LIVE UPDATES
Politike

1 September 2021, 18:20 Nga DOSJA

TIRANË– Në Shqipëri presidenti Ilir Meta dekretoi sot thirrjen e parlamentit të ri, të dalë pas zgjedhjeve të 25 prillit. Sipas Kushtetutës “presidenti i Republikës e mbledh Kuvendin e porsazgjedhur jo më parë se data e përfundimit të mandatit të Kuvendit paraardhës, por jo më vonë se 10 ditë pas mbarimit të këtij mandati”.

Mandati i parlamentit të shkuar përfundon më 9 shtator. Presidenti Meta nuk shfrytëzoi të gjithë afatin 10 ditor, duke thirrur mbajtjen e mbledhjes së parë të Legjislaturës së 10-të, vetëm një ditë më pas.

Ashtu si dhe në 8 vitet e fundit, edhe ky parlament do të kontrollohet nga socialistët e kryeministrit Edi Rama i cili fitoi një mandat të tretë radhazi, si kurrë më parë për një forcë politike në 30 vite pluralizëm. Socialistët do të kenë 74 nga 140 vendet e parlamentit. Të enjten, gjatë mbledhjes së Asamblesë së Partisë socialiste, kryeministri Rama pritet të shpallë edhe emrat e ministrave me të cilët synon të drejtojë vendin. Kureshtja mbetet e lartë, pasi zoti Rama shpesh ka befasuar me përfshirjen në kabinet të personave dhe pa ndonjë lidhje të ngushte me partinë apo politikën, ndërkohë që një pjesë e mirë e ministrave, e ka mësuar në sallë emërimin.

Në parlamentin e ri, në krahun e majtë, do të jenë dhe tre deputetë të partisë Socialdemokrate, e drejtuar nga deputeti Tom Doshi. Ky i fundit u tërhoq nga mandati i tij, pas deklarimeve të shpeshta publike të ambasadores amerikane Yuri Kim, e cila këmbënguli me forcë se personat ndaj të cilëve qeveria amerikane ka marrë vendim për të mos ju lejuar hyrjen në territorin e Shteteve të Bashkuara, nuk duhet të jenë pjesë e parlamentit.

E njejta situatë po përsitet tani në kampin e opozitës, pas vendimit të Departamentit amerikan të Shtetit për t’i ndaluar hyrjen në territorin e Shteteve të Bashkuara, ish kryeministrit dhe ish presidentit të vendit Sali Berisha dhe familjes së tij. Departamenti i Shtetit e përfshiu atë në kategorinë e “zyrtarëve të korruptuar që kishin minuar demokracinë”.

Ambasadorja amerikane deklaroi pak javë më parë, pas një takimi me zotin Basha se “do të ishte një ironi historike por edhe një tragjedi për vendin, jo vetëm për partinë, nëse partia do të hante bar për hir të interesave personale të një njeriu“.

Zoti Berisha e ka konsideruar si “të pabazuar në fakte” vendimin e Departamentit të Shtetit dhe ka angazhuar një avokat të njohur në Paris, duke ngritur padi “për shpifje” ndaj Sekretarit amerikan të Shtetit Antony Blinken. Ai ka deklaruar se nuk ka ndërmend të heqë dorë nga mandati i tij si deputet, dhe këtë e përsëriti dhe pas deklaratës së ambasadores amerikane në selinë e Partisë Demokratike.

Nga ana e tij, perveç një komenti të parë në momentin e publikimit të vendimit të Departamentit amerikan, ku shprehej i keqardhur, zoti Basha ka evituar të prononcohet për këtë çështje, edhe pas komenteve të ambasadores amerikane. Por sipas zotit Berisha “kryetari i Partisë Demokratike, i është përgjigjur kërkesës së zonjës Kim, me kërkesën e tij: Paraqitni, fakte, dokumenta e prova. Kjo është përgjigja që ka marrë zonja Kim nga kryetari i PD. Dhe unë për këtë e falenderoj dhe e përgëzoj”.

Zoti Basha mori pas humbjes së zgjedhjeve, një mandat të tretë në krye të PD-së, në një proces të kritikuar nga tre rivalët në garë, dhe mes zërash të shumtë që e bëjnë atë përgjegjës për një rezutat që i la sërish demokratët në opozitë, me 59 mandate, ndërkohë që aleati i tyre, Lëvizja socialiste për Integrim u tkurr ndjeshëm, duke siguruar vetëm 4 deputetë.

Ndonëse zoti Basha foli për një “masakër zgjedhore” dhe deklaroi se nuk do të njohë rezultatin e zgjedhjeve, ai dhe partia e tij do të jenë pjesë e parlamentit, pasi dy vjet më parë, me një akt të paprecedent, deputetët e tij dogjën mandatet, duke u zëvendësuar në një pjesë të mirë,nga emrat e tjerë në listat me të cilat kishin hyrë në garën e vitit 2017.

Pak ditë më parë, zoti Basha mori një tjetër goditje të fortë nga brenda, kur deputeti Mark Marku, i cili kishte drejtuar fushatën në qarkun e Lezhës, njoftoi se hiqte dorë nga mandati parlamentar, pasi sipas tij “PD po shndërrohet në një parti që mbron interesat personale të dy liderëve të vet, Berishës dhe Bashës, të një grupi të ngushtë drejtuesish të PD-së dhe ndoshta edhe të disa prej deputetëve të saj duke i tradhtuar interesat e atyre që e kanë mbështetur me aq mund, përkushtim e sakrifica”.

Edhe në krahun e majtë, por për motive të tjera, dy deputetë kanë njoftuar tërheqjen. Pak ditë më parë ishte mjekja e njohur Najada Çomo, e cila ka kërkuar që të vijojë angazhimin në luftën kundër pandemisë Covid 19. Ndërsa sot, të njejtin veprim e ka ndërmarrë dhe deputeti Lefter Koka, ish ministër i Mjedisit. I rreshtuar fillimisht me LSI-në, ai nuk përkrahu vendimin për djegien e mandatit të deputetit dy vjet më parë, duke u përfshirë në garën për deputetë më 25 prill, nën siglën e PS-së, në qarkun e Durrësit. Arsyeja që e shtyu drejt këtij hapi lidhet sipas tij me zgjedhjen për t’i dhënë fund rrugëtimit politik duke vlerësuar se kjo ishte koha e duhur për të mbyllur një cikël.

Marrë nga VOA

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike qeveria rama 3 qeveria rama 3

Sondazh

Ekzekutimi i Selami Hasanit/ Nëndrejtori i Policisë Fier: Viktima po punonte jashtë oborrit!

Ekzekutimi i Selami Hasanit/ Nëndrejtori i Policisë Fier: Viktima po punonte jashtë oborrit!

Shpërthimi me tritol në banesën e 47-vjeçares në Tiranë/ Zbardhet dinamika e ngjarjes

Vrasa e 'Sel Çamit'/Blindohet hyrja e Vlorës, kontrolle për çdo automjet të dyshuar pas ekzekutimit

Pas automjetit në Ndërmenas, gjendet një tjetër makinë e djegur në rrethrrotullimin e Pojanit

Vrasja në Fier, dalin PAMJET nga vendi i ngjarjes ku u ekzekutua Selami Hasani

Moti i keq/ Pema e rrëzuar te Stadiumi “Dinamo” bllokon kalimin e këmbësorëve dhe biçikletave

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...