Veliaj refuzon të operohet në Fier, kërkon ndërhyrjen në Tiranë: I jam drejtuar GJKKO-së, nuk ja besoj jetën Kryeministrit
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit 2...
Plagosja me thikë në Korçë/ 30-vjeçari jep dëshminë para policisë: Më sulmuan disa persona të panj...
“Më goditën në kokë dhe më shanin”/ 16-vjeçari tregon dhunën në polici: Më gjobitën 5 mi...
Trajneri i Holandës nuk e fshehu zhgënjimin pas disfatës së rëndë ndaj Gjermanisë, duke kritikuar mungesën e shpirtit luftarak dhe mentalitetin e lojtarëve të tij.

GJERMANI - Humbja 5-0 ndaj Gjermanisë ishte një goditje e rëndë për Holandën dhe veçanërisht për trajnerin Xavi Hernández, i cili përjetoi disfatën e parë në stolin e Portokallinjve. Pas fitores spektakolare 7-0 ndaj Greqisë vetëm pak ditë më parë, tekniku spanjoll u përball me një realitet krejt tjetër në Berlin.
Në përfundim të ndeshjes, Xavi nuk i fshehu emocionet dhe pranoi se paraqitja e skuadrës së tij ishte e papranueshme.
“Ka qenë një tronditje për mua si trajner. Jam shumë i zhgënjyer dhe i trishtuar. Nuk luajtëm futboll, nuk kishim shpirt. Nuk e kuptoj se çfarë ndodhi. Nuk mund ta pranoj këtë”, deklaroi ai.
Trajneri kërkoi gjithashtu një ndryshim të mentalitetit brenda skuadrës, duke theksuar se Holanda ka nevojë për lojtarë me më shumë vendosmëri dhe karakter në fushë.
“Duhet të ndërtojmë diçka të re. Mentaliteti duhet të ndryshojë dhe standardet tona në fushë duhet të përmirësohen. Kemi nevojë për lojtarë me vendosmëri. Futbollistët duhet të ndryshojnë mënyrën e të menduarit. Është një situatë e vështirë, por duhet të mësojmë prej saj”, shtoi Xavi.
Kontrasti me ndeshjen ndaj Greqisë ishte i jashtëzakonshëm dhe pikërisht kjo e ka lënë trajnerin në mëdyshje.
“Të premten zhvilluam një ndeshje historike kundër Greqisë, luajtëm shumë mirë. Tani ndodhi krejt e kundërta. Fola me lojtarët, sepse po përpiqesha të kuptoja se çfarë kishte ndodhur”, tregoi ai.
Edhe Denzel Dumfries pranoi përgjegjësinë për paraqitjen zhgënjyese të skuadrës.
“Ishte një performancë e dobët nga ana jonë. Pësuam gola shumë lehtë dhe lamë shumë hapësira. Kjo nuk duhet të ndodhë”, u shpreh mbrojtësi.
Tashmë Xavi duhet të përballojë edhe kritikat e forta që priten në Holandë, ndërsa skuadra e tij do të vazhdojë aventurën në çerekfinalet e Nations League. Portokallinjtë e mbyllën grupin në vendin e dytë dhe në fazën e ardhshme mund të përballen me Francën, Anglinë ose Portugalinë.
B.T (Dosja.al)
Holanda "mbledhje" në fushë... GJERMANI - Nga njëra anë triumfi spektakolar 7-0 ndaj Greqisë, nga ana tjetër një mbrëm...
ZVICER - Përfaqësuesja e Murat Yakin mbyll në mënyrën më të mirë aventurën në Ligën B të Nations Lea...
GJERMANI - Gjermania ka dhënë një shfaqje force të jashtëzakonshme në fushën e saj, duke triumfuar me rezultatin e thellë...
TIRANE - Vendi i parë në grup pas triumfit 2-0 ndaj Bjellorusisë nuk është shpërblimi i vetëm për kuqezinjtë. FSHF-...
ITALI - Portieri i Cagliarit rrëfen rrugëtimin e vështirë drejt Serie A, largimin nga Napoli i Contes dhe ambiciet për kombëtaren ...
Islanda gëzon fitoren dhe suksesin në Nations League ZVICER - Dy ndeshjet e fundit të grupit C4 në Nations League kanë përcaktua...
PORTUGALI - Largimi i Cristiano Ronaldos nga kombëtarja portugeze vijon të shkaktojë polemika. Këtë herë ka reaguar me tone t&eum...
Ishujt Faroe ZVICER - Dy sfidat e para të ditës së fundit të fazës së grupeve në Ligën C të Nations League kan&eu...
ARABIA SAUDITE - João Félix mund të rikthehet në futbollin anglez në fund të këtij sezoni, vetëm dy vite pas largim...
ZVICER - Në një takim të zhvilluar sot, nën drejtimin e Presidentit të UEFA-s, Aleksander Čeferin, federatat kombëtare të p&...