Veliaj refuzon të operohet në Fier, kërkon ndërhyrjen në Tiranë: I jam drejtuar GJKKO-së, nuk ja besoj jetën Kryeministrit
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit 2...
Plagosja me thikë në Korçë/ 30-vjeçari jep dëshminë para policisë: Më sulmuan disa persona të panj...
“Më goditën në kokë dhe më shanin”/ 16-vjeçari tregon dhunën në polici: Më gjobitën 5 mi...
Në kuadër të operacionit policor të koduar “Infrastruktura” një 23-vjeçar është arrestuar në Tiranë pasi dyshohet se u shiste pjesëmarrësve në protestat e ditëve të fundit llastiqe dhe sfera metalike, me qëllim goditjen e punonjësve të Policisë dhe institucioneve.

TIRANË- Në kuadër të operacionit policor të koduar “Infrastruktura” një 23-vjeçar është arrestuar në Tiranë pasi dyshohet se u shiste pjesëmarrësve në protestat e ditëve të fundit llastiqe dhe sfera metalike, me qëllim goditjen e punonjësve të Policisë dhe institucioneve.
Policia zbuloi mbi 450 pajisje dhe artikuj pa dokumentacion, mes tyre 239 dronë, pajisje elektronike, mjete për lokalizim GPS, si dhe dhjetëra llastiqe gjuetie gjatë kontrolleve në një magazinë që ai posedonte.
Hetimet vijojnë për dokumentimin e plotë të veprimtarisë së dyshuar dhe identifikimin e personave të tjerë të përfshirë. Në magazinë u gjetën edhe 75 llastiqe gjuetie dhe një sasi të konsiderueshme me sfera metalike.
Pas konsultimit me prokurorin u arrestua shtetasi O. M., 23 vjeç, banues në Tiranë. 23-vjeçari u kap në flagrancë në rrugën “Tre Dëshmorët”, duke iu shitur pjesëmarrësve në protestë, 30 llastiqe gjuetie me sfera metalike, që u sekuestruan me cilësinë e provës materiale.
Më tej, u krye kontroll në një magazinë që posedonte 23-vjeçari, në rrugën “Kol Koçi”, ku u gjetën: 239 dronë të madhësive të ndryshme, 75 llastiqe gjuetie,44 celularë, 17 Powerbank, 10 pajisje për lokalizimin GPS të automjeteve, 11 llamba LED, 3 drynë elektronikë me GPS, 1 pajisje elektronike me antenë (RFGS Detector), 3 palë syze me videoregjistrues, pajisje DVR, 7 pajisje Bluetooth për automjete, 8 pajisje Blackbox me kamera për automjete,1 kompresor, 8 elektrikë dore, 6 pajisje lazer, 2 pajisje Xiaomi Smart Plug 2, 3 pajisje elektronike, 5 pajisje K-68 për zbulimin e GPS-ve dhe kamerave,12 pajisje kompjuterike (mouse), 7 pajisje me lojëra kompjuterike, 7 pajisje Watch 10 Pro Max dhe 8 çanta me hapje me gjurmë gishtash.
Shtetasi O. M. nuk dispononte asnjë dokumentacion për këto pajisje ndërsa hertimi për të dokumentuar veorimtarinë kriminale vijon për të identifikuar më tej shtetasin O,M.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë”, “Kontrabanda me mallra të tjera”, “Fshehja e të ardhurave”, “Mospagimi i taksave dhe tatimeve” dhe “Ushtrimi i një aktiviteti tregtar të paligjshëm ose të parregjistruar në organet tatimore dhe moslëshimi i kuponit tatimor, dëftesës ose faturës tatimore”./Dosja.al
ELBASAN- Në qytetin e Elbasanit grupet e gjimnazistëve janë rikthyer mëngjesin e kësaj të hëne në protestë, duke u...
TIRANË- Shoqata e Gazetarëve Profesionistë të Shqipërisë (APJ Albania) ka lëshuar një deklaratë të fortë...
TIRANË- Pas protestave studentore në Tiranë edhe ditën e sotme një grup të rinjsh janë mbledhur në sheshin “Sk&eu...
TIRANË- Një alarm për bomë është dhënë në një sërë institucionesh shtetërore, përfs...
pamjet TIRANË- Protestuesit kanë nisur të mblidhen në ditën e shtatë të revoltës studentore. Por, ashtu si edhe n...
SHKODË- Të rinjtë në Shkodër kanë nisur të mblidhen në protestën kundër qeverisë Rama. Me thirrjet ...
TIRANË- Mëngjesin e sotëm Ministrja e Arsimit Mirela Kumbaro ka dhënë një mesazh nga zyrat e Ministrisë së Arsimit...
LEZHË- Ditën e sotme është bojkotuar mësimi edhe në Lezhë nga një grup të rinjsh duke dalë kështu në...
Igli Bimaj VLORË- Një shpërthim me lëndë plasëse ka ndodhur në Llakatund të Vlorës, ku është d&e...
Lea Ypi TIRANË- Shkrimtarja e njohur shqiptare, Lea Ypi, ka reaguar për protestën masive të studentëve në Tiranë, q&e...