28 October 2026, 07:18
Nga E.d
Foto ilustruse
Buxheti i shtetit ka regjistruar një suficit rekord prej 70.3 miliardë lekësh (rreth 756 milionë euro) në nëntë muajt të vitit 2026, niveli më i lartë pas 90’s, duke devijuar tërësisht nga programi i planifikuar.
Sipas ndryshimeve në mes të vitit balanca buxhetore në fund të 9 mujorit duhet të ishte pozitive 25.4 miliardë lekë, por realizimi faktik tregon një suficit rreth 45 miliardë lekë mbi nivelin e planifikuar ose 175 për qind më shumë se plani, kryesisht për shkak të shpenzimeve të parealizuara.
Diferenca e madhe mes suficitit të planifikuar dhe atij faktik shpjegohet pothuajse tërësisht nga mosrealizimi i shpenzimeve. Ballafaqimi i të dhënave zyrtare tregon se rreth 95% e tejkalimit të suficitit erdhi nga fondet e pashpenzuara kundrejt planit dhe vetëm 5% nga të ardhurat shtesë.
Pavarësisht këtij mosrealizimi, qeveria, në vend që të rregullojë këtë anomali, që qeveria të kthejë taksat në shërbime dhe investime për qytetarët, ka vendosur të gjuajë sërish topin në njërin krah, duke rritur më tej barrën fiskale për vitin që vjen më së paku 150 milionë euro shtesë që qytetarët dhe ekonomia do të duhet të paguajnë.
Në pakëtën e re fiskale parashikohet që tatim fitimi për bizneset të rritet nga 15 në 17%, dividend nga 8 në 15%, pragu i TVSH-së së bizneseve të ulet në 5 milionë lekë. Ndonëse parashikohet ulja e TVSH-së së ushqimeve nga 20 në 6%, rritja e TVSH-së nga 20 në 21% për gjithë produktet e tjera pothuajse e amortizon këtë ulje.
Thellohet mosrealizimi i planit të shpenzimeve
Paaftësia për të ekzekutuar buxhetin u thellua më tej ketë 9-mujor, duke vënë në pikëpyetje synimet e qeverisë për të rritur më tej barrën fiskale dhe të ardhurat buxhetore nëpërmjet saj në një kohë aftësia për të shpenzuar këto fonde po përkeqësohet vit pas viti.
Në vitin 2026, mosrealizimi i planit të shpenzimeve është thelluar në 7.2%, nga 4% në vitin 2025 dhe 4.8% në vitin 2024. Kjo është diferenca më e madhe në tre vitet e fundit.
Të dhënat historike tregojnë se raporti mes të ardhurave dhe shpenzimeve ka ndryshuar ndjeshëm. Në nëntëmujorin e vitit 2019, për çdo 100 lekë të mbledhura, qeveria shpenzonte rreth 101 lekë. Në vitin 2026, për çdo 100 lekë të ardhura shpenzohen vetëm 89 lekë.
Ndërsa shteti arrin të arkëtojë fondet e planifikuara nga taksat dhe burimet e tjera, një pjesë e shpenzimeve të programuara nuk realizohet brenda periudhës, duke shtyrë edhe efektet që këto fonde do të kishin në ekonomi. Përmasat e mosrealizimit kundrejt planit ngrenë pikëpyetje mbi cilësinë e programimit buxhetor dhe aftësinë e institucioneve për të ekzekutuar fondet brenda afateve.
Nga diferenca prej rreth 45 miliardë lekësh midis suficitit faktik dhe atij të programuar, pjesa dërrmuese lidhet me investimet e pakryera. Shpenzimet kapitale arritën në 62.8 miliardë lekë gjatë nëntëmujorit, nga rreth 83.5 miliardë lekë që ishte plani, duke u realizuar në masën 75.2%. Ndërsa shpenzimet korente janë realizuar në masën 95.7% të planit, për investimet publike ka mbetur pa u përdorur pothuajse një e katërta e fondeve të programuara.
Ndryshe nga kursimet që mund të vijnë prej uljes së kostove administrative apo përmirësimi i eficiencës së shpenzimeve, mosrealizimi i investimeve publike sipas kalendarit të programuar krijon efekte negative në ekonomi. Fondet e planifikuara për rrugë, ujësjellës, shkolla, spitale dhe infrastrukturë të tjera publike synojnë të financojnë projekte që gjenerojnë aktivitet ekonomik gjatë ndërtimit dhe përmirësojnë shërbimet e produktivitetin dhe të nxisin rritjen ekonomike në periudhën afatgjatë.
Nëse në të kaluarën sfida kryesore e financave publike ishte sigurimi i të ardhurave të mjaftueshme për të mbuluar shpenzimet, të dhënat e viteve të fundit e zhvendosin vëmendjen kryesisht te kapaciteti për të realizuar shpenzimet e programuara dhe sidomos tek efektiviteti i fondeve te shpenzuara./Monitor
qeveria
Aktualitet
28 October 2026, 07:10
E.d
Foto ilustruse
TIRANA- Shqipëria pritet të përjetojë një ditë me mot kryesisht të qëndrueshëm të m&eum...
Aktualitet
27 October 2026, 21:50
E.d
Pamje
LIBRAZHD- Dy restorante tradicionale në qytetin e Librazhdit janë përfshirë nga zjarri mbrëmjen e sotme. Objektet, të...
Aktualitet
27 October 2026, 21:37
E.d
Pamje
MIRDITA- Ulja e temperaturave dhe reshjet e dëborës kanë sjellë pamje dimërore në bjeshkët e Mirditës, ku majat ...
Aktualitet
27 October 2026, 20:44
E.d
Pamje
TIRANA- Protestat kundër qeverisë në Shqipëri dhe masat e paralajmëruara nga kryeministri Edi Rama për ashpërsimin e ...
Aktualitet
27 October 2026, 20:17
E.M
ELBASAN- Një aksident rrugor është regjistruar mbrëmjen e kësaj të marte në qendër të Elbasanit, ku dy automjete j...
Aktualitet
27 October 2026, 20:02
E.d
Pamje
TIRANA- Studentët dhe qytetarët vijojnë protestën para godinës së Kryeministrisë, duke këmbëngulur në ...
Aktualitet
27 October 2026, 19:50
G.M
pamje
VORË- Një aksident rrugor është regjistruar mbrëmjen e sotme në afërsi të Vorës, ku dyshohet se jan&e...
Aktualitet
27 October 2026, 19:35
E.d
Pamje
SHBA- Protestat kundër qeverisë në vend kanë marrë jehonë ndërkombëtare, ndërsa për të ka raportu...
Aktualitet
27 October 2026, 19:25
E.d
Foto ilustruse
ITALI- Autoritetet italiane kanë dënuar me burg tre shtetas shqiptarë, të akuzuar për trafikimin dhe shitjen e kokain&...
Aktualitet
27 October 2026, 19:10
E.d
Pamje
BELGJIKA- Një 24-vjeçar shqiptar, i dënuar me 30 muaj burg në Belgjikë për vjedhjen e një kasaforte 400 kilog...