LIVE UPDATES
Politike

Zbardhet takimi i Palmer me gazetarët: Shqipëria ka qeveri legjitime, s’kam formulë për zgjidhje

9 April 2019, 10:21 Nga DOSJA
Zbardhet takimi i Palmer me gazetarët: Shqipëria ka qeveri legjitime,

TIRANË- Zëvëndës Ndihmës Sekretari Amerikan i Shtetit, Mathew Palmer ka zhvlluar sot një takim  me gazetarët, për të disktuar për krizën politike.

Mësohet se në këtë takim Palmer është shprehur se Shqipëria ka qeveri legjitime dhe ai nuk kishte një formulë për zgjidhjen e krizës.

Thimi Samarxhiu, Vizion+: Zyrtarë të lartë të SHBA kanë deklaruar në shumë raste se ndikimi i Rusisë në Ballkanin Perëndimor ka sjellë destabilitet në rajon. A i shihni ngjarjet më të fundit në rajon, sidomos në Shqipëri, të ndikuara nga ky ndikim?

ZV/NS Palmer: Mendoj se është me rendësi ta vendosim këtë në një kontekst më të gjerë rajonal, se çfarë dëshirojnë të shohin SHBA në Ballkanin Perëndimor dhe çfarë dëshiron të shohë Rusia. SHBA duan të shohin një rajon bazuar në transparencë, sundimin e ligjit, bashkëpunim midis vendeve për një pesperktivë europiane. Rusët preferojnë një rajon që është i organizuar mbi bazën e mosbesimit, çrregullimeve, fërkimeve, kaosit, dhe ky është një mjedis të cilin Moska beson se mund ta kapitalizojë nga perspektiva strategjike. Pra, synimet e SHBA dhe synimet e Kremlinit janë në themel në kundërvënie mes tyre. Lajmi i mirë këtu është që vizioni ynë për rajonin është në përputhje me vizionin që vendet e rajonit kanë përqafuar për veten e tyre. Ne duam një të ardhme për vendet e Ballkanit Perëndimor që është e njëjtë me atë që dëshirojnë vendet e rajonit dhe që ato aspirojnë për popujt e tyre. ambiciet ruse janë më egoiste dhe përqendrohen tek krijimi i një mjedisi që Moska mendon se mund ta kapitalizojë; mendoj se kjo është e vërtetë për Shqipërinë siç është tjetërkund në Ballkanin Perëndimor, edhe nëse Shqipëria është një shënjestër më e vështirë për rusët se sa vendet që janë ndoshta pak më të hapura ndaj kësaj lloj influence malinje.

Antonio Çakshiri, Report TV: Dokumentet e fundit të botuara në Departamentin e Drejtësisë kanë zbuluar se një kompani lobimi ka lobuar për PD për Znj. Kavalec. Sa e ndikoi ky lobim mosmiratimin e Znj. Kavalec dhe a do të kemi së shpejti emrin e ambasadorit të ri në Shqipëri?

ZV/NS Palmer: Së pari, më lejoni të vërej që Senati nuk se nuk e miratoi Kathy Kavalec si e emëruara për ambasadore në Shqipëri, nuk ndërmori ndonjë veprim për emërimin. Pra, Znj. Kavalec nuk është riemëruar, por për emërimin e saj nuk u ndërmor veprim në ndonjë mënyrë, nuk mori mosmiratim, nuk pati vendim negativ. Për sa i përket rolit të lobistëve, është pjesë normale e procesit demokratik, politik. Lobistët bëjnë shumë gjëra në sistemin në Uashington gjithë kohën, dhe përgjithësisht japin kontribut pozitiv në procesin politik dhe në debat. Për sa i përket specifikave të asaj që thoni, për akuzat specifike, ka hetime në vazhdim dhe do të ishte e pavend për mua të komentoja për gjëra specifike. Por fakti është që lobimi në vetvete nuk është i dyshimtë, dashakeq apo negative, sepse lobimi kryhet gjithë kohën mbi një gamë të gjerë çështjesh.

Antonio Çakshiri: Po emri i ambasadorit të ri? Do ta kemi së shpejti?

ZV/NS Palmer: Sigurisht që shpresoj të jemi në gjendje të veprojmë sa më shpejt për këtë.

Aurora Golemi, News 24: SHBA e ka shprehur miratimin për marrëveshjen mes Kosovës dhe Serbisë. Perceptimi i shqiptarëve në Shqipëri dhe Kosovë është se SHBA mbështet një marrëveshje që parashikon modifikim kufijsh ose shkëmbim territoresh. Ndërkohë Gjermania e kundërshton këtë dhe Kosova është midis SHBA dhe Gjermanisë. Presidenti Thaçi ka mbështetjen e amerikanëve dhe KM Haradinaj të gjermanisë dhe ka vendosur sanksione mbi mallrat serbe. Cili është mendimi juaj për këtë perceptim të publikut shqiptar?

ZV/NS Palmer: E vërteta është që si SHBA dhe Gjermania e mbështesin Kosovën. SHBA nuk mbështet një rezultat të caktuar të procesit të negociatave; ajo që mbështesim është një marrëveshje midis Beogradit dhe Prishtinës që siguron normalizimin e plotë të marrëdhënies midis Serbisë dhe Kosovës. Besojmë që elementi qendror i kësaj duhet të jetë njohja e ndërsjellë, pra që Serbia njeh Kosovën si vend sovran dhe i pavarur dhe Kosova njeh Serbinë në të njëjtën mënyrë. Dhe mbi bazën e kësaj, të dy vendet e pavarura punojnë për të zgjidhur mosmarrëveshjet. Çdo marrëveshje për normalizim të marrëdhënies është shumëdimensionale; do të ketë një element politik, një element sigurie, një element ekonomik dhe tregtar, do të ketë edhe një element kulturor që do të marrë parasysh statusin e pronave të Kishës Ortodokse në Kosovë. Çështja e kufijve mund po ashtu të jetë pjesë e kësaj, por nuk është elementi kryesor i marrëveshjes sado që ta imagjinojmë këtë. Ajo që është e rëndësishme për SHBA është që çfarëdo marrëveshjeje të ketë pronësi vendase, të jetë diçka që të dyja palët ndjejnë se mund ta mbështesin, të dyja palët ndjejnë se mund ta shesin, të dyja palët besojnë se mbron interesat e tyre thelbësore, dhe ajo që kemi bërë ne është që i kemi nxitur palët të ulen në tryezë dhe të negociojnë marrëveshjen më të mirë që munden. Për aq sa SHBA është gati ta mbështesë atë marrëveshje, ne duam të na e sjellin, të na e tregojnë, ta shohim se çfarë është. Nëse kemi shqetësime për të, do t’i artikulojmë ato shqetësime dhe do të shohim nëse mund të gjejmë mënyra për t’i kapërcyer, por nuk po mbështesim ndonjë rezultat të caktuar apo ndonjë pjesë të caktuar përbërëse të asaj që, me përkufizim, do të ishte një diskutim i gjithanshëm, një marrëveshje e gjithanshme. E mbështesim këtë proces, mbështesim EEAS dhe BE në drejtimin e këtij procesi; nuk jemi palë në negociata por jemi palë në kuptimin që kemi interes në rezultatin e tyre pozitiv. Duam një zgjidhje që hap një rrugë europiane, një të ardhme europiane si për Serbinë ashtu edhe për Kosovën, dhe jemi të përkushtuar që në partneritet me autoritetet në Kosovë si dhe me qeverinë në Serbi ta çojmë përpara atë synim.

Mr. Joel Çela, TV Klan: Dy vjet më parë, u desh ndërhyrja e ZV/NS Hoyt Brian Yee për të gjetur një zgjidhje politike midis shumicës dhe opozitës që opozita të hynte në zgjedhjet e përgjithshme. Z. Yee iu kërkoi partive të punonin për një platformë të propozuar nga BE. Dy vjet më vonë, kemi thuajse të njëjtën situatë, madje më të rënduar, me opozitën jashtë parlamentit, që ka djegur mandatet dhe deklaron se nuk do të hyjë në zgjedhjet e 30 qershorit me këtë qeveri. A keni një platformë për t’iua propozuar palëve dhe cila është këshilla juaj kryesore për ta për të gjetur një zgjidhje?

ZV/NS Palmer: Unë nuk jam këtu për të negociuar një zgjidhje, nuk jam këtu për të mbështetur një zgjidhje të caktuar. Unë do t’i nxisja të gjitha partitë politike të marrin pjesë në zgjdhjet lokale, mendoj se pjesmarrja juaj në procesin demokratik është thelbësore, është diçka për të cilën partitë politike i detyrohen mbështetësve të tyre, i detyrohen votuesve të tyre, që të hyjnë në arenën politike, që të garojnë fort, të fitojnë zgjedhjet dhe të përdorin fitoren si një mjet për të përmbushur premtimet dhe vizionin e tyre për të ardhmen. Prandaj, mendoj se mjete si bojkotimi i zgjedhjeve apo djegia e mandateve janë thelbësisht në kundërshtim me praktikat demokratike. Prandaj do të nxisja partitë e opozitës që të kërkojnë mënyra për t’u riangazhuar në procesin politik, dhe mendoj se zgjedhjet lokale të qershorit janë mundësia më e mirë për ta bërë këtë sa më parë. Nëse ka një mundësi për dialog me qeverinë mbi reformat zgjedhore, mendoj se ata duhet ta ndjekin këtë mundësi. Reformat zgjedhore janë të rëndësishme në Shqipëri jo si një mjet për të tejkaluar “krizën” aktuale apo ngërçin aktual por sepse janë të rëndësishme për demokracinë shqiptare. OSBE-ja ka përcaktuar një sërë synimesh dhe objektivash për atë proces reformash, do të jetë e rëndësishme për aspiratat europiane të Shqipërisë që reformat zgjedhore të përfundohen. Prandaj, sigurisht që ka vend për diskutime, por duke parë drejt qershorit, unë absolutisht do t’i nxisja të gjitha partitë e opozitës që të hyjnë në arenën politike, të garojnë dhe të fitojnë zgjedhjet.

Nertila Dosti, Ora News: Z. Palmer, cili është qëndrimi zyrtar i Shteteve të Bashkuara mbi krizën aktuale në Shqipëri dhe përgjegjësinë e palëve, dhe a duhet qeveria të pranojë kërkesat e opozitës për një qeveri tranzicioni dhe zgjedhje të parakohshme?

ZV/NS Palmer: Qëndrimi ynë zyrtar është se Shqipëria ka një qeveri të zgjedhur sipas rregullave, është një partnere e Shteteve të Bashkuara, me të cilën punojmë mirë dhe ngushtë. Përsa i përket pikpamjes sonë mbi zhvillimet politike, i përket klasës politike që të negociojë brenda vetes. Mendoj se do të ishte fatkeqësi për opozitën nëse nuk do të kërkonte mënyra për t’u rifutur në procesin demokratik, përfshirë edhe, më të afërtin, qershorin. Se si zgjidhet ky proces, se si zgjidhen mosmarrëveshjet, kjo është në dorën e partive politike dhe udhëheqësve të partive politike për t’u zgjidhur. Në rrugën e saj përpara, Shqipëria ka mbështetjen dhe miqësinë e vazhdueshme të Shteteve të Bashkuara. Institucionet e qeverisë janë funksionale, janë legjitime, Shqipëria nuk ka problem në marrjen e vendimeve, në miratimin e ligjeve, dhe unë kam besim se kjo qeveri do ta çojë vendin drejt një të ardhmeje europiane, do të jetë në gjendje të vazhdojë të veprojë në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, në zbatimin e reformës në drejtësi, në kryerjen e vetingut që është i rëndësishëm për t’u dhënë shqiptarëve besimin në administrimin e drejtësisë. Ne do të vazhdojmë të bashkëpunojmë me autoritetet përkatëse, përfaqësuesit e votuar, dhe zyrtarët e qeverisë së Shqipërisë për të përmbushur këto qëllime dhe objektiva.

Marsela Karapanço, A2: Z. Plamer, Departamenti i Shtetit, në raportin e tij vjetor, shkroi se në Shqipëri ka shqetësime mbi korrupsionin, drogën dhe blerjen e votës. Këto janë të njëjtat problem që opozita i ka kthyer në kauzën e saj. Çfarë duhet të bëjë qeveria që të bindë opozitën të marrë pjesë në zgjedhjet e qershorit?

ZV/NS Palmer: Nuk e shoh si përgjegjësi të qeverisë që të bindtë opozitën të marrë pjesë në zgjedhjet e qershorit. Është përgjegjësia e opozitës që ta bëjë këtë dhe që të punojë për atë axhendë të reformës zgjedhore që sipas saj përkah më shumë interesat e Shqipërisë dhe popullit shqiptar, ta bëjë atë publike si një parti politike, të tregojnë çfarë qëllimesh kanë. Nëse ju më votoni mua, partinë time dhe përfaqësuesit tanë, kjo është ajo që ne ju premtojmë juve, popullit shqiptar, që do të sjellim për ju kur të jemi në pushtet. Kjo është përgjegjësia thelbësore e çdo partie opozitare, që të bindi publikun të mbështesë programin e saj, të mbështesë përfaqësuesit e saj, të mbështesin vizionin e tyre dhe më pas të fitojnë të drejtën për ta ushtruar këtë vision në pozita pushteti kur fitojnë zgjedhje që janë të lira dhe demokratike. Ky është qëllimi, nuk është përgjegjësia e partive në pushtet që të bindin popozitën për të marrë pjesë në procesin demokratik. Është përgjegjësia e të gjitha partive, përfshirë edhe ato që nuk janë në pushtet, që të garojnë në arenën politike, të garojnë në një proces që është i lirë dhe i drejtë, të fitojnë pushtetin dhe më pas t’a ushtrojnë atë në përputhje me vizionin dhe principet e tyre demokratike.

Muhamed Veliu, Top Chanel: Z. Palmer, në 2017, një kompani offshore pagoi 150,000 dollarë për një firmë lobimi në Uashigton. Dhe përfituesja e këtij lobimi ishte Partia Demokratike e Shqipërisë, e një kompanie offshore. Sa shqetësues është ky zhvillim për Departamentin e Shtetit?

ZV/NS Palmer: Siç e thashë edhe më parë, lobimi është një aktivitet ligjor por i cili ka rregulla. Prandaj, çfarë është e rëndësishme për ne si qeveri, çfarë është e rëndësishme për Departamentin e Shtetit në përfaqësimin e interesave amerikanë, është zbatimi i rregullave. Ka rregulla për transparencën, rregulla deklarimi sipas të cilave, nëse do përfaqësosh një interes të caktuar, duhet ta deklarosh që në fillim. Prandaj, ç’ka është e rëndësishme, sërish, nuk është ekzistenca e akteve lobuese, pasi kjo është një pjesë normale e procesit demokratik, sidomos në mënyrën se si funksionon dhe operon sistemi amerikan, por ajo që është shumë e rëndësishme është që ato të jenë transparente, llogaridhënëse, dhe se ata që janë të përfshirë të jenë të hapur dhe të qartë për interesat që përfaqësojnë.

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike kriza politike matthew palmer palmer në shqipëri kriza politike matthew palmer palmer në shqipëri

Sondazh

Pas automjetit në Ndërmenas, gjendet një tjetër makinë e djegur në rrethrrotullimin e Pojanit

Pas automjetit në Ndërmenas, gjendet një tjetër makinë e djegur në rrethrrotullimin e Pojanit

Vrasja në Fier, dalin PAMJET nga vendi i ngjarjes ku u ekzekutua Selami Hasani

Moti i keq/ Pema e rrëzuar te Stadiumi “Dinamo” bllokon kalimin e këmbësorëve dhe biçikletave

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa