Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit
2...
Politike
‘Virusi s’bën dallim moshe, ka të rinj që po trajtohen tek Infektivi’/ Manastirliu bën APELIN: Kujdes, po vini të mos
4 July 2020, 07:59Nga DOSJA
TIRANË– Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka bërë sërish apel për respektimin e masave për të ndaluar përhapjen e koronavirusit. Me anë të një statusi në Facebook, ajo u shpreh se në spitalin infektiv mes qytetarëve të shtruar, ka të rinj që po trajtohen për simptoma të rënda të shkaktuara si pasojë e COVID-19.
Ajo bën thirrje për kujdes pasi sipas saj të rinjtë, të cilët e konsiderojnë veten më pak të rrezikuar por “prekin” moshat e treta.
“Sot në spitalin infektiv mes qytetarëve të shtruar, ka të rinj që po trajtohen për simptoma të rënda të shkaktuara si pasojë e COVID19, sepse virusi nuk bën dallim moshe. Sot, ka shumë të rinj që me kontaktet e shpeshta me njëri-tjetrin, pa i respektuar rregullat, rrisin mundësinë e përhapjes së infeksionit dhe e përcjellin atë tek prindërit, gjyshërit, duke i vënë ata në rrezik serioz! Vetëm me kontributin e të rinjve, për të marrë përgjegjësi individuale në këtë kohë të pazakontë, përhapja e coronavirusit të rrezikshëm mund të frenohet!
Ndërkohë në vend bilanci i pandemisë në vend sa vjen edhe rëndohet. Dy viktima të reja janë shënuar nga pandemia e koronavirusit, duke e çuar në 74 totalin për vendin tonë. Gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 67 raste pozitive, ndërsa tek Infektivi janë shënuar shtrirje të reja. 8 pacientë janë në terapi intensive, ndërsa një është intubuar pasi ndodhet në gjendje të rëndë.
(k.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË– Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka qënë i ftuar në emisionin “Zonë e Lirë” mbrëmjen e djeshme. Në një intervistë me moderatorin e emis...
TIRANË– Kryedemokrati Lulzim Basha ka qënë i ftuar në emisionin “Zonë e lirë” ditën e djeshme. Opinionisti Arjan Çurri ka komentuar veshjen e kreut ...
TIRANË– Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka postuar foto nga darka e ogranizuar për festën e Pavarësisë së Amerikës, disa ditë më parë të organizuar në rezid...
TIRANË– Sot Amerika festoon 244 vjetorin e nënshkrimit të deklaratës së Pavarësisë. Nuk kishte si të mungonte edhe një urim nga kryeministri i vendit, Edi ...
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, është përgjigjur sot edhe njëherë për vendimin e marrë në shkurt të vitit 2019, duke djegur mandatet në b...
TIRANË– Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka folur sot për sistemin e taksimit në Shqipëri. Numri një i opozitës ka thënë se taksa progresive e ven...
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike ka qenë sot në mbrëmje në emisionin “Zonë e Lirë”. Teksa në studio po diskutohej për ekonominë dhe taksat, Basha është ‘...
TIRANË- Partia Demokratike pak ditë më parë ka nisur procesin për zgjedhjen e kandidatëve për deputetë dhe kryetar bashkie. Po ashtu është nisur dhe proces...
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka folur sot për deklaratën e ambasadores Yuri Kim, e cila para pak ditësh i është drejtuar me emër dhe j...