Veliaj refuzon të operohet në Fier, kërkon ndërhyrjen në Tiranë: I jam drejtuar GJKKO-së, nuk ja besoj jetën Kryeministrit
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit 2...
Plagosja me thikë në Korçë/ 30-vjeçari jep dëshminë para policisë: Më sulmuan disa persona të panj...
“Më goditën në kokë dhe më shanin”/ 16-vjeçari tregon dhunën në polici: Më gjobitën 5 mi...
Deklaratat e Zelenskyt erdhën pas takimeve të të dërguarve amerikanë me të dhe presidentin rus, Vladimir Putin, në kuadër të përpjekjeve të Uashingtonit për t'i dhënë fund luftës mes dy vendeve.
UKRAINË- Negociatorët amerikanë kanë hedhur idenë që Ukraina të tërheqë forcat e saj të mbetura nga rajoni lindor i Donbasit, në këmbim të anëtarësimit në NATO, ka deklaruar presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky. SHBA-ja nuk i ka konfirmuar komentet e presidentit ukrainas. Një zyrtar amerikan i tha BBC-së se “vazhdojnë të diskutohen shumë ide”, por se çdo marrëveshje përfundimtare duhet të miratohet nga të dyja palët.
Deklaratat e Zelenskyt erdhën pas takimeve të të dërguarve amerikanë me të dhe presidentin rus, Vladimir Putin, në kuadër të përpjekjeve të Uashingtonit për t'i dhënë fund luftës mes dy vendeve. Kievi prej kohësh synon anëtarësimin në aleancën ushtarake, por kjo mundësi është kundërshtuar më parë nga SHBA-ja dhe disa vende të tjera. Ndërkohë, Rusia ka deklaruar se nuk mund të pranojë praninë e një tjetër anëtari të NATO-s në kufirin e saj.
“Amerikanët ngritën një pyetje: ‘Po sikur Ukraina të anëtarësohet në NATO? A do të tërhiqej Ukraina nga Donbasi?’ Kjo ishte hera e parë që u ngrit një çështje e tillë”, tha Zelensky në komentet e publikuara nga zyra e tij të shtunën.
Ai shtoi se, nëse do të merrte një propozim konkret që përfshin garanci të sigurisë, mungesë kufizimesh për ushtrinë ukrainase dhe fonde për rindërtimin e vendit, do ta dërgonte atë për miratim në referendum. Të dërguarit amerikanë Jared Kushner dhe Steve Witkoff udhëtuan të enjten në Dublin të Irlandës, ku u takuan me Zelenskyn, pas një raundi bisedimesh me Putinin në Moskë.
Komentet e Putinit dhe zyrtarëve të Kremlinit sugjerojnë se qëndrimi i Rusisë për luftën nuk ka ndryshuar. Moska ka kërkuar më parë kufizimin e madhësisë së ushtrisë ukrainase, lëshime territoriale dhe neutralitet të garantuar për Kievin si kushte për një marrëveshje paqeje. Ukraina i ka kundërshtuar këto kërkesa, duke argumentuar se kufizimet e tilla do ta dobësonin aftësinë e saj për t'u mbrojtur nga një pushtim i mundshëm në të ardhmen.
Edhe disa anëtarë të tjerë të NATO-s, përveç SHBA-së, janë të rezervuar për anëtarësimin e Ukrainës, ndërsa besohet se edhe vetë Kievi e konsideron këtë mundësi jorealiste në rrethanat aktuale. Kremlini, nga ana tjetër, e ka kundërshtuar vazhdimisht një zgjerim të tillë të aleancës. Është e mundur që të dërguarit amerikanë po përpiqeshin të kuptonin se cilat janë vijat e kuqe të Ukrainës sa u përket territoreve të pushtuara në Donbas. Zelensky kishte deklaruar së fundmi se dy ndërmjetësit amerikanë besonin se Kievi duhej të hiqte dorë nga territore për të arritur paqen dhe se po ushtronin presion për të përmbyllur sa më shpejt një marrëveshje.
Ukraina beson se ambiciet e Rusisë shkojnë shumë më larg dhe prej kohësh e sheh NATO-n si garancinë e vetme të sigurt për mbrojtjen e saj. Zelensky tha se ideja e tërheqjes nga Donbasi ishte rikthyer në diskutim, si pjesë e një “bisede jashtëzakonisht të vështirë” për sigurinë evropiane.
Moska po flet për krijimin e një “arkitekture të re të sigurisë evropiane”, formulim që prej kohësh përdoret nga Rusia për të kërkuar dobësimin e NATO-s. Çështja duket se ka qenë në qendër të raundit të fundit të bisedimeve mes Ukrainës, Rusisë dhe SHBA-së, të mbajtura këtë javë në Abu Dhabi. Disa orë pas deklaratave të Zelenskyt, Jared Kushner u përpoq të zbusë pritjet lidhur me mundësinë e anëtarësimit të Ukrainës në NATO, duke kërkuar “konfidencialitet” në një proces të ndjeshëm./Dosja.al
SHBA- Kompania SpaceX ka arritur për herë të parë të kapë me sukses pjesën e sipërme të raketës gjigante Star...
IRAN- Zahra ishte vetëm disa muaj larg përfundimit të studimeve për mjekësi në Kabul, kur autoritetet talibane të Afganistan...
GJERMANI- Kancelari gjerman Friedrich Merz i ka bërë thirrje presidentit amerikan Donald Trump që të shmangë vendimet e papritura gjat...
Më 10 nëntor, në orën 09:05 të mëngjesit, Turqia ndalon për dy minuta për të nderuar kujtimin e Mustafa Kemal Atat...
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky. Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka thënë se negociatorët amerikanë kanë pyetur p&eu...
Partia Përparimtare Serbe e Aleksandër Vuçiçit Sot, falë teknologjisë digjitale, është më e lehtë të...
Pamje nga takimi Pas tri ditësh bisedimesh me negociatorët ukrainas dhe rusë, si dhe me presidentët e të dyja vendeve, i dërguar...
Pamje PORTUGALI- Mijëra qytetarë kanë dalë në rrugët e Portugalisë për të protestuar kundër rritjes s&...
Pamje LITUANI- Dy turistë kanë shkaktuar dëme në një kishë në kryeqytetin e Lituanisë, Vilnius, pasi kanë hequr n...
Donald Trump SHBA- Tensionet mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit rikthehen në qendër të vëmendjes pas raportimeve për nj&e...