LIVE UPDATES
Aktualitet

"Vrasja e grave në Kosovë është femicid"/ Haxhiu: Përgjegjësia për parandalimin e tragjedive është e përbashkët

Gjatë seancës së jashtëzakonshme pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, ajo theksoi se parandalimi i tragjedive të tilla është përgjegjësi e përbashkët e institucioneve dhe e gjithë shoqërisë, duke bërë thirrje për angazhim më të madh, veçanërisht nga burrat.

26 October 2026, 18:21 Nga G.M
"Vrasja e grave në Kosovë është femicid"/ Haxhiu:
Albulena Haxhiu

KOSOVË- Kryetarja e Kuvendit të Kosovës Albulena Haxhiu, ka deklaruar se vrasjet e grave në vend nuk mund të trajtohen si raste të izoluara, por si femicid, forma më ekstreme e dhunës ndaj grave. Gjatë seancës së jashtëzakonshme pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, ajo theksoi se parandalimi i tragjedive të tilla është përgjegjësi e përbashkët e institucioneve dhe e gjithë shoqërisë, duke bërë thirrje për angazhim më të madh, veçanërisht nga burrat.

Haxhiu nënvizoi se, pavarësisht përparimeve në legjislacion dhe mekanizmat për mbrojtjen nga dhuna në familje, ligjet nuk mjaftojnë nëse nuk zbatohen nga Policia, Prokuroria, Gjykatat dhe institucionet e tjera përgjegjëse. Ajo kujtoi se që nga paslufta në Kosovë janë vrarë 97 gra nga bashkëshortët ose familjarë të tjerë burra, duke kërkuar që institucionet të marrin përgjegjësi dhe të veprojnë për të parandaluar raste të tjera të dhunës dhe vrasjeve të grave.

“Është shprehje e respektit e solidaritetit tonë me viktimat e familjet e tyre. Por edhe kujtesë e dhimbshme se kemi përgjegjësi të përbashkët të angazhohemi për parandalimin e këtyre tragjedive. Si institucione kemi bërë përparime në infrastrukturën ligjore. Në vitin 2020 Kuvendi i Kosovës përfshiu Konventën e Stambollit në Kushtetutën tonë. Miratuam Ligjin për Mbrojtje nga Dhuna në Familje dhe lista e veprimeve që ne kemi ndërmarrë është e gjatë. Asnjëra prej të gjitha këtyre veprimeve që ne kemi ndërmarrë nuk po mjafton. Nuk po mjafton për sa kohë kemi ende zyrtarë në institucionet e Republikës së Kosovës, në Polici, në Prokurori, në Gjykata, në Qendrën për Punë Sociale apo kudo tjetër që e vendosin në diskrecionin e tyre a duhet të ndërmarrin një veprim apo jo. Ç’kuptim ka një ligj që miratohet në këtë Kuvend nëse atje një prokuror, e një gjyqtar, e një polic nuk e zbaton si të tillë. Çfarë faji ka ministrja Gërvalla ose ministri Sveçla, nëse Ministria e Drejtësisë e Ministria e Punëve të Brendshme i ka adresuar legjislacionin e mekanizmat që ka në dispozicion. Cila është përgjegjësia që ka këtu ministrja e Drejtësisë apo ministri i Punëve të Brendshme.

Këto vrasje nuk mund t’i trajtojmë si tragjedi të shkëputura nga njëra-tjetra. Është femicid, forma më e skajshme e dhunës ndaj grave. Duhet të angazhohemi të gjithë si shoqëri kundër kësaj mendësie, në veçanti burrat, edhe burrat e këtij Kuvendi. Nuk mund të presim që vetëm gratë të flasin kundër dhunës që ushtrohet ndaj tyre. Edhe sot në këtë Kuvend si kryetare e Kuvendit pres që edhe burrat të flasin kundrejt vrasjes së grave e vajzave në vendin tonë. Kjo përgjegjësi na përket të gjithëve paravësisht bindjeve politike apo funksioneve që sot i ushtrojmë.

Në maj të vitit 2011, Diana Kastrati u vra pasi kishte kërkuar mbrojtje nga Gjykata. Hamide Magashi u vra në oborrin e Klinikës së Gjinekologjisë pak ditë para se të sillte në jetë fëmijën e saj. Erona Cokli u vra brenda Qendrës për Punë Sociale në Ferizaj. Arlinda Zekaj u vra pak pasi ishte kthyer nga stacioni policor ku kishte raportuar për dhunë në familje. Mes tyre janë edhe Igballe Llalloshi, Gjyla Gashi, Antigona Morina, Donjetë Pajazitaj, Zejnepe Berisha, Dafina Zhubi, Flora Omuri, Feride Tahiri, Selvije Berisha, Albesa Rudi, Feride Prokshi, Arianita Zahiti, Emine Abazaj, Valbona Marku-Ndrecaj dhe vajza e saj nëntë vjeçare Klara Ndrecaj, Atije Dinaj, Armenda Aliu, Sabile Mavrovqani, Makfire Zuka, Sebahate Morina-Sopi, Marigona Osmani, Lirije Qerimaj, Besiana Rama, Shqiponja Isufi, Sadije Godeni, Hyrije Broqi-Hyseni, Maria Klara, Liridona Ademja, Gjyljeta Ukella, Nexhmije Haradini, Nafije Bogujevci. Kjo nuk është lista e plotë. Janë 97 gra që janë vrarë ose nga burrat e tyre, ose nga familjarët e tjerë burra që nga paslufta në Kosovë”, ka deklaruar Haxhiu./Dosja.al

Albulena Haxhiu

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin