LIVE UPDATES
Aktualitet

Zbardhet dosja e tenderit korruptiv në Lushnje/ Si u skualifikuan dy kompanitë garuese, punimet u kryen nga miku i kryebashkia

8 July 2021, 10:36 Nga DOSJA
Zbardhet dosja e tenderit korruptiv në Lushnje/ Si u skualifikuan dy

TIRANË– Në dosjen që disponon gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha zbulohet skema që kanë përdorur në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kryebashkiaku i Lushnjes, Fatos Tushe; administratori i kompanisë fituese për tenderin e kanalit vaditës, Bujar Murati, biznesmeni Ibrahim Lami, njëkohësisht mik i Tushes apo punonjës të tjerë. Bazuar në përgjime, rezulton se punimet janë kryer nga një biznesmen, mik i kryebashkiakut Tushe, Ibrahim Lami dhe jo nga kompania që fitoi  tenderin, “Euro alb shpk”.

SPAK vendosi masën “Arrest me burg” për kryebashkiakun e Lushnjes, Fatos Tushe dhe bashkëpunëtorët e tij,  Flamuri Peqinin, Ibrahim Lamin, Bujar Murati, Bektash Nexha, Blerta Turku dhe Gazmend Çela.

Ndërsa ka caktuar masën “Arrest në Shtëpi” për Xhemal Hasko, Margarita Gjermëni, Andri Musho dhe Ani Simoni. Të gjithë personat e mësipërm janë të përfshirë në afera korruptive për tenderin 24 milionë  lekë që do të rehabilitonte kanalin vaditës në dy fshatrat Bishqethëm dhe Bitaj.

Sipas dosjes, policia referoi veprën penale në prokurori, pasi Flamur Peqini me detyrë Drejtor i Ndërmarrjes së Pasurive Publike në Lushnje kryente veprime korruptive në lidhje me tenderat e ndërmarrjes duke shpërdoruar detyrën. Gjithashtu ai u shpërndante karburantin automjeteve të ndërmarrjes dhe atyre bujqësore  duke hedhur sasi më shumë se sa deklarohej në shtet. Pas dërgimit të çështjes anë prokurori janë kryer hetime, përgjime telefonike e vëzhgim të të dyshuarve në vende publike. Në lidhje me tenderin për rehabilitimin e kanalit vaditës në Kolonjë të Lushnjes, fituese u shpall “Euro Alb” shpk me administrator Bujar Muratin.

Me punimet dhe përfitimin real të të ardhurave është marrë Ibrahim Lami, i cili ishte në lidhje të ngushtë shoqërore me kryebashkiakun dhe Flamur Peqinin dhe lidhje familjare me Bujar Muratin. Në datën 03.07.2020 bashkia Lushnje i është drejtuar Degës së Thesarit me kërkesën për ndryshim plani dhe limiti për buxhetin e vitit 2020 për vlerën 28.597.408 lekë , ku buxheti për atë vit ishte 10 milionë lekë dhe për 2021-SHIN 18.597.408 lekë/. Fondet kanë ardhur nga Ministria e Bujqësisë. Në datën 23.07.2020 nga Autoriteti Kontraktor  Ndërmarrjes Pasurisë Publike shpalli prokurorimin publik me procedurë të hapur për 23.251.340 lekë pa TVSH duke caktuar afatin e punimeve 30 ditë.

Hartuesit e specifikimeve teknike, Blerta Turku, Bardhi Mëhilli dhe Ilva Bilo përcaktuan kriteret e veçanta për kapacitetet lidhore, profesionale të operatorëve ekonomikë duke përfshirë certifikata, licenca, numri i punonjësve, të paktën 100 me kohë të plotë për periudhën janar-Korrik 2020, pajisjet, kamionët, vinçat që duheshin për punimet. Në datën 31,08.2020 anëtarët e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, Gazmend Cela, nëndrejtor i NNP, Margarita Gjermëni ekonomiste në sektorin ujitje kullim NNP dhe Xhemal Hasko përgjegjës sektori ujitje kullim NNP hapën ofertën për tenderin, ku kishin konkurruar tre operatorë. BOE Avduli shpk dhe Bahas shpk; Hatoci shpk dhe Euro alb shpk. Operatori me ofertën më të ulët ishte BOE Avduli shpk dhe Bahas shpk, por anëtarët zgjodhën Euroalb shpk me arsyen se dy kompanitë e tjera kishin mangësira në plotësimin e kërkesave.

Pas kësaj, dy kompanitë konkurruese ankimuan vendimmarrjen e KVO, ku u ngrit Komisioni për Shqyrtimin e Ankesës me anëtarë Ani Simoni me detyrë arkëtare në NNP, Andri Musho me detyrë specialist dhe Bektash Nexha specialist në NN.  Komisioni rrëzoi ankesën e dy kompanive duke lënë në fuqi vendimin e KVO. Më datë 11.11.2020 Autoriteti Kontraktor NPP ka lidhur kontratë me Euro Alb shpk për kryerjen e punimeve në kanalin vaditës të dy fshatrave. Bazuar në përgjimet telefonike, rezulton se Flamur Peqini ka biseda telefonike me një person me emrin Beni, i cili rezulton si Arben Avduli, administrator i firmës Avduli shpk . Avduki ka ankimuar skualifikimin nga gara duke pretenduar se kompania fituese nuk i ka kapacitetet e duhura, por Peqini i është shprehur se aty ka një komision që ka marrë vendim dhe se do të mbeten miq edhe pas kësaj..

Rezulton se Flamur Peqini ka komunikuar edhe me Ibrahim Lamin, ku i thotë “ia rrëzuan atij, ia bëra gati ia kopsita të gjithën dhe nesër do t’ia nisi me postë”. Ndërkohë Ibrahim Lami shprehet ” ishalla nuk e çon më andej ai”… më pas Ibrahimi i thotë “jam me shefin për kafe”.

Një bisedë mes Fatos Tushes dhe Ibrahim Lamit tregon se ata kanë njohje me njëri-tjetrin, ku thotë se Ibrahimi “ka pirë një kafe me B. se ai ka thënë që bëjeni mbledhjen me Fatosin dhe më pas Ibrahimi e ka përcjellë në parlament”.

Nga vëzhgimi rezulton se Tushe është takuar Ibrahim Lamin në Tiranë ku kanë biseduar për dy orë dhe më pas janë larguar. Në bisedën mes të dyve, Fatosi i thotë Ibrahimit që të gjejë një person dhe ta mbyllë çështjen e animimit të Avdyli shpk për punë tre katër ditësh. Flamur Peqini komunikon përmes telefonit të shoferit të tij me Ibrahimin, ku i kërkon të ndërhyjë, ndërkohë që ky i fundit i thotë që do të flasë me shefin pasdite. Bujar Murati dhe Ibrahim Lami flasin në lidhje me kontratën mes tyre, ku Murati i thotë: Mirë kusho pa merak fare, vulë dhe firmë shko tek zyra, materialet të gjitha në emrin tat i ke, kontratën do e bëjmë siç kemi rënë dakord dhe zjarr kusho”.

Dyshohet se punimet e kanalit kanë filluar në datën 20.12.2021 dhe jo në datën 19.12.2021 siç ishte lidhur kontrata.

Në bisedën e datës 18.01.2021 Flamuri i thotë Ibrahimit se “ikin ditët dhe nuk gjejmë numra protokolli dhe supervizori nuk është lidhur me inxhinierin. në bisedat e tjera, Flamuri thotë se nuk ika përfunduar kanali e puna duhet bërë xixë duke pasur parasysh se kanë ardhur ata të Spakut”.

Bujar Murati komunikon me shtetasen e quajtur Dori, e cila i thotë se ka firmosur në vend të një personi tjetër si drejtuese teknike.

Dori: E firmosa unë. ka vënë emrin e Zhanit si drejtuese teknike.

Bujari: Po Zhani është…

Dori: Unë firmosa por Zhanit si thashë fare.

Bujari: Varja mo çke me të.

Drejtuesja teknike e punimeve është Zhaneta Diamanti, e cila në fakt nuk ka firmosur fare në dokumente. Nga kjo bisedë sipas gjykatës përforcohet dyshimi se Euroalb nuk ka kryer punimet e kanalit, por ato janë kryer nga Ibrahim Lami. Në bisedat e tjera mes Ibrahimit dhe Flamurit, ky i fundit i thotë “do të hedhim prapë tendera vitin tjetër, këto porositë t’i bëj gati unë”.

Marrë nga Top Channel

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet arrestimi i fatos tushes fatos tushe spak ne lushnje arrestimi i fatos tushes fatos tushe spak ne lushnje

Sondazh

Ekzekutimi i Selami Hasanit/ Nëndrejtori i Policisë Fier: Viktima po punonte jashtë oborrit!

Ekzekutimi i Selami Hasanit/ Nëndrejtori i Policisë Fier: Viktima po punonte jashtë oborrit!

Shpërthimi me tritol në banesën e 47-vjeçares në Tiranë/ Zbardhet dinamika e ngjarjes

Vrasa e 'Sel Çamit'/Blindohet hyrja e Vlorës, kontrolle për çdo automjet të dyshuar pas ekzekutimit

Pas automjetit në Ndërmenas, gjendet një tjetër makinë e djegur në rrethrrotullimin e Pojanit

Vrasja në Fier, dalin PAMJET nga vendi i ngjarjes ku u ekzekutua Selami Hasani

Moti i keq/ Pema e rrëzuar te Stadiumi “Dinamo” bllokon kalimin e këmbësorëve dhe biçikletave

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...