolegët si më i miri në Serie A për vitin 2026, pas sezonit të jashtëzakonshëm që e kurorëzoi me titullin kampion dhe Kupën e Italisë.
ITALI - Cristian Chivu është fituesi i çmimit prestigjioz “Panchina d’Oro” për vitin 2026. Trajneri rumun u vlerësua nga kolegët e tij pas sezonit të shkëlqyer në stolin e Interit, ku arriti të fitojë titullin kampion të Italisë dhe Kupën e Italisë.
Në edicionin e 35-të të këtij çmimi, Chivu grumbulloi 16 vota nga 43 të mundshme, duke lënë pas Cesc Fabregas të Comos me 12 vota, dhe Gian Piero Gasperinin e Romës, që mori 9 vota.
I emocionuar pas marrjes së trofeut, trajneri zikaltër falënderoi klubin, lojtarët dhe familjen e tij për mbështetjen gjatë rrugëtimit.
“Është gjithmonë e veçantë të marrësh një çmim të tillë. Falënderoj klubin dhe lojtarët, të cilët i shndërrojnë idetë e trajnerëve në rezultate. Falënderoj edhe familjen time, që është gjithmonë pranë meje në fitore, por sidomos në humbje”, u shpreh Chivu.
Në ceremoninë e organizuar nga FIGC morën pjesë edhe komisioneri Giovanni Malagò dhe presidenti i Lega Serie A, Ezio Maria Simonelli.
Në Serie B, çmimi shkoi për Massimiliano Alvini, i cili mori 26 vota nga 43 të mundshme, pas sezonit me Frosinonen. Ndërsa në Lega Pro u vlerësua Francesco Tomei i Ascolit, me 41 vota nga 79.
Nga akademia e Interit te triumfi me ekipin e parë
Cristian Chivu e nisi karrierën si trajner në vitin 2018, në akademinë e Interit. Ai drejtoi fillimisht ekipet e moshave, përpara se të merrte drejtimin e Primavera-s në periudhën 2021-2024, ku fitoi titullin kampion në vitin 2022.
Debutimi në futbollin profesionist erdhi në shkurt të vitit 2025, kur mori drejtimin e Parmës në Serie A. Rumuni arriti ta shpëtonte skuadrën nga rënia në ditën e fundit të kampionatit, duke fituar besimin e drejtuesve të Interit.
Në qershor të vitit 2025, ai u zgjodh për të pasuar Simone Inzaghin në stolin zikaltër. Sezoni i parë me ekipin e parë rezultoi një sukses i jashtëzakonshëm: Interi fitoi Scudetton e 21-të në histori dhe Kupën e Italisë.
Kështu, Chivu u bë pjesë e historisë së klubit edhe për një tjetër arsye: është i pari në epokën moderne që fiton titullin kampion me Interin si futbollist dhe si trajner.
B.T (Dosja.al)
SPANJE - Jeta e re e Dani Alves si predikues ungjillor po i kushton shtrenjtë. Ish-mbrojtësi i Juventusit dhe Barcelonës, tani 43 vjeç, &...
BRAZIL - Carlo Ancelotti po përballet me një valë të fortë kritikash në Brazil. Humbja 3-2 ndaj Japonisë në Singapor ka...
ANGLI - Emërimi i Mauricio Pochettinos në stolin e Manchester United ka nxitur reagime të shumta në Angli. Mes tyre është edhe ai...
Rodrygo gjatë humbjes 1-2 të Real Madridit ndaj Manchester Cityt, në dhjetor 2025 gjatë fazës së grupeve të Ligës s&eum...
ZVICER - Shqipëria e ka përmbushur objektivin në Ligën e Kombeve. Fitorja 0-2 ndaj Bjellorusisë në Budapest i siguroi Kombët...
BELGJIKE - Një tjetër emër i madh i futbollit europian i jep fund karrierës me kombëtaren. Romelu Lukaku ka vendosur të tërh...
GJERMANI - Gjermania e Jürgen Klopp përballet me një mbrëmje vendimtare në Ligën e Kombeve. Në Berlin, përballë Hol...
SPANJE - Lamine Yamal ishte protagonist i një momenti kyç në përballjen mes Spanjës dhe Anglisë. Kur skuadra e Thomas Tuchel kr...
GJERMANI - Jürgen Klopp ka dalë hapur kundër Gianni Infantinos, duke kërkuar ndryshim në krye të FIFA-s. Trajneri i Gjermanis&eum...
SPANJE - Thomas Tuchel, trajneri i Anglisë, vizitoi dhomën e shtypit të Metropolitano për të vlerësuar ndeshjen midis ekipit t&eu...