24 November 2026, 12:06
Nga E. D

FIER- Detaje të reja janë zbardhur nga hetimet për atentatin e rëndë në Fier, ku mbetën të vrarë Selami Hasani dhe nipi i tij, Jakup Hasani. Autorët dyshohet se kishin planifikuar me kujdes ngjarjen kriminale, duke përdorur një automjet të vjedhur në Suedi, targa të dyshuara të falsifikuara dhe armë zjarri, disa prej të cilave me silenciator.
Në automjetin tip “Volvo”, i cili u gjet i djegur në fshatin Dërmenas pas atentatit, policia ka sekuestruar katër armë zjarri, tre prej të cilave të pajisura me silenciator. Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se automjeti ishte marrë në Suedi dhe kishte hyrë në territorin shqiptar në vitin 2023, përmes pikës kufitare të Morinës, nga Kosova.
Megjithatë, tre vite më parë, e njëjta makinë ishte denoncuar si e vjedhur në shtetin suedez. Dyshime ka edhe për targat e përdorura në automjet, të cilat rezultojnë të jenë prej materiali plastik dhe të mbivendosura. Ato dyshohet se ishin dubluar nga targat e një automjeti tjetër të së njëjtës markë, me qëllim shmangien e identifikimit nga autoritetet.
Ndërkohë, nga hetimet paraprake dyshohet se në automjet ndodheshin katër persona. Tre prej tyre mendohet të kenë zbritur dhe t'i jenë afruar murit rrethues të banesës së Selami Hasanit, në momentin kur ai po punonte në oborr së bashku me nipin e tij.
Ngjarja e rëndë ndodhi mëngjesin e së hënës, në oborrin e banesës së familjes Hasani. Si pasojë e të shtënave, Selami Hasani humbi jetën në vend, ndërsa nipi i tij, Jakup Hasani, u plagos rëndë dhe u transportua me urgjencë në spital. Ai kishte marrë tre plagë armësh zjarri, dy në bark dhe një në nofull, por pavarësisht ndërhyrjes së mjekëve, ndërroi jetë disa orë më vonë./Dosja.al
Vrasja e 'Sel Çamit' Selami Hasani Jakup Hasani fier
Aktualitet
24 November 2026, 12:00
E. D
FIER- Pamjet e kamerave të sigurisë të sekuestruara nga policia në zonën ku ndodhi atentati ndaj Selami Hasanit, i njohur edhe si...
Aktualitet
24 November 2026, 11:23
E. D
FIER- Ky është momenti kur autorët që ekzekutuan dje në fier Selami Hasanin dhe nipin e tij Jakup Hasanin, kalojnë para derë...
Aktualitet
24 November 2026, 10:13
E. D
FIER- Detaje të reja janë zbardhur nga vrasja e 60-vjeçarit Selami Hasani, i njohur edhe me nofkën “Sel Çami” ose...
Aktualitet
24 November 2026, 09:51
E. D
Erzen Breçani
TIRANË- Gjykata Penale e Tiranës ka shpallur të pafajshëm Erzen Breçanin, i cili ishte i dyshuar për...
Aktualitet
24 November 2026, 09:51
E. D
Arion Kurtaj
ANGLI- Arion Kurtaj, 21-vjeçari nga Oksfordi që sulmoi sistemet e disa kompanive të njohura, përfshirë Rock...
Aktualitet
24 November 2026, 09:22
E. D
TIRANË- Konferenca e Kryetarëve ka caktuar datën 10 dhjetor 2026 për zhvillimin e mocionit me debat të kërkuar nga Partia D...
Aktualitet
24 November 2026, 09:09
E. D
TROPOJË- Reshjet e shiut dhe dëborës kanë sjellë problematika në disa zona të Qarkut të Kukësit, ndërsa ...
Aktualitet
24 November 2026, 09:02
E. D
PRRENJAS- Një pjesë e qytetit të Prrenjasit vijon të jetë pa energji elektrike prej afro 20 orësh, për shkak të nj...
Aktualitet
24 November 2026, 08:44
E. D
GJERMANI- Situata nuk lë shumë vend për qetësi: "Ashtu si vitin e kaluar, edhe sivjet kemi konstatuar, se Gjermania është re...
Aktualitet
24 November 2026, 08:09
E. D
TIRANË- Katër persona, dy ushtarakë, një gardist dhe një person tjetër, janë vënë në pranga pasi qarkul...