Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit
2...
Aktualitet
VIDEO/ Rama paralajmëroi masa ndëshkuese për protestat, studenti: Akt frike, nuk ka dialog me një kryeministër që dhunon të ardhmen e vendit
Më tej, studenti deklaroi se kryeministri po vendos interesat e tij politike mbi të ardhmen e vendit.
26 October 2026, 16:31Nga E.d
Studenti
TIRANA- Një student i pranishëm në protestën përpara Ministrisë së Arsimit ka kundërshtuar paketën e re ligjore të propozuar nga kryeministri Edi Rama për dhunën gjatë protestave. Gjatë një prononcimi për mediat, ai e ka cilësuar këtë si një akt frike për të mbrojtur pushtetin.
Më tej, studenti deklaroi se kryeministri po vendos interesat e tij politike mbi të ardhmen e vendit. Ai theksoi se dialogu nuk mund të jetë i mundur për sa kohë, të rinjtë po përballen me dhunë gjatë protestave.
“Ne e shohim si akt frike. Kur një person e ndjen veten të detyruar që të ndryshojë ligje për të mbrojtur veten, karrigen dhe pushtetin e tij. Mendoj se është më e rëndësishme e ardhmja e Shqipërisë sesa një karrige.
Ai po e rreh, dhunon dhe godet me plumba të ardhmen e këtij vendi. Nuk mund të ketë më vend për dialog me një kryeministër që rreh të ardhmen e këtij vendi dhe i ka dalë e ardhmja e këtij vendi kundër.”, tha studenti./Dosja.al