Moti i keq përfshin vendin/ Pukë, Fushë-Arrëz, Kukës e Tropojë pa energji, reshjet e shiut shkaktojnë dëme në banesa dhe rrugë
Kushtet atmosferike në Shkodër shkaktojnë ndërprerjen e energjisë elektrike/ Erërat e forta rrëzojnë disa pem&eu...
Kushtet atmosferike në Shkodër shkaktojnë ndërprerjen e energjisë elektrike/ Erërat e forta rrëzojnë disa pem&eu...
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit 2...
Plagosja me thikë në Korçë/ 30-vjeçari jep dëshminë para policisë: Më sulmuan disa persona të panj...
Botërori 2026 pritet të sjellë 5 miliardë dollarë vetëm nga biletat dhe paketat e mikpritjes, pesë herë më shumë se në Katar 2022. Bileta më e lirë për finalen kushton 4,185 dollarë.
ZVICER - Kupa e Botës 2026 pritet të kthehet në një minierë ari për FIFA-n. Sipas The Athletic, organizmi më i lartë i futbollit botëror synon të arkëtojë rreth 5 miliardë dollarë vetëm nga shitja e biletave dhe paketat e mikpritjes për turneun që do të zhvillohet në Shtetet e Bashkuara, Kanada dhe Meksikë.
Kjo shifër është pesë herë më e lartë se të ardhurat e siguruara nga këto dy kategori në Botërorin e Katarit, në vitin 2022. Edicioni i ardhshëm do të jetë gjithashtu më i zgjeruari në histori, me 48 kombëtare dhe 104 ndeshje, kundrejt 32 ekipeve dhe 64 takimeve të zhvilluara në Katar.
Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, ka deklaruar më herët se të ardhurat totale nga Botërori 2026 pritet të arrijnë në 15 miliardë dollarë, rreth 2 miliardë më shumë se parashikimet fillestare.
Megjithatë, politikat e çmimeve të biletave kanë shkaktuar polemika të shumta. Sipas raportimeve, biletat për finalen nisin nga 4,185 dollarë, rreth shtatë herë më shumë se çmimi i biletës më të lirë për finalen e Katarit në vitin 2022. Çmimet e larta kanë ngritur shqetësime për mundësinë e tifozëve të zakonshëm për të ndjekur nga afër ndeshjet e turneut më të rëndësishëm të futbollit.
FIFA i ka mbrojtur tarifat, duke argumentuar se të ardhurat nga biletat do të riinvestohen në zhvillimin e futbollit dhe se çmimet pasqyrojnë realitetin e tregut sportiv në Amerikën e Veriut, ku biletat për eventet madhore mund të kushtojnë qindra dollarë.
Përballë kritikave, FIFA ka parashikuar edhe një kuotë të kufizuar biletash me çmim të reduktuar. Për secilën nga 104 ndeshjet do të ofrohen 1,000 bileta me vlerë 60 dollarë secila. Një masë që synon të lehtësojë aksesin e tifozëve, por që mbetet e kufizuar krahasuar me përmasat e turneut dhe interesin e pritshëm.
B.T (Dosja.al)
GJERMANI - Planet e Milanit për të afruar Timmo Hardung në strukturën drejtuese të klubit po komplikohen. Eintracht Frankfurt ka vendos...
ANGLI - E ardhmja e Alexis Mac Allister te Liverpool duket gjithnjë e më e pasigurt. Mesfushori argjentinas, fitues i Kupës së Botës me...
SPANJE - Tragjedia e rëndë hekurudhore në Spanjë ka tronditur edhe komunitetin sportiv. Mes 68 viktimave të përplasjes së dy ...
ANGLI - Së pari, dy pikët që mungojnë për të siguruar matematikisht titullin e kampionit të pilotëve të Formula 1, ...
SPANJE - Barcelona po përgatitet të rikthehet në fushë, duke synuar të lërë pas një periudhë të vështir&e...
ARABI SAUDITE - Cristiano Ronaldo vazhdon të shkruajë historinë e futbollit. Një ditë pasi u vlerësua me çmimin B.O.A.T. (B...
RROGOZHINE - Faza e parë e Abissnet Superiore u mbyll me një përplasje titanësh dhe një rrotullim dramatik në majën e renditj...
SPANJE - Barça do të duhet të rikthehet! Të paprekshëm që nga fillimi i sezonit, Blaugranët kanë pasur një jav&eu...
SPANJE - Fitorja e çmuar në El Clásico u ka injektuar një dozë të vërtetë besimi Merenguesëve. I pamposhtur n&e...
TURQI - Fenerbahçe ka ndërruar trajnerin. Pas javësh me rezultate dhe tensione zhgënjyese, Ismail Kartal ka paraqitur përsëri do...