LIVE UPDATES
Aktualitet

SKANDAL në Onkologjik/ Anulohen operacionet e pacientëve me tumor për mungesë penjesh! Qytetarja: Na kthyen në shtëpi se nuk ka mjete të duhura në sallë (VIDEO)

Sipas denoncimit, pacientët, të cilët kanë pritur për muaj të tërë për të kryer operacionin, janë paraqitur në spital në datën e planifikuar, por janë detyruar të kthehen në shtëpi pasi u është komunikuar se mungonin materialet e nevojshme për ndërhyrjen, konkretisht fijet kirurgjikale për qepjen e plagëve.

18 November 2026, 15:25 Nga E. D

SKANDAL në Onkologjik/ Anulohen operacionet e pacientëve me tumor

TIRANË- Gazetari Osman Stafa, ka denoncuar një skandal të rëndë në Spitalin Onkologjik, ku pacientëve me tumore u anulohen ose u shtyhen operacionet kirurgjikale për shkak të mungesës së materialeve bazë mjekësore. Sipas denoncimit, pacientët, të cilët kanë pritur për muaj të tërë për të kryer operacionin, janë paraqitur në spital në datën e planifikuar, por janë detyruar të kthehen në shtëpi pasi u është komunikuar se mungonin materialet e nevojshme për ndërhyrjen, konkretisht fijet kirurgjikale për qepjen e plagëve.

Një qytetare, e cila ka kontaktuar Stafa, tregon se nëna e saj kishte një operacion të planifikuar, por ndërhyrja nuk u krye. Ajo thekson se nuk ishte rasti i vetëm, pasi edhe pacientë të tjerë ishin kthyer mbrapsht për shkak të mungesës së pajisjeve dhe materialeve në sallën e operacionit. Ajo shprehu shqetësimin se anulimi i ndërhyrjes do të sjellë shtyrjen e saj për një kohë të pacaktuar, duke shtuar se familja nuk di se si do të veprojë më tej.

Denoncimi ngre pikëpyetje serioze për mungesën e furnizimeve bazë në një prej spitaleve ku trajtohen pacientët me sëmundje tumorale, si dhe për pasojat që këto vonesa mund të kenë në shëndetin e tyre. Gazetari Stafa e cilëson situatën si një skandal i rëndë, duke theksuar se pacientët në onkologjikë nuk mund të përballojnë pritje të pafundme, pasi vonesat në trajtim mund të sjellin pasoja serioze për ecurinë e sëmundjes.

Denoncimi i Osman Stafës:

Ky është një skandal i madh i cili po ndodh në Spitalin Onkologjik. Pacientët, të cilët kanë tumore në trupin e tyre dhe do duhet t'i nënshtrohen ndërhyrjeve kirurgjikale, presin me muaj të tërë derisa vjen data.

Dhe kur vjen dita e operacionit, vijnë pacientët në spital dhe këtu u thonë se nuk kanë penj për të qepur plagët. Nuk kanë penj për të mbyllur plagën dhe për këtë arsye do duhet të ktheheni përsëri në shtëpi, dhe kur të vijnë penjtë ne do ju marrim në telefon për të bërë operacionin.

Po çfarë shaka është kjo? A është tallje kjo? Po si mundet një shtet, i cili pretendon të hyjë në Bashkimin Evropian dhe i cili paguan koncertin e Kanye West-it, i cili paguan 'Kopshtin Eden', të mos ketë para për të blerë penj që pacientët të qepen pas ndërhyrjes kirurgjikale? A është shaka kjo?

Po këta pacientë nuk mund të presin. Në qoftë se këta presin, tumori në trupin e tyre avancon, krijon metastaza. Është urgjente ndërhyrja tek këta pacientë, ndërhyrja kirurgjikale. Dhe këta u kanë thënë pacientëve: 'Ikni në shtëpi'.

Ky është rasti që më ka ardhur si denoncim nga një zonjë, e cila ka familjarin e saj në Spitalin Onkologjik, ka pritur një kohë të caktuar dhe më pas i thonë se ju nuk mund ta kryeni [operacionin] se nuk ka penj në Spitalin Onkologjik. Dhe unë do ta marr në telefon, zonja më ka lënë dhe numrin e kontaktit, jam duke e marrë.

Osman Stafa: Përshëndetje, si jeni? Më keni lënë numrin e telefonit aty dhe ju mora për t'ju pyetur në lidhje me mesazhin që më keni dërguar. Si është e vërteta?

Qytetarja: Kemi pasur një planifikim përpara disa ditësh për operacionin e nënës. Kur shkuam aty me të gjithë dokumentacionin e plotësuar, na thanë që nuk ka mjete të duhura në sallën e operacionit dhe na kthyen mbrapa. Ishin disa pacientë, jo vetëm neve; janë kthyer të gjithë mbrapa për mungesë pajisjesh në sallë.

Gazetari: Konkretisht çfarë ju thanë? Me çfarë biseduam edhe me mjekun, na thanë që nuk ka fijet/penjtë për të qepur plagën. Nëna ka tumor në trup?

Qytetarja: Po.

Gazetari: Si do t'ia bëni tani?

Qytetarja: Nuk e di se si do të veprojmë, sepse duke u anuluar ato operacione atë ditë, bie që do të shtyhen edhe për shumë kohë të tjera në vazhdim.

Gazetari: Si ndihesh kur dëgjon se qeveria shqiptare jep para për kopshtin Eden apo për koncertin e Kanye West, dhe nuk ka para për penj në shëndetësi?

Qytetarja: Është gjëja më absurde që mund të ekzistojë. Pastaj pyesin veten pse largohen njerëzit nga Shqipëria, kur nuk ka kushte minimale për këto raste e për shumë të tjera. Çfarë presin të qëndrojnë këtu?

Gazetari: Të falënderoj shumë dhe uroj që me anë të këtij denoncimi penjtë të vijnë. Faleminderit që ma besove denoncimin tënd.

Qytetarja: Faleminderit edhe juve që jeni zëri ynë për çdo gjë, sepse kështu siç kanë shkuar gjërat, vetëm zëri juaj mund të bëjë diçka.

Gazetari: Mungesa e penjve për të qepur plagët e të sëmurëve me kancer është çmenduria më e madhe sa i takon ndalimit të operacioneve jetike./Dosja.al

osman stafa

Sondazh

Ekzekutimi i Selami Hasanit/ Nëndrejtori i Policisë Fier: Viktima po punonte jashtë oborrit!

Ekzekutimi i Selami Hasanit/ Nëndrejtori i Policisë Fier: Viktima po punonte jashtë oborrit!

Shpërthimi me tritol në banesën e 47-vjeçares në Tiranë/ Zbardhet dinamika e ngjarjes

Vrasa e 'Sel Çamit'/Blindohet hyrja e Vlorës, kontrolle për çdo automjet të dyshuar pas ekzekutimit

Pas automjetit në Ndërmenas, gjendet një tjetër makinë e djegur në rrethrrotullimin e Pojanit

Vrasja në Fier, dalin PAMJET nga vendi i ngjarjes ku u ekzekutua Selami Hasani

Moti i keq/ Pema e rrëzuar te Stadiumi “Dinamo” bllokon kalimin e këmbësorëve dhe biçikletave

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...