Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit
2...
Bota
Vjosa Osmani kthen në shtëpi Flakron Shalën, shfuqizon vendimin edhe për tre konsujë të tjerë mes tyre dhe të Tiranës
25 November 2020, 18:21Nga DOSJA
KOSOVË- Presidentja në detyrë e Kosovës, Vjollca Osmani ka shfuqizuar dekretin për emërimin e Flakron Shalës si Konsull i Kosovës në Çeki. Lajmin e ka bërë të ditur vetë zyra e presidencës me një deklaratë për shtyp. Përveç dekretit të Flakëron Shalës, Osmani ka shfuqizuar edhe tre dekrete të konsujve të tjerë. Konsujtë e tjerë që do të kthehen në Kosovë janë ai i Lubjanës, si Shkupit dhe i Tiranës. Në lidhje me shfuqizimin e tre konsujve të parë presidenca u shpreh se këta konsuj nuk kishin përqimin e shtetit mikpritës, ndërsa për rastin e Tiranës, ajo u shpreh se Presidentja ka vendosur që të marrë për bazë propozimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme.
“Në përputhje me përgjegjësitë e saj kushtetuese si dhe bazuar në praktikat diplomatike e konsullore, u.d. Presidentja, dr.Vjosa Osmani-Sadriu sot ka shfuqizuar katër dekrete për konsuj të përgjithshëm, konkretisht për konsujt e përgjithshëm në Pragë, Lubjanë, Shkup dhe Tiranë. Sa i përket tri rasteve të para, bazuar në praktikën diplomatike e konsullore, konsullatat e përgjithshme, si rregull, nuk hapen dhe konsujt e përgjithshëm nuk emërohen në të njëjtin qytet ku ndodhet edhe Ambasada. Për më tepër, bazuar në informatat që na janë dërguar, për këta konsuj të përgjithshëm nuk kishte ekzekuaturë/pëlqim nga shteti pritës. Ndërkaq, sa i përket rastit të katërt, atij të konsullit në Tiranë, u.d. Presidentja Osmani ka vendosur ta shfuqizojë dekretin për emërimin e konsullit të përgjithshëm, në përputhje me propozimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme, propozim ky i cili nuk ishte marrë për bazë nga Presidenti paraprak. Si udhëheqëse e politikës së jashtme, u.d. Presidentja është e përkushtuar që të mbrojë ligjshmërinë dhe profesionalizmin përgjatë emërimeve në shërbimin e jashtëm. Ajo do të vazhdojë të insistojë, që të mos tejkalohet kuota e emërimeve politike, e paraparë me Ligjin për Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Shërbimin Diplomatik, dhe që emërimet të bëhen nga radhët e diplomatëve të karrierës,” tha në deklaratë zyra e Presidencës.
Flakron Shala është djali i deputetit të Kuvendit të Kosovës, Haxhi Shala. Ai është i njohur për publikun e Kosovës për kërcënimet dhe sharjet që i ka bërë të dashurës së të atit nëpërmjet Whats App-it.
(I.A/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
ANGLI- Gjigandi farmaceutik, AstraZeneca ka dhënë një lajm të mirë sot në lidhje me vaksinën anti-Covid që ka krijuar. Ata kanë thënë se vaksina anti-Covid që ë...
TIRANË– Bota e futbollit nuk do të jetë më e njëjtë pas ditës së sotme! Diego Armando Maradona mbylli sytë në moshën 60-vjeçare pas një arresti kard...
ARABIA SAUDITE- Një anije greke ka hasur sot një minë nënujore në Detin e Kuq. Anija naftëmbajtëse ishte pjesë e një kompani greke që merrej me transportim të n...
TIRANË– Hugo Maradona, vëllai i legjendës së fuutbollit Diego Armando Maradona që u shua sot ka reaguar i përlotur pas humbjes së madhe. Mediat venda...
ITALI- Italia është një ndër vendet më të goditura nga koronavirusi, ku ndryshe është quajtur edhe si epiqendra e Covid-19 në Europë.Në 24 orët e fundit në të g...
ITALI- Ish-mazhordomi i Papa Benediktit të 16-të, Paolo Gabriele ka humbur jetën mëngjesin e sotëm për shkak të sëmundjes që e mundonte prej shumë kohësh. Lajmi...
TIRANË– Bota e futbollit është në zi! Legjenda Diego Armando Maradona ka mbyllur sytë në moshën 60-vjeçare, pas një arresti kardiak. Mediat vendase ...
INDI-Një përballje e egër ka ndodhur në liqenin e Tododa Andhari në Indi. Një tigër është kapur duke u kacafytur me një nga arinjtë më të rrezikshëm në botë.Një...
SHBA-Presidenti i Kinës, Xi Jinping ka uruar ditën e sotme homologun e tij amerikan, Joe Biden për fitimin e zgjedhjeve në 3 nëntor. Në një letër që i ka dërgua...
ITALI- Një person me origjinë shqiptare është mendohet se është vetëvrarë mëngjesin e sotëm në qytetin e Trenit në Itali. Viktima që u identifikua nga karabinie...