Protesta e 178-të para Kryeministrisë/ Përplasje me policinë dhe thirrje për mobilizim masiv më 28 nëntor: Ju erdhi fundi!
Grumbullimi i protestuesve në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”/ Efektivët nuk lejojnë revoltën paqësore, s...
Grumbullimi i protestuesve në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”/ Efektivët nuk lejojnë revoltën paqësore, s...
Abuzimi seksual ndaj 13-vjeçares/ Arrestohen dy persona në Tiranë dhe Fier, policia në kërkim të të dyshuarve t&eum...
Ndërhyrja kirurgjikale e Veliajt, Ndreca: Nuk e përcakton prokurori se kush mjek do e operojë, por familja 24 Nëntor, 12:44 ...
Vrasja e 'Sel Çamit'/ 4 armë në makinën e djegur, 3 me silenciator. "Volvo" u vodh në Suedi, autorët përdor&e...
Sipas hetimeve, Qendrothanasi rezulton një emër i njohur për autoritetet greke për precedentë të shumtë kriminalë.
GREQI- Policia greke ka zbardhur një pjesë të konsiderueshme të hetimeve për ekzekutimin e 52-vjeçarit Nikos Gavanozi, i njohur në qarqet kriminale me nofkën “Papagalli”, i cili u vra më 11 tetor 2026 në Glifada të Athinës. Në kuadër të hetimeve është identifikuar dhe shpallur në kërkim një 48-vjeçar shqiptar nga Saranda, Eduart Qendrothanasi, i njohur edhe me emrin Stamatis Qendrothanasi.
Sipas autoriteteve greke, ai dyshohet se ishte drejtuesi i motoçikletës nga e cila u krye atentati, ndërsa personi i dytë që ndodhej me të dyshohet gjithashtu se është shtetas shqiptar. Në lidhje me ngjarjen, policia ka arrestuar në zonën e Agrinios një 48-vjeçar grek, i cili dyshohet se ka ndihmuar autorët pas vrasjes, duke i transportuar dhe duke u krijuar mundësinë të largoheshin nga vendi i atentatit.
E kaluara kriminale e shqiptarit nga Saranda
Sipas hetimeve, Qendrothanasi rezulton një emër i njohur për autoritetet greke për precedentë të shumtë kriminalë. Ai ishte shpallur më herët në kërkim për një grabitje me armë në vitin 2013 në Mesenia, ku nga një pikë e shërbimit postar ELTA u vodhën 130 mijë euro.
Në vitin 2025, ai rezulton të jetë dënuar me 9 vite e 3 muaj burg për tre grabitje dhe armëmbajtje pa leje. Dosja e tij përfshin edhe akuza të tjera për pjesëmarrje në grup kriminal, gjobëvënie, vjedhje, plagosje të rëndë, kërcënime dhe falsifikim.
Mediat greke shkruajnë gjithashtu për lidhjet e tij të mëparshme me persona të njohur të botës së krimit në Greqi, mes tyre Vasilis Grivas, i njohur si “Bill”, dhe Manoli Karagiani, me nofkën “Karafla”, të dy të ekzekutuar në vitet e fundit.
Si u organizua atentati?
Sipas hetimeve të Njësisë së Vrasjeve, dy autorët lëviznin me një motoçikletë kur iu afruan 52-vjeçarit, i cili po udhëtonte drejt klubit të natës ku punonte si roje sigurie. Ata hapën zjarr ndaj tij, duke bërë që të humbiste kontrollin e motoçikletës dhe të rrëzohej në rrugë. Pasi viktima ra përtokë, autorët e qëlluan për vdekje.
Një rol vendimtar në identifikimin e tyre ka luajtur analiza e pamjeve filmike nga kamerat e sigurisë, jo vetëm në vendin e ngjarjes, por edhe përgjatë itinerarit të ndjekur para dhe pas atentatit. Pas vrasjes, dy autorët u drejtuan drejt zonës së Kerateas, ku braktisën motoçikletën në oborrin e një banese të izoluar. Aty i priste 48-vjeçari grek, i cili dyshohet se i transportoi me një automjet ngjyrë argjendi drejt banesave të punëtorëve në Karea, për të shmangur përdorimin e mëtejshëm të motorit të atentatit.
Gjatë marrjes në pyetje, greku pranoi se kishte ndihmuar dy personat, por pretendoi se nuk e dinte se ata ishin përfshirë në një vrasje. Ai deklaroi se kishte menduar se motoçikleta ishte e vjedhur dhe se autorët i kishin kërkuar ta çmontonte. Hetimet zbuluan se ai kishte hequr pjesë të motorit, ndërsa një prej helmetave ia kishte dorëzuar një personi të tretë, identitetin e të cilit pretendon se nuk e di. Një nga pistat kryesore që po shqyrtojnë hetuesit lidhet me konfliktet që viktima dyshohet se kishte krijuar për shkak të aktivitetit të tij në tregtinë e drogës në periferitë jugore të Athinës.
Kush ishte Nikos Gavanozi, “Papagalli”?
Viktima ishte një person me precedentë të mëparshëm kriminalë dhe i njohur për autoritetet greke. Ai ishte arrestuar në vitin 2015 si pjesë e një prej grupeve kriminale që shantazhonin pronarët e bizneseve dhe u kërkonin para në këmbim të të ashtuquajturës “mbrojtje”.
Emri i tij ishte përmendur edhe në disa episode të dhunshme mes tifozëve të organizuar të Panathinaikos. Në shtator 2021, ai u arrestua pas të shtënave me armë jashtë një shoqate tifozësh në zonën e Aleksandrasit, ku mbeti i plagosur një person.
Në korrik 2024, Gavanozi u arrestua sërish për përfshirjen e dyshuar në përplasjet e dhunshme jashtë stadiumit “Alexandras”, ku dy persona u plagosën me armë zjarri. Ndërkohë, hetuesit po vijojnë punën për identifikimin e personit të dytë që dyshohet se mori pjesë në atentat dhe për zbardhjen e plotë të motivit të ekzekutimit./Dosja.al
Foto ilustruese Parashkrimi i dënimit ka shpëtuar një shqiptar nga ekstradimi prej Britanisë së Madhe drejt Shqipërisë. Sab...
Marjola Nakoleci dhe Pandeli Nakoleci GREQI- Pandeli Nakoleci, 41-vjeçari që akuzohet për vrasjen e bashkëshortes së ...
Pamje FIER- Një tjetër episod shqetësues është regjistruar në qytetin e Fierit, ku një person është filmuar ...
TIRANË- Protestuesit kanë nisur marshimin në rrugët e Kryeqytetit pas grumbullimit përpara Kryeministrisë. Në tubimin e tyre...
Foto ilustruse FIER- Policia ka arrestuar autorin e plagosjes me thikë, e cila ndodhi pak minuta më parë në Fier. Përmes një njo...
TIRANË- Grumbullimi i protestuesve në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” për protestën e 178-të, duket se ka fillua...
TIRANË- Qytetarët kanë vijuar revoltën e tyre edhe mbrëmjen e kësaj të marte përpara Kryeministrisë duke kërk...
Foto ilustruse TIRANA- Dy persona janë arrestuar nga policia në kuadër të hetimeve për rastin e rëndë të 13-vjeç...
pamje TIRANË- Protestuesit në Tiranë janë grumbulluar sërish ditën e sotme para godinës së Kryeministrisë p&eum...
Pamje SPANJA- Një operacion i Policisë Kombëtare spanjolle ka çuar në shkatërrimin e një plantacioni të madh kanabis...