Veliaj refuzon të operohet në Fier, kërkon ndërhyrjen në Tiranë: I jam drejtuar GJKKO-së, nuk ja besoj jetën Kryeministrit
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit 2...
Plagosja me thikë në Korçë/ 30-vjeçari jep dëshminë para policisë: Më sulmuan disa persona të panj...
“Më goditën në kokë dhe më shanin”/ 16-vjeçari tregon dhunën në polici: Më gjobitën 5 mi...
Dyshimet e grupit hetimor janë se ngjarja mund të jetë kryer nga një grup i strukturuar kriminal, ku dyshohet se janë përfshirë edhe ish-zyrtarë që aktualisht gëzojnë imunitet parlamentar.

DURRËS- Prokuroria e Durrësit ka shpallur moskompetencën dhe ka çuar në SPAK dosjen hetimore për vjedhjen e rreth 700 mijë eurove në filialin e Postës Shqiptare në Durrës. Kalimi i çështjes në Prokurorinë e Posaçme vjen pas dyshimeve se pas skemës mund të fshihet një grup i strukturuar kriminal, ku mund të jenë përfshirë edhe ish-zyrtarë që aktualisht gëzojnë imunitet parlamentar.
Në kuadër të hetimeve për këtë çështje janë arrestuar ish-drejtoresha e filialit, Elisabeta Mataj, ish-shefja e financës, Valbona Duni, si dhe arkëtarja Paola Dana. Një emër që merr vëmendje në këtë çështje është edhe ai i Etleva Budinit, ish-drejtoreshë e Postës Shqiptare në Durrës, e cila në zgjedhjet e fundit parlamentare kandidoi nën siglën e Partisë Socialiste dhe fitoi mandatin e deputetes.
Për shkak të dyshimeve për përfshirjen e personave që aktualisht gëzojnë imunitet parlamentar, çështja i është kaluar SPAK-ut për hetime të mëtejshme. Megjithatë, përfshirja e Budinit në këtë skemë nuk është konfirmuar zyrtarisht nga organet e drejtësisë.
Sipas të dhënave të dosjes hetimore, ish-drejtoresha Elisabeta Mataj dyshohet se ka përvetësuar mbi 700 mijë euro, fonde të destinuara për pensionet dhe pagesa të tjera për qytetarët. Hetimet kanë zbuluar gjithashtu se ajo dyshohet se largohej nga zyra duke transportuar me thasë të zinj shuma të konsiderueshme parash.
Ndërkohë, Gjykata e Durrësit ka ndryshuar masën e sigurisë për Elisabeta Matajn, duke e kaluar nga “arrest në burg” në “arrest në shtëpi”. Ajo ishte arrestuar më 18 korrik dhe qëndroi rreth dy muaj në qeli, përpara se të përfitonte ndryshimin e masës së sigurisë më 25 shtator. Mataj hetohet për vjedhjen në bashkëpunim, përmes shpërdorimit të detyrës, të rreth 69 milionë lekëve, fonde të destinuara për qytetarët në degët e Postës Shqiptare në Shijak dhe Krujë.
Në të njëjtën çështje nën hetim janë edhe ish-shefja e financës, Valbona Duni, dhe arkëtarja Paola Dana, të cilat ndodhen nën masën e sigurisë “arrest në shtëpi”. Tashmë, me kalimin e dosjes në SPAK, pritet që Prokuroria e Posaçme të verifikojë të gjitha lidhjet e mundshme të personave të përfshirë në skemë, si dhe rolin e ish-zyrtarëve të Postës Shqiptare që përmenden në kuadër të hetimeve./Dosja.al
TIRANË- Qytetarët që dëmtohen në aksidente rrugore do të përfitojnë më shumë mbrojtje nga sigurimi i det...
ITALI- Dy shtetas shqiptarë, Leo Toma, 34 vjeç, dhe Arlindi Tomaj, 22 vjeç, janë dënuar me burg në Itali, pasi Prokuroria kon...
TIRANË- Pas qëndrimit për disa orë në rrugën e Durrësit, përballë Ministrisë së Arsimit, protestue...
KOSOVË- Kuvendi i Kosovës ka caktuar seancën për ditën e nesërme, e cila pritet të nisë në orën 11:00, ku n&e...
Gjykata e Posaçme TIRANË- Ish-kryebashkiaku socialist i Memaliajt, Gjolek Guci, është dënuar me 1 vit e 4 muaj burg nga Gjykat...
TIRANË- Protestuesit janë mbledhur edhe këtë të mërkurë në revoltën e tyre përpara Ministrisë së Ar...
foto ilustruese TIRANË- Një aksident rrugor është regjistruar në autostradën Tiranë-Durrës, ku një 30-vje&...
TIRANË- Gazetari Osman Stafa, ka denoncuar një skandal të rëndë në Spitalin Onkologjik, ku pacientëve me tumore u anulohen o...
Gjykata e Tiranës TIRANË- Gjykata e Tiranës ka vendosur se arrestimi i 15-vjeçarit Jongert L. ishte i paligjshëm, duke urdh&...
pamje TIRANË- Studentët kanë dalë sërish në protestë këtë të mërkurë, duke u mbledhur përpara...