Veliaj refuzon të operohet në Fier, kërkon ndërhyrjen në Tiranë: I jam drejtuar GJKKO-së, nuk ja besoj jetën Kryeministrit
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit 2...
Plagosja me thikë në Korçë/ 30-vjeçari jep dëshminë para policisë: Më sulmuan disa persona të panj...
“Më goditën në kokë dhe më shanin”/ 16-vjeçari tregon dhunën në polici: Më gjobitën 5 mi...
Të dy janë ndaluar përkohësisht me qëllim ekstradimin në Shqipëri, në kuadër të bashkëpunimit mes policisë shqiptare dhe asaj greke.
SARANDA- Dy persona të shpallur në kërkim për vrasjen e Rexhep Ismailit, 66 vjeç, në fshatin Gjashtë të Sarandës, janë arrestuar në Greqi. Ngjarja e rëndë ndodhi më 7 maj 2026, në ambientet e lokalit në pronësi të viktimës.
Në pranga kanë rënë 37-vjeçari, Lulzim Tabaku i dyshuar si autori i vrasjes me armë zjarri dhe 40-vjeçari, Idriz Çelo, i cili dyshohet se ishte i përfshirë në konfliktin që parapriu ngjarjen. Të dy janë ndaluar përkohësisht me qëllim ekstradimin në Shqipëri, në kuadër të bashkëpunimit mes policisë shqiptare dhe asaj greke.
Sipas hetimeve, ngjarja nisi pas një konflikti mes disa personave, fillimisht me sende të forta dhe më pas me përdorimin e armëve të zjarrit. Për 37-vjeçarin rëndojnë akuzat për vrasje me dashje, armëmbajtje pa leje dhe kanosje në bashkëpunim, ndërsa 40-vjeçari akuzohet për moskallëzim krimi, kanosje dhe shkatërrim prone. Operacioni u zhvillua në kuadër të operacionit policor të koduar “The Wanted”. Sipas Policisë së Shtetit, 40-vjeçari u kap në ishullin e Korfuzit, ku dyshohet se qëndronte duke përdorur identitet të rremë.
Njoftimi i policisë:
Policia e Shtetit/Finalizohet si rezultat i bashkëpunimit të ngushtë me homologët grekë, një tjetër fazë e operacionit të koduar “The Wanted”. Kapet në Greqi autori i dyshuar i vrasjes së shtetasit R. I., kryer më datë 07.05.2026, në ambientet e lokalit të viktimës, në fshatin Gjashtë, Sarandë.
Kapet në Greqi edhe një shtetas i përfshirë në konfliktin me sende të forta që parapriu vrasjen e 66-vjeçarit. I ndaluari përdorte identitet të rremë, për qendrim në ishullin e Korfuzit.
Si rezultat i koordinimit informativ dhe operacional, ndërmjet homologëve të Drejtorisë së Interpolit dhe Interpol Athinës, gjatë kësaj faze të operacionit të koduar “The Wanted”, u arrestuan provizorisht, në Greqi, me qëllim ekstradimin në Shqipëri, shtetasit në kërkim:
-L. T., 37 vjeç, për të cilin Gjykata e Sarandës ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg", për veprat penale "Vrasja me dashje", "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit" dhe "Kanosja", kryer në bashkëpunim;
-I. Ç., 40 vjeç, për të cilin Gjykata e Sarandës ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg", për veprat penale "Moskallëzimi i krimit", "Kanosja" dhe "Shkatërrimi i pronës".
Nga hetimet dyshohet se më datë 07.05.2026, 37-vjeçari ka vrarë me armë zjarri (pistoletë), shtetasin R. I., 66 vjeç, në ambientet e lokalit të këtij të fundit, pas një konflikti me sende të forta, ndërmjet disa shtetasve, ndër ta, 40-vjeçari i kapur në Korfuz.
Punohet intensivisht për lokalizimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë të shpallur në kërkim në lidhje me këtë rast. Ndërkaq, në bashkëpunim me homologët grekë, Interpol Tirana po punon për finalizimin e procedurave për ekstradimin në Shqipëri, të 2 të ndaluarve.
Si ndodhi vrasja e Ismailit?
Vrasja e 66-vjeçarit Rexhep Ismaili në Sarandë ka ndodhur pas një tentative për të rrëmbyer një person tjetër. Mësohet se, rreth 10 persona kanë mbërritur në lokalin e karburantit në pronësi të Ismailit duke kërkuar një individ me të cilin kishin konflikte pronësie. Ismaili ka ndërhyrë si ndërmjetës, duke deklaruar se personi që ata kërkonin ishte 'në shtëpinë e tij' dhe nuk mund të prekej. Pas kësaj mbrojtjeje, situata ka degraduar në dhunë fizike dhe përdorimin e armës, duke i marrë jetën pronarit të pikës. Më pas, autorët janë larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes, por kanë braktisur aty një prej automjeteve të tyre. Ndërkohë, policia po vijon hetimet për identifikimin e grupit të përfshirë, duke u bazuar edhe në mjetin e mbetur në vendngjarje./Dosja.al
foto ilustruese TIRANË- Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar rreth orës 05:00 të mëngjesit të dit&e...
Pamje EUROPA- Një valë protestash të udhëhequra nga të rinjtë e Gjeneratës Z po përhapet në disa vende të Ev...
Egli Proga dhe Denis Meçe TIRANA- Denis Meçe, i dyshuari për vrasjen e Egli Progës, është arrestuar mbrëmjen e djeshme ...
Foto ilustruse Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë...
Arlinda Zekaj dhe Albert Sylaj KOSOVA- Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e 49-vjeçares Arlinda Zekaj, është arrestuar mbrëmjen e...
Foto ilustruse Buxheti i shtetit ka regjistruar një suficit rekord prej 70.3 miliardë lekësh (rreth 756 milionë euro) në nënt&eu...
Foto ilustruse TIRANA- Shqipëria pritet të përjetojë një ditë me mot kryesisht të qëndrueshëm të m&eum...
Pamje LIBRAZHD- Dy restorante tradicionale në qytetin e Librazhdit janë përfshirë nga zjarri mbrëmjen e sotme. Objektet, të...
Pamje MIRDITA- Ulja e temperaturave dhe reshjet e dëborës kanë sjellë pamje dimërore në bjeshkët e Mirditës, ku majat ...
Pamje TIRANA- Protestat kundër qeverisë në Shqipëri dhe masat e paralajmëruara nga kryeministri Edi Rama për ashpërsimin e ...