LIVE UPDATES
Aktualitet

Vjedhja e miliona eurove tokë në Dhërmi përmes zyrave shtetërore

4 November 2021, 10:46 Nga DOSJA
Vjedhja e miliona eurove tokë në Dhërmi përmes zyrave

DHËRMI – Zyrat e Këshillit të Qarkut në Vlorë u thyen mesnatën e 11 tetorit. Grabitësit hynë nga dritarja në zyrën e zëdhënësit për median dhe më pas thyen dyert e zyrave të Drejtorisë së Administrimit e Mbrojtjes së Tokës, ku shkulën dorezat e dollapëve prej kompensate që mbajnë dokumentet e tokës bujqësore të shpëndarë nëpërmjet ‘ligjit 7501’ dhe u larguan bashkë me disa dosje.

Grabitja zgjati më pak se 5 minuta, por ajo nuk ishte një ngjarje e rëndomtë. Sipas Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, pas saj qëndron përpjekja për të fshehur gjurmët e një skeme kriminale të orkestruar nga disa zyrtarë shtetërorë për tjetërsimin e tokave në bregdet me vlerë prej miliona eurosh. Një javë pas grabitjes, në pranga përfunduan drejtori i DAMT-së në Qarkun Vlorë, Bardhyl Gjika, paraardhësi i tij Klodian Troci, specialisti Kreshnik Mino si dhe Spiro Duni nga fshati Dhërmi. Të katër të ndaluarit akuzohen se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë tjetërsuar pronësinë e 63 mijë metrave tokë në fshatin Dhërmi. Gjika dhe Mino dyshohen gjithashtu se inskenuan edhe vjedhjen e dokumenteve të pronave në zyrat e qarkut.

Të mërkurën, Gjykata e Apelit Vlorë vlerësoi masën e sigurisë ndaj të pandehurve, duke lënë në paraburgim Gjikën, Trocin dhe Dunin, ndërsa Mino u la në arrest shtëpie. Përveç punës në DAMT, Troci ka shërbyer më parë edhe si drejtor i Agjencisë Shtetërore të Kadastrës në Vlorë. Vëllai i tij, Ilir Troci i tha BIRN se akuza ishte një histori e stisur nga persona që kërkonin ta dëmtonin Klodianin, i cili kishte pasur përplasje fizike për shkak të punës në Kadastër dhe ruhej me roje private përpara arrestimit. Alpin Aga, avokati i Spiro Dunit deklaroi se Prokuroria e Vlorës nuk kishte asnjë provë për fajësinë e klientit të tij.

“Nuk kanë asnjë provë shkencore se është Spiro Duni autor i falsifikimit,” tha Aga. Arjan Isufi, avokati i Kreshnik Minos i mohoi akuzat ndaj klientit të tij, ndarkohë mbrojtësi ligjor i Bardhyl Gjikës nuk ishte i arritshëm për koment.

Tjetërsimi i tokës në Drimadhë

Qarku i Vlorës përfshin 7 bashki me një sipërfaqe prej 2,706 kilometra katrorë. Ky qark ka një vijë bregdetare të gjatë 244 kilometra, që shtrihet në detin Adriatik dhe Jon, nga grykëderdhja e lumit Vjosa në veri deri në kufirin me Greqinë në jug. Ligji 7501 “Për tokën”, i miratuar në 19 korrik 1991 dhe i ndryshuar pesë herë deri në vitin 2004 ka rregulluar shpërndarjen e tokës bujqësore familjeve që ishin anëtare të ish-kooperativave bujqësore. Të dhënat për tokat bujqësore të shpërndara nëpërmjet ligjit 7501, ruhen në Drejtoritë e Administrimit e Mbrojtjes së Tokës në secilin qark. Me klimë të butë dhe ujëra të kristalta, bregdeti i Jonit që shtrihet në bashkitë Vlorë, Himarë dhe Sarandë, përbën një nga zonat më popullore turistike të Shqipërisë.

Zhvillimi i shpejtë i turizmit në këtë zonë gjatë viteve të fundit ka sjellë një rritje eksponenciale të vlerës së tokës dhe fatkeqësisht nuk kanë munguar rastet e tjetërsimit të pronësisë në mënyrë të paligjshme nëpërmjet falsifikimeve, shpërdorimit të detyrës dhe korrupsionit. Për shkak të konflikteve, akuzave për korrupsion dhe tjetërsimeve të paligjshme të pronës, gjatë dy viteve të fundit, Agjencia Shtetërore Kadastrës Vlorë, ASHK ndërroi 10 drejtues – një prej të cilëve ishte dhe Klodian Troci.

Sipas Prokurorisë së Vlorës, skema e ngritur nga të pandehurit për tjetërsimin e pronave në Dhërmi ka zgjatur disa vite. Në vitin 2019, i pandehuri Spiro Duni aplikoi për ndryshimin e zërit kadastral në DAMT-në e qarkut Vlorë për një sipërfaqe toke prej 590 m2 në fshatin Dhërmi, të cilën ia kishte shitur tre vite më parë tre personave, pjesë e një prone më të madhe prej 8250 m2 të trashëguar nga i ati – i cili e kishte marrë në pronësi nëpërmjet ‘ligjit 7501’. Në vijim të të njëjtit transaksion, Duni aplikon sërish në DAMT në shkurt 2020, ku kërkon “pajisje me vërtetim të dhënash nga formularët”. Dy muaj më vonë, në prill 2020, DAMT-ja i kthen përgjigje Dunit dhe sipërfaqja totale e tokës që i ishte transferuar babit të tij nga shteti në vitin 1994 rritet me 1,510 m2. Sipas Prokurorisë së Vlorës, veprimet e paligjshme mbi kartelën e kësaj pasurie janë kryer nga specialisti Mino dhe janë konfirmuar nga ish-drejtori i DAMT-së, Klodian Troci. Në nëntor 2020, Troci u largua nga DAMT për të rimarrë postin e drejtuesit në ASHK-në e Vlorës.

Në 11 prill 2021, kur Troci drejtonte Kadastrën, Spiro Duni aplikon në ASHK për të marrë dokument pronësie mbi parcelën në Dhërmi me sipërfaqen e tjetërsuar. Në ndjekje të procedurës së lëshimit të dokumentit të pronësisë, ASHK në 21 prill 2021 i kërkon DAMT-së Vlorë një kopje të aktit të marrjes të tokës përdorim – i njohur si AMTP, nga Thoma Duni – babai i Spiros dhe familja e tij bujqësore. Brenda ditës, drejtuesi i ri i DAMT-së, Bardhyl Gjika i kthen përgjigje ASHK-së, duke dërguar kopje të dokumenteve dhe formularit, ku sipas prokurorisë falsifikimi është i “dukshëm me sy të lirë”.

Milona euro me një të rënë të lapsit

Të dhënat e përftuara nga agjencitë imobiliare tregojnë se në fshatin Dhërmi, një metër katror tokë kap një vlerë tregu më të madhe se 100 euro. Sipas hetimeve të Prokurorisë së Vlorës, 1510 m2 që iu shtuan në mënyrë të paligjshme pronës së Spiro Dunit janë vetëm maja e ajsbergut të falsifikimeve në zyrat e Qarkut Vlorë. Në kërkesën për masë sigurie të depozituar në Gjykatën e Vlorës thuhet se përveç rastit të Spiro Dunit ekzistojnë dyshime edhe për 3 persona të tjerë, të cilët dyshohet së kanë përfituar nëpërmjet falsifikimit 59 mijë m2 tokë. Vendimi i masës së sigurisë nuk sqaron nëse këto persona janë nën hetim dhe as se kush ka aplikuar për ndryshimet në dokumentet e pronësisë.

Në njërin rast, dokumenti i marrjes në përdorim të tokës me sipërfaqe 670 m2, është tjetërsuar duke i vënë një dysh përpara dhe duke e zmadhuar sipërfaqen në 2,670 m2. Në rastin e dytë, një sipërfaqe prej 9,910 m2 e regjistruar në vitit 1994, është njehsuar nga DAMT e Vlorës në vitin 2020 me një sipërfaqe totale prej 52,510 m² – duke i shtuar pronës 42,600 m2 përmes korrigjimeve. Në rastin e tretë ekzistojnë tre akte të ndryshme të marrjes së tokës në përdorim të lëshuar në të njëjtën datë – njëri me sipërfaqe 6,700 m2, i dyti me sipërfaqe 12,000 m2 dhe i treti me sipërfaqe 20,820 m2.

Ndërkohë, një prej personave të përmendur në hetim – i cili kishte përfituar një sipërfaqe prej 4,885 m2 në Dhërmi, nuk duhet të ishte përfitues në bazë të ligjit 7501, pasi ishte zhvendosur nga Himara në Tiranë në vitin 1960. Në vendimin e Gjykatës së Vlorës për masën e sigurisë shkruhet se dokumentet e falsifikuara kishin kaluar në shumicën e rasteve nga Gjika në rolin e specialistit te Troci si drejtues i DAMT-së. Sipas vendimi të Gjykatës së Vlorës, mbi 63 mijë m2 tokën në bregdet janë tjetërsuar kur Troci dhe Gjika kanë drejtuar zyrën e DAMT-së së Qarkut Vlorë.

Marrë nga Reporter

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet klodian troci bardhyl gjika drejtoria e administrimit e mbrojtjes së tokës keshilli i qarkut vlore klodian troci arrestohet klodian troci bardhyl gjika drejtoria e administrimit e mbrojtjes së tokës keshilli i qarkut vlore klodian troci

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin